Sali Berisha nga banesa në një komunikim me qytetarët, komentoi ndër të tjera edhe hapjen e grupkapitullit të negociatave me BE. Për të Shqipëria nuk plotëson veçse gjeostrategjik asnjë kriter për t’u ulur në tavolinën e negaciatave, pasi nuk plotëson kriterin e zgjedhjeve të ndershme. Ramën e ka cilësuar si një autokrat elektoral. ”Ekziston sot një debat në Bashkimin Evropian. Debat që lidhet me dy autokratët kryesorë të rajonit, Vuçiç dhe Rama, që ky rajon nuk duhet të jetë fare pjesë në rrugën e anëtarësimit, por partner. Ky është një ndëshkim i madh për të cilin nuk jam kurrë dakord,…
Author: tirana
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk i kursen kritikat dhe akuzat ndaj kryeministrit Albin Kurti. Për të Kurti e ka larguar Kosovën nga ndërkombëtarët, sidomos me SHBA-në, për shkak të sjelljeve të tij. Duke komentuar lëvizjet në veri të Kosovës, Haradinaj tha se janë të gjitha skenare të kryera në bashkëpunim nga Kurti dhe Vuçiç. ”Kurti me dinakëri i ka ikur kësaj kontrate dhe asaj të Europës. Kurti nuk është prit asnjëherë në Shtëpinë e Bardhë gjatë qeverisë së tij. Albin Kurti e largoi Kosovën, ndëshkohemi për shkak të sjelljeve të tij nga SHBA dhe aleatë…
Me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Vlorës, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu së bashku me kryetarin e bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha kryen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në nderim të kujtimit të atyre që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Vengu theksoi se, “lufta e shqiptarëve për liri kulmoi me çlirimin e vendit 8 dekada më parë në disa nga qytetet më të mëdha të vendit, dhe një prej tyre ishte Vlora”. “Në këtë 80-vjetor të Çlirimit të Vlorës, kujtojmë me krenari dhe mirënjohje të thellë ata që luftuan dhe dhanë jetën për të mbrojtur atdheun”, theksoi…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në BE. Osmani ka thënë se Shqipëria, Kosova dhe vendet tjera demokratike në rajon duhet të vazhdojnë avancimin në rrugën drejt BE-së. “Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti historik të madh në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE! Hapja e kapitujve të anëtarësimit në BE e sjell Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar Osmani.
Një lajm i bujshëm ka tronditur Francën dhe Realin e Madridit me Kylian Mbappe që akuzohet për përdhunim në Suedi. Gazeta suedeze Expressen raporton se Mbappe është duke u hetuar për përdhunim, pas një vizite të yllit të Real Madridit në Stokholm, me francezin që e denoncoi si “lajm të rremë”. Pasi gazeta Aftonbladet raportoi se një përdhunim i dyshuar ishte raportuar në polici, por nuk tha se kush ishte i akuzuar, gazeta Expressen zbuloi se 25-vjeçari Mbappe ishte i dyshuari. “Sipas informacioneve të marra nga Expressen, policia po heton yllin që dyshohet në mënyrë të arsyeshme për përdhunim dhe…
Normat e lindshmërisë kanë rënë me shpejtësi vitet e fundit, duke e renditur Shqipërinë si një nga vendet me normat më të ulëta të fertilitetit në Europë. Eurostat përllogariti se, Vlora është në mesin e 9 rajoneve të vogla (rang qarku, NUTS 3) në Europë me normën më të ulët të lindshmërisë për grua (numri i lindjeve për gratë në moshë riprodhimi) sipas të dhënave që i përkasin 2022. Fertiliteti në Vlorë është më pak se 1 fëmijë për grua i shënjuar në hartën bashkëngjitur me ngjyrë të njëjte me 4 rajone të Spanjës veriperëndimore, tre rajone të ishullit të…
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë mëngjes në lagjen numër 11 në Durrës. Sipas hetimeve rezulton se XH.M është banues në Tiranë. Paraprakisht policia thotë se në trup nuk ka shenja dhune, por hetimi vijon për të zbardhur detaje. Dyshohet se 50-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, por hetimet janë ende në vijim. Njoftimi i policisë: Sot, në mëngjes, në rrugë, në lagjen nr. 11, Durrës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Xh. M., rreth 50 vjeç, banues në Tiranë. Nga këqyrja e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet…
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, njësitë e lëvizshme kanë ndaluar sot në Prezë të Tiranës duke ju mundësuar grave dhe vajzave të kësaj zone kryerjen falas të mamografisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilluan edhe një bashkëbisedim me gratë e vajzat e fshatit Prezë lidhur me rëndësinë e kontrollit periodik dhe të ekzaminimeve të nevojshme jo vetëm gjatë “Tetorit Rozë”, por edhe në muajt e tjerë të vitit. Ministrja Koçiu inkurajoi vajzat dhe gratë që t’i kushtojnë kohë vetes dhe shëndetit të tyre,…
Sot në Luksemburg u mbajt Konferenca e dytë ndërqeveritare me BE-në ku u hap gripi i parë i kapitujve në lidhje me integrimin. Në dalje nga godina ku u mbajt takimi, kryeministri Edi Rama është pritur nga një grup shqiptarësh që jetojnë atje. “KRENAR PËR SHQIPËRINË! Në dalje të godinës së Bashkimit Europian në Luksemburg”, shkruan Rama. Ai u prit me flamuj nga shqiptarët, ndërsa i dhuruan në mënyrë simbolike edhe një libër.
Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas një operacioni antidrogë nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë. Të tre personat e arrestuar janë nga qyteti i Korçës, po ashtu edhe dy personat e tjerë të shpallur në kërkim. Burime të siguruara thanë se gjatë kësaj kohe personat e arrestuar por edhe ata në kërkim kanë qenë në përgjim dhe vëzhgim policor për shpërndarje të sasive të ndryshme të drogës në qytet dhe jo vetëm. Operacioni është në vijim. Policia nuk ka bërë me dije detaje të këtij operacioni përfshirë dhe sasinë e drogës që i…
Një punonjës i Gardës ka tentuar vetëvrasjen në banesën e tij këtë të martë. 37-vjeçari qëlloi veten me armën e shërbimit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Qytetin Studenti në kryeqytet paraditen e sotme, ndërsa është transportuar në spital. “Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. 37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“-thuhet në reagimin e policisë së Tiranës. Ndërkohë, nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore dhe…
Policia e Tiranës ka arrestuar 15 persona për trafik emigrantësh. Gazetari Igli Çelmeta raporton se bëhet fjalë për shtetasit Rafael Demaj, Enriko Gjonaj, Mehmet Bregu, Arnold Kërçi, Khaled Shahin, Ahmed Kensova, Dashamir Kullaj, Mohammed Alfahel, Nazmi Avxhija, Juljan Avxhija, Florenc Avxhija, Klajvert Avxhija, Klaudi Mano, Trilind Gjana, Elton Ukaj, Eurel Ukaj, Kelti Xhani, Kastriot Xhani, Ilirjan Xhaferri, Mikel Stefani.