Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet. Mësohet se një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar të vrasë veten me armën e shërbimit. Efektivi i plagosur po transportohet në spital me ambulancë. Ende nuk dihen shkaqet që e çuan punonjësin e Gardës të ndërmerrte një veprim të tillë. “Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. 37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, informoi sot policia.…

Read More

Një grup qytetarësh të Shoqatës së të Verbërve ka nisur një marshim në Tiranë, në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë është një moment i rëndësishëm për të ndërgjegjësuar publikun dhe institucionet për rëndësinë e shkopit të bardhë si simbol i pavarësisë dhe lëvizshmërisë për personat e verbër. Ky marshim i organizuar nga Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, ka për qëllim të sjellë në vëmendje sfidat e përditshme që përballojnë të verbrit dhe kërkesat e tyre legjitime”,thuhej ndër të tjera nga deklarata e Shoqatës së të Verbërve. Marshimi nisi nga Pallati i Kongreseve,…

Read More

Samiti i dhjetë i Berlinit riafirmoi perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, por konfliktet e pazgjidhura mbeten ende sfida të mëdha. Me dy nënshkrime për bashkëpunim rajonal përfundoi të martën në Berlin samiti njëditor i Procesit të Berlinit. Në 10-vjetorin e themelimit të tij, nisma gjermano-evropiane, që synon të afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, përfundoi me nënshkrimin e dy marrëveshjeve për bashkëpunimin rajonal: “Samiti i tregon se bashkëpunimi rajonal është kyç për integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Me nënshkrimin e dy marrëveshjeve të reja, ne po forcojmë përpjekjet tona…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kërkoi caktimin e masës ‘Arrest me burg’ për katër shtetas të cilët drejtojnë biznese në Fushë Krujë pasi hetimet zbuluan një skemë mashtrimi me TVSH-në, duke i shkaktuar shtetit një dëm në vlerën 127,551,874 lekë. Prokuroria në bashkëpunim me oficerët e hetimit tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve zbuluan skemën e mashtrimi me TVSH-në në të cilën përfshiheshin të paktën gjashtë subjekte që operonin në fushën e ndërtimit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka verifikuar shitjet e subjektit “R S”, i cili ka vetëdeklaruar në vlerë…

Read More

Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka deklaruar se zgjerimi i bashkimit Europian nuk është vetëm një përparësi politike, por edhe shtyn para zhvillimin institucional të vendeve. “Zgjerimi jo përparësi politike por shtyn para zhvillimin institucional.Pa zgjerimin Europa nuk mund të bëhet më e fortë. Krahasuar me pikën kur e nisëm në 2019 kemi bërë një rrugë të gjatë, Në ditën e parë në detyrë mu desh të telefonoja kryeministrin Rama sepse po përballeshim me një tërmet të rëndë ku na u desh të ndërhynim për të ndihmuar.Kjo formësoi edhe mandatin”, tha ai.

Read More

Kryeministri Edi Rama u shpreh se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq shumë sa rajoni ynë ka nevojë për BE. Në konferencën për shtyp me ministrin hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó dhe Komisionerin e Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Rama thumboi Unionin, duke u shprehur se u desh agresioni presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, që Europa të kuptojë që iluzioni i vetëmjaftueshmërisë është vetëm iluzion. “Ditë historike për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Nuk na duhet një kujtesë e rëndësisë së punës së bashku. E vërtetë kjo në këto kohëra sfiduese kur…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg, pasi Shqipëria shënon një hap historik në procesin e integrimit, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë. Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë së Hungarisë, e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi dhe kryeministir Edi Rama mbajtën një deklaratë të përbashkët për mediat. I pari që e mori fjalën ishte minsitri i Jashtëm hungarez, i cili tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është në krye të agjendës. Szijjártó: Momentet që kemi përjetuar gjatë kësaj një…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar 15 persona për trafik emigrantësh. Duke iu referuar burimeve nga policia, raportohet se në total janë arrestuar 25 persona, por 10 prej tyre janë kapur më herët, ndërsa 15 gjatë mbrëmjes të së hënës. Detajet e operacionit pritet të bëhen publike në orët në vijim. Ndërkohë një person është arrestuar dhe në Sarandë.

Read More

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafikim droge, është arrestuar nga policia në Belsh. 38-vjeçari O. B.,banues në Belsh akuzohet nga Gjykata e Firences, për trafikim të lëndëve narkotike. Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për vijimin e procedurave të ekstradimit. Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet italiane, për ekstradimin e 38-vjeçarit.

Read More

Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në lindje të Libanit më 15 tetor, raportoi media shtetërore libaneze, në kohën kur po vazhdojnë luftimet mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hezbollahut. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se nuk do të ketë mëshirë për grupin militant libanez. Netanyahu i bëri këto komente të hënën, një ditë pas sulmit me dronë të kryer nga Hezbollahu, që la të vrarë katër ushtarë dhe la të plagosur 60 persona të tjerë. Hezbollahu është grup militant dhe parti politike, që kontrollon shumicën e Libanit jugor. Ai është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa…

Read More

Ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së dhe që do të drejtojë konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian foli para nisjes së takimit duke theksuar se në krye të axhendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ai tha se do të ishim vërtetë të lumtur të kishim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë. “Ajo çka kemi vënë në krye të axhendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Në fakt jetojmë në të njëjtin rajon dhe e dimë…

Read More

“Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Europian brenda vitit 2030”, u shpreh kryeministri Edi Rama nga Luksemburgu, ku pritet të nisë Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. “Është mënyra më e mirë për të nisur ditën dhe pavarësisht motit gri të Luksemburgut, ndihemi shumë entuziastë, mjaft të inkurajuar, që më në fund nisim me pjesën më të vështirë të punës, që nënkupton çeljen e grup kapitujve të Themeloreve. Do të përmbyllim brenda afatit tonë mjaft ambicioz të gjithë këtë proces të negociatave dhe do ta bëjnë Shqipërisë të ulen si e barabartë rreth tryezës së shteteve…

Read More