Në 80-vjetorin e çlirimit të Fierit, zv/kryeministrja dhe drejtuesja politike e PS-së për qarkun Fier, Belinda Balluku nderoi veprën e partizanëve. Balluku ka postuar edhe një video nga ceremonia e sotme, kurse më herët postoi edhe një shkrim. ”Sakrifica dhe vepra e 1,900 partizanëve të kësaj zone, prej të cilëve 447 ranë dëshmorë, meriton mirënjohjen dhe vlerësimin e të gjithëve. Kjo datë e rëndësishme për Fierin përkon sot me një ditë historike për të gjithë vendin. Hapja e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin 🇪🇺Europian shënon nga sot nisjen e një faze të re në rrugën europiane…
Author: tirana
Ervin Salianji do të kalojë dënimin prej 1 viti në qelinë e burgut të Fierit. Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit për të pezulluar dënimin me burg të dhënë prej tij nga Gjykata e Apelit. Në një reagim nga qelia e burgut të Fierit, Salianji shprehet se është i qartë edhe më shumë që dënimi pa ligj e pafuqia e çdo institucioni të pushtetit, veçse i hap shikimin e rrit reagimin e njerëzve të ndershëm, opozitarë ose jo, që vuajnë keqqeverisjen. Ish-deputeti i Partisë Demokratike është dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë dhe ndodhet aktualisht…
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda këtë të martë ka zhvilluar një takim me drejtorët vendorë të policisë, ku në fokus ishte analiza 9 mujore, performanca e punës së çdo punonjësi të policisë. Mbajtja nën kontroll e situatës kriminale dhe rritja akoma më shumë e parametrave të sigurisë publike dhe rrugore, lufta kundër trafiqeve të paligjshme dhe çdo paligjshmërie që shfaqet në territor, si dhe ndjekja në dinamikë e konflikteve dhe ankesave të qytetarëve ishin disa nga porositë e dhëna. Takimi vjen vetëm pak ditë para hapjes së garës për drejtuesit e rinj të 12 qarqeve dhe 6 departamenteve…
80-vjetorin Sali Berisha e festoi në arrest shtëpie. ”Keni besuar tek unë edhe në kohërat më të vështira. Keni mbështetur Sali Berishën edhe kur ajo kishte një çmim. U ndala për të thënë këto vetëm e vetëm për të theksuar se sa mirënjohës, se sa borxhli, sa i motivuar dhe i frymëzuar ndjehet Sali Berisha sot në këtë majë të 8 dekadave udhëtim. E bukur shumë, ua them ju”,-tha Berisha gjatë një komunikimi me ndjekësit. Berisha kujtoi disa prej momenteve më të rëndësishme të jetës së tij, duke u ndalur më gjatë në vitin 2021, ku dhe u shpall non…
Qëndrimet e fundit nga kryeministri Edi Rama për Bashkimin Europian, kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave europiane e kryesisht atyre gjermane. Media ”Braunschweiger Zeitung”, ndalet te çështja e emigrantëve dhe citon kryeministrin të thotë se “ndihma ndaj Italisë shpjegohet përmes marrëdhënies speciale mes dy vendeve tona”. Sipas medias gjermane Welt, “Shqipëria po kontribuon për një përgjigje të përbashkët europiane ndaj sfidës së emigracionit të paligjshëm”. ”Berliner Morgen Post” citon Ramën të thotë se “Shqipëria nuk e ka harruar se Italia priti njerëzit tanë kur ne u arratisëm nga ferri i komunizmit në vitet ’90 dhe hapi dyert për qindra mijëra shqiptarë…
30 ditë kohë i ka lënë Amerika-Izraelit për të zgjidhur krizën humanitare në Gaza, në të kundërt do të përballen me pasojat e parashikuara nga legjislacioni amerikan. Më e rëndësishmja nga këto pasoja është embargoja e armëve, një lëvizje që do të vendoste në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë si qeverinë e Netanyahut ashtu edhe operacionet e vazhdueshme ushtarake. 24 orë pas telefonatës specifike, duket se SHBA-të vazhduan me një njoftim zyrtar drejtuar Izraelit. Përmes një letre ata kërkojnë të dinë qëllimet e tij dhe Ministrit të Planifikimit Strategjik të Izraelit, Ron Dermer, duke i përcaktuar Tel Avivit një kornizë…
Sali Berisha ka sulmuar deputetët që u larguan dhe krijuan parti të re, ”Djathtas 1912”. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u pyet edhe për krijimin e partive të reja, ndërsa deklaroi se “në darkë dalin nga Kryeministria dhe dhe shkojnë nëpër studio bëjnë opozitën e opozitës”. Berisha tha më tej se bashkohet me të gjithë ata që janë të gatshëm të përballen me Edi Ramën. ”Së pari, në një sistem pluralist krijimi i partive është një e drejtë kushtetuese, por kur krijojnë parti ata që në darkë dalin nga kryeministria dhe shkojnë nëpër studio televizive për…
Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti aktakuzë kundër një pjesëtari të komunitetit serb nën dyshimet për përfshirje në përleshjet e dhunshme me forcat paqeruajtëse të NATO-s në fund të majit të vitit të kaluar. Në një njoftim tëprokurorisë thuhet se personi që u identifikua vetëm më inicialet e tij L.D, akuzohet për veprat “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”. Sipas aktakuzës “i pandehuri me datën 29 maj 2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës…
Ervin Salianji do të kalojë dënimin prej 1 viti në qelinë e burgut të Fierit. Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit për të pezulluar dënimin me burg të dhënë prej tij nga Gjykata e Apelit. Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso e quan një ridënim politik dhe një tregues që kryeministri Edi Rama përndjek opozitën. ”Mbajtja në burg e nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat është një medalje për të dhe opozitarët, dhe një njollë turpi për qeverinë dhe gjykatat e saj, të cilat e kanë kthyer përndjekjen e eksponentëve të opozitës në gjueti shtrigash”,-tha Kaso. Reagimi…
Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, thotë se Ervin Salianji është i burgosur politik. Çupi zbuloi se ajo dhe kolegë të saj nga opozita e kanë takuar Salianjin në qeli. Ajo shtoi se në burg kanë biseduar për aksionin opozitar dhe zgjedhjet e vitit 2025. Çupi u shpreh se ka besim se një ditë drejtësia do të vihet në vend. ”Ervin Salianji është i burgosur politik. Ka një rrëshqitje të rëndë nga parimet e dhënies së drejtësisë në rastin e tij. Ne sot kemi figura opozitare me dënime të pastra politike. Unë dhe kolegë të mi e kemi takuar Salianjin në…
Pritja njëvjeçare për të hapur grup-kapitujt e parë të negociatave me Bashkimin Europian mori fund këtë të martë në Luksemburg, ku Shqipëria u ul në tryezën e dytë ndërqeveritare. Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto me grupin në Luksemburg, ku teksa e cilëson si një moment historik, shkruan edhe se volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes atyre që ngritën akuza. Të drejtat themelore, drejtësia, prokurimet publike, statistikat dhe kontrolli financiar janë kushtet e para që do të vënë Tiranën zyrtare përballë institucioneve të Unionit në rrugën për t’u bërë anëtare me të drejta…
”Koha për diplomacinë ka mbaruar”, tha ministri i jashtëm turk, Hakan Fidan duke bërë thirrje për lëvizje për të vendosur “sanksione” të ashpra ndaj Izraelit nga komuniteti ndërkombëtar. ”Nuk na mbetet asgjë për të thënë diplomatikisht, politikisht e kemi mbaruar. Ne kemi nevojë për mjete të tjera”, tha Fidan në një konferencë mbi të ardhmen e Palestinës në Ankara. Kreu i diplomacisë turke tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa ligjore duke bojkotuar Izraelin, i cili nuk duhet të ketë më asnjë mbështetje në asnjë fushë. ”Përndryshe, Izraeli do të vazhdojë gjenocidin dhe masakrat e tij në Gaza, sepse…