Një tjetër aksident është regjistruat në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Nga informacionet e para mësohet se një motor është përplasur me një zetor. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në spitalin e qytetit.
Author: tirana
Një 59-vjeçare, amvise, me origjinë shqiptare, është zhdukur prej tre ditës në Itali teksa familja ka denoncuar në policia. Sipas denoncimit nga familjarët, gruaja kishte dalë në të gdhirë të së shtunës pa i thënë askujt, siç nuk kishte bërë kurrë më parë dhe pa marrë celularin me vete. Disa orë më vonë, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi në Pontedera (Piza), familja e saj raportoi zhdukjen e tij në polici. Prefektura e Pizës ka aktivizuar planin për kërkimin e personave të zhdukur. Sipas asaj që mësohet, 59-vjeçarja është zhdukur nga shtëpia rreth orës 6 të mëngjesit të së shtunës…
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportën e një shtetasi me të cilin kishte ngjashmëri, vihet në pranga 41-vjeçari nga Gjermania. 41-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet dhe verifikimet, me qëllim ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga porti i Durrësit. Si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, shtetasi M. W.,…
Halloween është një fjalë që vjen nga Mbretëria e Bashkuar. I referohet shprehjes “All Hallows’ Eve” ose “All Saints’ Eve”, të cilën tradita katolike e feston më 1 Nëntor, Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, si një nderim për familjen dhe miqtë që nuk janë më me ne. Me globalizimin, ky emër është transformuar për të marrë formën e tij aktuale, që njihet në mbarë botën në një mënyrë të thjeshtë, Halloween. Kjo festë shenjon fundin e sezonit të korrjes dhe fillimin e dimrit. Nata e 31 tetorit ka filluar të konsiderohet një festë me kostume jo vetëm për fëmijë, por…
Ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales ka deklaruar se të dielën u qëllua me armë në automjetin e tij, mes tensioneve politike brenda fraksioneve të partisë socialiste në pushtet. Sipas mediave të huaja, Morales dhe ish-ministri i tij i ekonomisë dhe presidenti aktual, Luis Arce, janë përfshirë në një luftë për pushtet përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Në një intervistë të fundit, Morales tha se dy automjete “e zunë pritë në rrugë” dhe qëlluan mbi makinën e tij, duke pretenduar se një plumb kaloi pak “centimetra” larg nga koka e tij. “Unë nuk e di nëse ata ishin ushtarë apo…
Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar sekuestrimin e kontejnerëve që dyshohet se përmbajnë mbetje industriale të rrezikshme. Urdhri i sekuestrimit u është dërguar autoriteteve portuale dhe disa drejtorive të tjera për ekzekutim. Sipas dokumentit të datës 26 tetor 2024, procedura është pjesë e një hetimi penal me numër 1596/2024. Në urdhrin e dërguar, Prokuroria thekson se të gjitha subjektet e ngarkuara duhet të nënshkruajnë procesverbalin e sekuestrimit, duke përshkruar në detaje veprimet që do të kryhen dhe një përshkrim të saktë të sendeve të sekuestruara. Mbetjet duhet të depozitohen në një vend të sigurt për të garantuar sigurinë mjedisore dhe fizike,…
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka ndarë pamjet nga aerodromi i Gjirokastrës, që tashmë është në funksion të fluturimeve sportive turistike direkte nga Italia. “Një ngjarje historike për aerodromin e Gjirokastrës në të cilin për herë të parë u kryen gjashtë fluturime direkte nga Italia, duke reduktuar kostot, kohën dhe duke e bërë Gjiron një destinacion ekskluziv për fluturimet sportive e turistike”, thuhet në postimin e Kumbaros në rrjetet sociale. Vendosja në funksionim e këtij aerodromi, ka ndikim të rëndësishëm në jetën social-ekonomike të rajonit të Gjirokastrës. Rijetësimi i aerodromit të Gjirokastrës i vjen në ndihmë zhvillimit të…
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 44-vjeçari në Itali, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy fëmijët e tij të mitur dhe bashkëshortja. Sipas mediave vendase, ai është identifikuar si Gëzim Margjoka, ndërsa aksidenti ka ndodhur në zonën e Cremasca, ndërsa në aksident janë përfshirë 3 makina.Viktima ishte duke drejtuar një automjet tip “Skoda Octavia”, kur për arsye të paqarta, u përplas kokë më kokë me një tjetër mjet. Një makinë e tretë, “Ford Fiesta”, ka dalë nga rruga për të shmangur përplasjen me dy mjetet e tjera. Fëmijët e viktimës, 7 dhe 3 vjeç, dhe bashkëshortja ndodhen…
Një konfikt për motive të dobëta u kthye në “mollë sherri” mes fqinjëve në njësinë adminsitrative Balldre në Lezhë, ku mbeti i plagosur një 47-vjeçari i cili u godit me mjet prerës (kosore). Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila infomon se L.M 47-vjeç pasi ëhstë përplasur fizikisht me Sokol Boga dhe Nikolin Boga (babë e bir) është goditur nga këta të fundit me mjet prerës, dhe ka mbetur i plagosur. Gjithashtu i lënduar gjatë sherrit ka mbetur edhe Nikolin Boga i cili pas ndihmës mjekësore do të dërgiohet në komisariat, ndërsa është shpallur në kërkim Sokol Boga.…
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak minuta më parë në Pllanë të Lezhës. Nga informacionet paraprake mësohet se është qëlluar me armë në drejtim të një personi, por nuk është plagosur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.
Një i moshuar është nxjerrë nga forcat zjarrfikëse nga pallati dhjetë katesh në Lezhë, i cili u përfshi nga flakët. I moshuari është asfiksuar nga tymi i madh që përfshiu banesat, teksa duket se nuk ka arritur që të dalë nga banesa në kohë, sikurse bënë fqinjët e tjerë, të cilëve u është kërkuar që të qëndrojnë jashtë deri sa tymi të pastrohet komplet.Zjarri ra në katin zero të këtij pallati, në kabinën elektrike, ku edhe pse u shua nga zjarrfikësit, tymi pushtoi pallatin.
Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Lezhë. Blutë raportojnë se kanë qenë dy persona, babë e bir, ato që për motive të dobëta kanë sulmuar 47-vjeçarin e identifikuar me inicialet L.M. Mësohet se si pasojë e konfliktit është lënduar lehtë edhe shtetasi S. B. (babai) i cili ka marrë ndihmë mjekësore dhe do të shoqërohet në komisariat për procedurat e mëtejshme. Ndërsa vijon puna për kapjen e djalit të tij. Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 17:35, në Balldre, Lezhë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet…