Policia e Tiranës ka sqaruar lajmin për një alarm për bombë në Ambasadën e Ukrainës ka qenë i rremë. “Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë”, lexohet në njoftim. Njoftimi i Policisë Më datë 14.10.2024, në orën 15:38, është marrë njoftim se në adresën e Ambasadës Ukrainase ka ardhur e-mail në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë. Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje…
Author: tirana
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari bëri me dije këtë të hënë largimin nga kryetar i grupit të këshilltarëve të PL-së në këshillin bashkiak të Tiranës. Ai shkruan se ky vendim ka ardhur si pasojë e përplasjeve në Partinë e Lirisë dhe përjashtimin e tij nga kjo forcë politike, siç shkruan, në datën 1 tetor 2024, në mbledhjen e Komitetit Drejtues. Si pasojë, Braimllari ka kërkuar largimin e tij si drejtues i grupit të këshilltarëve të PL. Ai ka konfirmuar se nga ky moment do të veprojë si këshilltar i pavarur, duke shprehur angazhimin e tij “për të mbrojtur…
Ekipi kuqezi luan ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve, kësaj radhe përballë Gjeorgjisë në Tbilisi. Çunat e Sylvinhos vijnë pas një humbjeje të merituar kundër Republikës Çeke në Pragë, teksa kësaj radhe do të tentohet fitorja për t’u futur sërish në garë për një vend në krye të Grupit B1 dhe gjithashtu për t’u “hakmarrë” pas asaj humbjeje një muaj më parë në “Arenën Kombëtare”. Nga ana tjetër, gjeorgjianët janë ata që mbajnë kreun e grupit me 6 pikë, teksa gjithashtu vijnë nga një humbje 1-0 me Ukrainën. Drejtësi në këtë sfidë vendos holandezi Danny Makkelie, i ndihmuar nga…
Ministria e Drejtësisë ka gati draftin për ndryshimet ligjore për shërbimin përmbarimor privat pas mashtrimit me mikrokreditë. Vetë ministri Ulsi Manja në një prononcim për gazetarët, nënvizoi se këto ndryshime pritet të hidhen për konsultim publik, ndërsa synojnë forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe monitorimit të Ministrisë së Drejtësisë mbi këtë shërbim publik. ”Në aspektin e trajtimit institucional dhe ligjor e konsideroj të tejkaluar këtë proces. Ka një grup pune që funksionon dhe mblidhet pothuajse çdo javë me Bankën e Shqipërisë, ekspertë të ministrisë dhe zyrës së Kryeministrit. Është përcaktuar një plan veprimi i qartë se si ne po i…
Këtë të hënë një alarm ngriti në këmbë Policinë. Fjala është për një bombë në rrugën ”Ukraina e Lirë” në Tiranë. Në këtë rrugë ka qenë e vendosur Ambasada Ruse. Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia e Shtetit ka nisur verifikimet, por ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar.
Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit 2024, kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Gjermani. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka ndarë një foto nga zyra e kancelarit të Gjermanisë, ku shihet edhe shqiponja, simbol i Shqipërisë që sigurisht e ka bërë të ndihet krenar kryeministrin. ”Kur shqiponja të pret për drekën e punës në zyrën e Kancelarit të Gjermanisë”,-shkruan Rama.
10 vite shënohen sot nga ngritja e flamurit “Autochthonous” mbi Beograd. Ballist Morina i cili është ideatori dhe autori, jep një mesazh për brezin e ri. Reagimi i plotë 10 vite AUTOCHTHONOUS, 10 vite lavdi, krenari por edhe 10 vite peripeci, përndjekje, ndalime, paragjykime, përballje, sulme etj. Pavarësisht të gjithave unë dhe SHOKU i asaj nate nga SHKUPI, MOLOS PARTHINI i kemi mbijetuar sfidave fiks si SHQIPTARIA pushtimeve dhe vuajtjeve ndër vite, dekada dhe shekuj dhe kontributin për vlerat familjare,qytetare dhe at’dhetare do e japim deri n’frymën e fundit. N’kët përvjetor nuk mund lemë pa përmendur, falenderuar edhe djemtë e…
Gjatë pjesëmarrjes në sesionin e 149-të të Asamblesë së Unionit Ndërparlamentar në Gjenevë, kryeparlamentarja Elisa Spiropali u takua me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtulmuş, kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Australisë, Milton Dick, dhe kryetaren e parlamentit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova. Me kryeparlamentarin turk Kurtulmuş, kryetarja Spiropali bisedoi mbi partneritetin strategjik, bashkëpunimin në NATO, marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, miqësinë mes popujve tanë dhe bashkëpunimin mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare për nxitjen e këtyre marrëdhënieve. Kurse me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Australisë, Milton Dick, Spiropali diskutoi mbi zgjerimin e marrëdhëniet dypalëshe dhe…
DashiTë besosh gjithmonë vjen gjithnjë me rrezik, i dashur Dash. Por kundërshtimi i Afërditës me Uranin do të të inkurajojë të marrësh guximin për të konfirmuar besimin në marrëdhëniet e tua. Hëna e plotë e së enjtes shënon një riparim të ri në raportet e tua dhe imazhin që ke për veten. Afërdita hyn në Shigjetar në po të njëjtën ditë, duke të të çuar në aventura dhe përvoja edukative, të mbushura me gëzim dhe emocion.DemiAsgjë nuk është e sigurt në një marrëdhënie, Dem. Kundërshtia e Afërditës me Uranin të hënën do të të ndihmojë të përballesh me pasigurinë në…
Këngëtari Luiz Ejlli është në qendër të lajmeve, përshkak të dënimit që Gjykata e Fierit ka dhënë me 1 vit burg. Shumë komente ka për të, por fituesi i ”BBVA 2” i ka kthyer një përgjigje të ashpër Deamishelit, pas reagimit që ajo bëri. Luizi postoi një foto në Instastory, ku në sfond shihen ca limona dhe dhëmbët e Deas dhe shkroi: “Po ma kërkon me se s’bën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”. Fotoja shoqërohej edhe me këngën “Oj lulija jonë me limona”. Fotoja nuk është më në Instagram-in e Luizit, i cili mesa duket e ka fshirë…
Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha këtë të hënë ka trajtuar çështjen e pensioneve. Ndërsa ka ndarë prononcimet e disa të pensionistëve, Basha shkruan në një postim në Facebook, se një qeveri që i shërben vetes dhe jo qytetarëve, nuk ka dhembshuri për mjerimin e pensionistëve. Për të pensionistët shqiptarë janë viktimat kryesore të rritjes së çmimeve, të rritjes së kostos së jetesës, të rritjes së taksave dhe abuzimit korruptiv me to. ”Ne angazhohemi për rritje vjetore me të paktën 5% dhe indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit. Për pensionet e ulëta, ato të bukës së…
Zheni Gjergji, Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi, të tre deputetë të PD-së, ishin sot në burgun e Fierit ku janë takuar me Ervin Salianjin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja Zheni Gjergji flet mbi gjendjen e deputetit dhe mesazhet e përcjella nga burgu. ”Nënkryetari i grupit parlamentar të PD dhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit sot është në burg jo se ka vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë. Salianji sot nuk është në burg se ka përfituar tendera apo se ka të kaluar kriminale”,-shkruan Gjergji në një postim në Facebook. Postimi i plotë E vërteta s’mund të prangoset. Sot…