Author: tirana

Shqipëria shënon sot një tjetër moment historik në Procesin e Integrimit Europian, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grup kapitullin e parë. Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg, së bashku me Ministripër Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministren e Shteti dhKryenegociatore Majlinda Dhuka, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbër nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës të grup kapitullit të parë. Zhvillimi i Konferencës së dytë ndërqeveritare Shqipëri – BE do të shërbejë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian për Grupkapitullin e parë. Pas prezantimit të metodologjisë…

Read More

Vendi ynë edhe këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të ngrohta dhe të thata si rezultat i veprimtarisë së Anticiklonit Afrikan. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. Sa i përket temperaturave, pritet të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.

Read More

DASHI Në dashuri, sot është një ditë pozitive: marrëdhëniet janë në harmoni dhe mund të vijnë momente të veçanta për të ndarë. Në punë ndiheni plot energji dhe gati për të ndërmarrë projekte të reja. Vazhdoni në këtë rrugë dhe rezultatet do të vijnë së shpejti. DEMI Në dashuri, ka pak tension në ajër, ndoshta për shkak të keqkuptimeve që do të ishte më mirë të sqaroheshin sa më shpejt. Në punë shmangni lëvizjet impulsive: mendoni mirë përpara se të veproni dhe gjithçka do të jetë mirë. BINJAKËT Në dashuri, mund të ndiheni të hutuar ose të larguar nga partneri…

Read More

Shqipëria hakmerret në mënyrën më të mirë ndaj Gjeorgjisë. Skuadra e Syvinhos mori një sukses historik 1-0 në Tbilisi, në një fushë që nuk kishim fituar asnjëherë më parë, madje as nuk kishim barazuar. Një mbrëmje shumë pozitive për kuqezinjtë që vuajtën në 45 minutat e para, por nuk munguan as rastet për shënim. Në fillimin e pjesës së dytë, Kristjan Asllani shënoi një gol fantastik me një goditje të bukur në hyrje të zonës. Gjeorgjia u hodh në sulm në kërkim të barazimit, por nga ana tjetër Shqipëria u afrua në dy raste më golin e dytë. Bajrami dhe…

Read More

Luiz Ejlli i cili u dënua me një vit burg për falsifikim dokumentesh, vijon që të shkaktojë ”tërmet” me reagime në rrjete sociale. Dea Mishel e thumboi hapur fituesin e edicionit të dytë të Big Brother, ku ishte pjesëmarrëse ishte edhe vetë. Në këtë mes u përfshi edhe fituesja e edicionit të tretë, Egla Ceno. Luizi dhe Dea kanë qenë rivalë edhe gjatë kohës sa ishin në Big Brother. ”Thonë shokun zgjidhe më mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Prostitcioni apo falsifikimi”,-shkruajti Dea. Pas kësaj, Luizi reagoi duke thënë: ”Po ma kërkon me se s’bën që…

Read More

Analisti Frrok Çupi thotë se Partia Demokratike duhet të pastrohet nga mbetjet. Për të Lulzim Basha nuk arriti ta përjashtonte Berishën, ndërsa grupimi i ri politik, ”Djathtas” e ka bërë diçka të tillë, duke deklaruar se nuk do të bashkëpunojë me ish kryeministrin. ”E gjithë PD është front kundër SHBA dhe pro Berishës. Tashmë, Shqipëria ka opozitë që nuk është Sali Berisha. Berisha nuk është opozita. Vendosi një emër, një numër telefoni ku mund të telefonojnë amabsadat e vendeve aleate. Në çdo tërmet politik të tyre, ata nuk kishin kujt t’i thonin një gjë. Opozita nuk kishte numër telefoni për…

Read More

Pas suksesit në Tiranë, episodi i parë i serialit “Prokurori” me regji të Fatmir Dogës dhe producentëve Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, u shfaq edhe në Prishtinë. Ky serial vendos në qendër luftën kundër krimit dhe korrupsionit politik, duke trajtuar tema të ndjeshme për shoqërinë shqiptare. “Është kënaqësi e veçantë të prezantojmë projektin tonë këtu në Prishtinë. Kjo ka vlerë për çdo shqiptar, por për mua dhe Çeskun, që nga origjina jemi nga Malësia e Shkrelit, Kosova na është dyfish në zemër. Seriali do të vazhdojë të shfaqet në të gjitha qytetet dhe vendet e Europës ku ka diasporë, dhe…

Read More

Kombëtarja po përballet me Gjeorgjinë në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në Tbilisi Shqipëria synon që të marrë një fitore për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë në grup. Pas humbjes minimale një muaj më parë në Tiranë, kuqezinjtë e Silvinjos do të kërkojnë një lloj “hakmarrje” ndaj gjeorgjianëve. 1’ Nis ndeshja në Tbilisi 2’ Qazim Laçi jep menjëherë sinjalin e parë me një goditje nga distanca, që u ndal nga portieri vendas me qetësi 11’- Pritje fantastike nga Strakosha, që i mohon një gol të sigurt Davitashvili. 15’ Indrit Tuci i afrohet shumë…

Read More

Policia e Shtetit dhe partnerët britanikë kanë angazhim të përbashkët në kuadër të Projektit të Reformës Policore të financuar nga Mbretëria e Bashkuar, i cili synon menaxhimin e burimeve policore në nivel strategjik. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u takua me ekspertët e dërguar nga qeveria britanike, të cilët janë angazhuar në zbatimin e projektit të iniciuar në vitin 2023. Proda i falënderoi ekspertët britanikë për kontributin e tyre deri më sot, të pasqyruar edhe në ligjin e ri për Policinë e Shtetit. Ai i garantoi ata për vendosmërinë e tij për të vijuar bashkëpunimin me…

Read More

Dita e shumë pritur po vjen dhe 15 tetori do të shënjojë një hap historik për vendin tonë sa i takon rrugëtimit në Bashkimin Europian. Nesër Shqipëria çel negociatat me BE për grup kapitullin e parë. Takimi do të jetë në nivel ministror në Luksemburg, ndërsa dita e nesërme shënon edhe mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri. Nga nesër nis shqyrtimi i grup kapitullit të parë, një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike. Grup kapitulli i parë, ose siç quhet ndryshe bazat…

Read More

Kancelari gjerman Olaf Scholz, tha të hënën se duhet një dinamikë e re në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa u bëri thirrje të dyja vendeve të mos lejojnë që e kaluara të pengojë rrugën drejt një të ardhmeje paqësore dhe të begatë. Kancelari Scholz i bëri këto komente në takimin e Procesit të Berlinit në të cilin vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan marrëveshje për përmirësimin e qasjes në arsimin e lartë dhe një deklaratë mbi një plan veprimi për tregun e përbashkët rajonal. Kancelari gjerman tha se marrëveshjet e reja do të lehtësojnë jetën e…

Read More

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj këtë të hënë ishte në Berat ku prezantoi Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi, së bashku me deputetët, prefekten dhe kryetarët e bashkive të qarkut. Për të skema kombëtare e investimeve me fond prej 1,5 miliardë lekë do të mbështesë fermerët për ndërtimin e serrave të reja diellore, instalimin e rrjetave antibreshër, ndërtimin e stallave, mekanizimin e bujqësisë dhe rrjeta e kosha për akuakulturë. Skema nis këtë vit me një buxhet 500 milionë lekë, e miratuar në Aktin Normativ të Qeverisë, por do të vijojë të paguhet dhe për gjatë vitit që…

Read More