Në Ditën Ndërkombëtare të Grave Rurale, Presidenti Bajram Begaj vizitoi dy sipërmarrje bujqësore të zonës së Myzeqesë, që menaxhohen nga gra. Presidenti Begaj u ndal në një serrë në Savër të Lushnjës, ku u takua me Valentina Saraçin, e cila kultivon produkte bujqësore. Më pas, vizitoi pikën e grumbullimit të produkteve agroushqimore “Elian Export”, e themeluar dhe administruar nga zonja Nedrete Arapi. Në këto biznese zinxhir janë punësuar dhjetëra vajza dhe gra të zonës. Aty grumbullohen edhe prodhimet e qindra fermerëve të Myzeqesë, mallrat e të cilëve shkojnë në tryezat shqiptare dhe ato evropiane. Presidenti i përgëzoi gratë sipërmarrëse, duke…
Author: tirana
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në takim përfaqësues të Ambasadës së Francës në Tiranë. Gjatë takimit u diskutuan rezultatet e arrira prej bashkëpunimit ndërpolicor, për aspekte si: shkëmbimi aktiv i informacioneve, lufta kundër terrorizmit, hetimet proaktive për gjurmimin e aseteve të krimit, lufta ndaj krimeve kundër pronës dhe krimeve të tjera financiare, si dhe kundër kalimit ilegal të kufijve. Proda shprehu gatishmërinë e Policisë për të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare, si e barabartë me partnerët europianë, si dhe garantoi partnerët francezë, se bashkëpunimi me ta do të intensifikohet, me qëllim arritjen e qëllimit të…
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj të tjerë për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët akuzohen për krime lufte. Vendimet e ndara për dy të akuzuarit janë marrë më 14 tetor 2024 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në të dy vendimet, thuhet se nuk ka mjaftueshëm informacione që tregojnë se në rast që të akuzuarit lirohen nga paraburgimi, ata mund të arratisen nga drejtësia. Mirëpo, thuhet se ka rrezik që të pengojnë administrimin…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e quan një moment historik që garanton pathyeshmërinë e reformave, hapjen e kapitujve të negociatave. ”Kuvendi ka detyrimin, përgjegjësinë dhe nderin të punojë me vendosmëri për udhën drejt Shqipërisë europiane, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit, si një prioritet strategjik kombëtar”,-shkruan kryeparlamentarja. Postimi i plotë Mbajtja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri për çeljen e negociatave për grupkapitullin “Themeloret”, është një moment historik i merituar që dëshmon progresin e sigurt të reformave integruese dhe demokratizuese të Shqipërisë, si dhe garanton pakthyeshmërinë e tyre. Kuvendi ka detyrimin, përgjegjësinë dhe nderin të punojë…
Frederik Veseli është lojtari më i ri i ekipit të “Egnatias”. Veseli ka firmosur me rrogazhinasit deri në vitin 2026. “Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederik Veseli. I formuar tek ‘Manchester United’ 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës. Presidenti Agim Demrozi ka falenderuar Federik Veselin që besoi në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij”, shkruan Egnatia në postimin në rrjetet sociale. Veseli është rritur në akademinë e ‘Manchester City’-t dhe më pas ka kaluar për t’u formuar te ‘Manchester United’.…
Këshilli i Ministrave ka dhënë dritën jeshile që 2 marsi të futet në kalendarin e festave zyrtare. Ky amendament në ligjin erdhi nga deputeti socialist Eduard Ndreca, i cili ka propozuar që në këtë kalendar të futet edhe data që shënon përkujtimin e Besëlidhja së Lezhës në 2 marsin e 1444. Dakordësinë e qeverisë e konfirmoi kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila u shpreh se votimi final i këtij akti do të bëhet në një mbledhje tjetër. Kjo është hera e parë që në kalendarin e festave zyrtare futet një ngjarje historike përtej krijimit të shtetit shqiptar.
