Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Reali bojkoton ceremoninë e Topit të Artë, Rodri pranë trofeut

16:17 / October 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1730128216xscreenshot 1 577
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Topi i Artë është gati të marrë rrugën drejt Mançesterit. Konfirmimi se mesfushori i kombëtares spanjolle të futbollit, Rodri është gati të rrëmbejë trofeun prestigjioz ka ardhur çuditërisht nga Madridi, aty ku prej kohësh po përgatiteshin të shpërthenin fishekzjarrët për sulmuesin e tyre Vinicius Jr.

Mediat prestigjoze spanjolle AS dhe Marca konfirmojnë se klubi “Los Blancos” ka vendosur të braktisë ceremoninë e planifikuar për t’u zhvilluar sot në mbrëmje në Paris. Edhe pse emrat e Vinicius Junior dhe Jude Bellingham janë ndër pretendentët për të fituar, Merengasit nuk kanë planifikuar asnjë udhëtim në kryeqytetin francez. Përveç dy yjeve të Los Blancos, as Florentino Perez dhe as tekniku italian i klubit mbretëror, Carlo Ancelotti, nuk do të fluturojnë nga Spanja duke bojkotuar ceremoninë.

Kjo mospërfillje sugjeron se Real Madridi është i detyruar të përballet me një disfatë të dhimbshme, pasi të gjithë e kishin bërë fakt të kryer që Topi i Artë do të fitohej nga Vinicus. Tanimë pritet që të jetë Rodri, ai që do të marrë trashëgiminë e Lionel Messit, duke fituar edhe Topin e Artë pas Kampionatit Evropian me Spanjën dhe Premier Ligës, Kupës së Botës për Klube dhe Superkupës së Evropës me Manchester City-n.

Me këtë detaj është kapur Real Madrid, pasi ‘Galaktikët’ pretendojnë se nëse janë përdorur këto kritere, fituesi duhet të ishte mbrojtësi i tyre i djathtë, Dani Carvajal. Kjo pasi, zv/kapiteni i Real Madrid, tashmë i dëmtuar rëndë njëjtë si Rodri, përveç Kampionatit Evropian me Spanjën ka fituar edhe La Liga e Champions League.

rodri Topit të Artë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.