Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bashkë me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor e njëkohësisht drejtues politik socialist për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku, si edhe kryetarin e bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha ishin bashkë sot për të inauguruar shkollën e re në Polis. “Inauguruam shkollën e re në Polis, e cila do t’u shërbejë nxënësve nga 6 fshatra me kushte moderne: 10 klasa mësimore, laborator shkencor, kabinet informatike, bibliotekë, palestër dhe kopsht për më të vegjlit. Kjo shkollë jo vetëm që përmirëson kushtet e edukimit për fëmijët, por sjell edhe qetësi për prindërit, duke garantuar zhvillimin…
Author: tirana
Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim ministrin e Haxhit dhe Umres të Arabisë Saudite, Taufiq Bin Fauzan al-Rabiah. Në fokus të këtij takimi ishin marrëdhëniet shumë të mira politike në interes të bashkëpunimit dhe të zhvillimit të një axhende dypalëshe, mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, si dhe mbështetja për njohje të reja të Kosovës. Presidenti Begaj i shprehu ministrit saudit të Haxhit dhe Umres falënderime për ndihmën humanitare dhe financiare që Arabia Saudite ka dhënë ndër vite për Shqipërinë në momente të vështira. Kreu i Shtetit u shpreh për hapësirat që mund e duhet të shfrytëzohen për…
Partia Demokratike nesër (e martë) pritet që të paralizojë qarkullimin në vend, duke vijuar mosbindjen civile që vjen pas një qëndrese të një grupi deputetësh para selisë së Parlamentit Europian. Sot Sali Berisha në një konferencë online me gazetarët, tha se kjo protestë nuk do t’i kthehet në bumerang opozitës pasi po luftohet pikërisht për të drejtat e çdo qytetari. Skenari parashikon bllokim të lëvizjes së lirë të automjeteve në 6 rrethrrotullime të Shqipërisë. Në Tiranë, segmenti që do të bllokohet është ai në afërsi të kthesës së Kamzës deri në sheshin Shqiponja. Në rrugët që të çojnë në jug…
I akuzuar nga SPAK për dosjen e grupeve kriminale që paguanin për eliminimin e rivalëve, i cilësuar si kreu i “Bandës së Niklës”, Durim Bami fshihej në Emiratet e Bashkuara Arabe prej kohësh. Ai ishte kapur më parë dhe lënë nën proces, teksa pak ditë më parë u riarrestua me qëllim ekstradimin. Interpol Tirana ka nisur procedurat. Ndalimi i tij është bërë prej datës 21 tetor në Dubai, teksa u njoftuan edhe autoritetet shqiptare, por deri më sot nuk ishte bërë konfirmim zyrtar. Bami akuzohet se kishte paguar për eliminimin e ish-deputetit Arben Ndoka, teksa edhe ky i fundit ofronte…
Erik Ten Hag nuk do të jetë më trajneri i Manchester United. Lajmin e ka dhënë vetë faqja e klubit që me anë të një komunikimi zyrtar bëri të ditur vendimin e marrë. Pas humbjes 2-1 nga West Ham, drejtuesit e klubit nuk kanë pritur më gjatë dhe kanë mbyllur menjëherë me trajnerin Ten Hag. Shkak janë bërë rezultatet e dobëta të teknikut holandez këtë sezon ku aktualisht Unitedi është në vendin e 14-të në Premier League me vetëm 11 pikë pas 9 javësh. Edhe në Europa League, rezultatet nuk kanë qënë pozitive, teksa pas tri ndeshjeve të para kanë…
Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi teksa komenton zhvillimet politike, thotë se opozita do të bashkohet në një grupim politik pa Sali Berishën dhe Ilir Metën, tani që opozita është pa lidera, pasi këta të fundit janë në hetim nga drejtësia. ”Ne kemi sot dy opozita, një që është përqark Berishës dhe një tjetër që besoj se në popull është më e madhja. Ky grupi tjetër do ta bëjë realisht ndryshimin gjatë procesit zgjedhor dhe do t’i jap shpresë qytetarëve opozitar që e kanë treguar me numra se janë aty edhe në kohë të vështira të opozitës. Mua do më…
Grigels Muçollari ka reaguar në lidhje me kthimin e 102 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme në Portin e Durrësit. Në një deklaratë për mediat, anëtari i Kryesisë së PD, u shpreh se me sekuestrimin e kontejnerëve nga prokuroria e Durrësit, testimi dhe verifikimi i lëndëve do të jetë i mbyllur, ashtu siç sipas tij dëshironte edhe mazhoranca. Deklarata e plotë Anijet me mbetje të dyshimta kanë mbërritur sot në Durrës. Ashtu siç pritej, qeveria do të bëjë gjithçka për ta kontrolluar procesin e testimit dhe marrjes së lëndës, për të fshehur të vërtetën. Në lojë ka hyrë prokuroria e Durrësit…
Dashi Mos u bëj aq dyshues, Dash! Të hënën, Afërdita dhe Saturni të nxisin të kesh më shumë besim dhe optimizëm tek të tjerët. E premtja, me Hënën e re në zonën e intimitetit tënd në Akrep, sjell qëllime për marrëdhënie më të thella, të bazuara në besim, kujdes dhe ndershmëri. Me hyrjen e Marsit në Luan të dielën, do të ndihesh më i sigurt për të marrë rreziqe të guximshme dhe për të shprehur dëshirat e zemrës. Demi Shok apo partner romantik, Dem? Të hënën, Afërdita dhe Saturni të ftojnë të përziesh më të mirën nga të dyja dinamikat.…
Nënstacioni elektrik i Lezhës po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, i cili do të dyfishojë kapacitetet ekzistuese të tij duke bërë të mundur akomodimin e gjithë nevojat të qytetit, si dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji për banorët e zonës dhe bizneset, në mënyrë të veçantë ato të sektorit të turizmit. Ky nënstacion është ndërtuar në vitin 1960 dhe që prej asaj kohe ka pasur ndërhyrje të pjesshme, por asnjëherë një rikonstruksion të plotë. Zv/kryeministrja, njëherësh ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga drejtori i OSSH, Blendian Dalipi dhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në paraburgimin tek Jordan Misja ose siç njihet ndryshe burgu 313 në Tiranë. Për shkak të pozicioneve të rëndësishme që ka mbajtur në drejtimin e vendit, si president, kryeministër, kryeparlamentar dhe disa herë ministër, Meta është duke qëndruar në një sektor të burgut nën masa të posaçme sigurie. Për të është parashikuar një plan i detajuar për të shmangur çdo incident për jetën e ish-kreut të shtetit. Përgjatë këtyre ditëve të qëndrimit, dy prej të cilave në qelinë e observimit, Meta ka kërkuar të lejohet për të dalë në ambjentin sportiv që…
Kryeministri Edi Rama do të vijë takimet me shqiptarët në Diasporë dhe takimi i radhës do të jetë në Greqi, në Selanik. Në një postim në facebook, kreu i qeverisë ka treguar se takimi do të mbahet më 3 nëntor, ora 11:00. ”Selanik, e diel 3 nëntor, ora 11:00 krenar për shqiptarët e Greqisë, krenar për Shqipërinë”, shkruan Rama.
Avokati i Popullit bën me dije se ka nisur hetimet për procedurat e arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës nga Forcat Operacionale, një javë më parë. Avokati i Popullit ka regjistruar rastin për të hetuar administrativisht veprimet e Policisë së Shtetit në zbatimin e urdhrit të ekzekutimit të masës, nga Forcat Operacionale më 20 tetor 2024 teksa po udhëtonte me makinë në drejtim të Tiranës. Hetimi do të vlerësojë nëse janë marrë masat e përshtatshme për të garantuar të drejtat e subjekteve gjatë procedurave të arrestimit. Arrestimi i tij u krye në vendin e quajtur ”Kthesa e…