Gjykata e Posaçme këtë të martë ka vendosur të pushojë hetimin e nisur ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishajt, për akuzën e vrasjes së biznesmenit Vajdin Lamaj në vitin 2005. SPAK kërkoi pushim të hetimorit, por GJKKO e ktheu dosjen për plotësim të hetimit. Prokuroria e Posaçme vjen me kërkesë për pushimin e çështjes, me argumentin se nuk ka prova që implikojnë këta dy persona në vrasjen e Lames. Herën e parë, trupa e gjykimit ia ktheu kërkesën prokurores Elida Kaçkini, duke kërkuar nga kjo e fundit hetime shtesë. Akuza ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj u ngrit pas dëshmisë…
Kryetarja e Komisionit të Integrimit Evropian, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se konferenca e dytë ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian për hapjen e kapitujve të parë të negociatave, është si një lajm të mirë, por thellësisht burokratik. Ajo pohoi se pakica parlamentare është lënë padrejtësisht jashtë këtij procesi nga qeveria, duke mos e bërë transparencë mbi dokumentet e firmosura në Bruksel. ”Qeveria është angazhuar në një luftë të pandershme dhe të pakuptimtë kundër opozitës, duke injoruar rolin që ka opozita në një shtet normal dhe një demokraci normale, a thua se procesi i integrimit është një proces ekskluziv i një force…
Tragjike është krimi në Shkodër, ku një 15 vjeçar vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij mbrëmjen e djeshme (14 tetor). 15-vjeçari ka deklaruar në polici se ka qenë viktima ai që e ka goditur i pari. “E qëllova me thikën e tij. Fillimisht u zumë, pastaj ai më qëlloi në supë me thikë, unë mora thiken e tij dhe e qëllova disa herë”, ka thënë autori para policisë në kushte të rënda psikologjike. Por edhe pse 15-vjeçari ka një plag në sup, policia dyshon nëse ajo është e shkaktuar apo jo si pasojë konfliktit të nddhur. Viktima dhe autori njiheshin…
Ervin Salianji do të kalojë dënimin prej 1 viti në qelinë e burgut të Fierit. Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit për të pezulluar dënimin me burg të dhënë prej tij nga Gjykata e Apelit. Seanca u zhvillua në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, nga një Kolegj Penal me relator Sokol Binajn dhe anëtarë, Sandër Simonin dhe Ilir Panda. Salianji kërkoi pezullimin e ekzekutimit të dënimit ose shtyrjen e tij në kohë për tre muaj, referuar faktit që, është dënuar me vendim të formës së prerë një deputet i Kuvendit, për një denoncim publik të kryer në…
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria synon që brenda vitit 2030 të jetë gati për Bashkimin Evropian dhe të ketë kryer të gjitha detyrat. Në një intervistë nga Luksemburgu, Rama u ndal tek ecuria e deritanishme e procesit të integrimit europian. ”Faktikisht ne i kemi çelur negociatat, kemi çelur fazën e parë të procesit të screening, të gjithë organizimin po themi institucional të Shqipërisë, diagnozës dhe tani kemi çelur negocimin, pra jemi në momentin kur kemi hapur kapitullin e ‘Themeloreve’, grup-kapitullin e ‘Themeloreve’ me pesë kapituj dhe tre kritere që do të thotë, futja tani në thellësinë e negocimit”, u…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e pranishme në Senat, tha se me marrëveshjen e emigrantëve me Shqipërinë, po i japim një shembull të gjithë pjesës tjetër të Europës duke i dërguar ata që vijnë në mënyrë të parregullt në vende të treta për të përpunuar kërkesat e tyre për azil. Një grup i parë prej 16 emigrantësh është nisur drejt vendit tonë me një anije të marinës italiane, pasi plani i Melonit për të përdorur një qendër jashtë kufijve të Bashkimit Europian për të shqyrtuar të drejtën e tyre për të hyrë në Itali, tashmë është vënë në lëvizje. Italia është…