Author: tirana

Në vendin tonë do të krijohet për herë të parë një regjistër kombëtar për objektet me bashkëpronësi, ku përfshihet viti i ndërtimit dhe çdo karakteristikë e ndërtesës. Në një intervistë për ”Tv Klan”, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku thotë se pas 20 vitesh, ligji për bashkëpronësinë po i nështrohet ndryshimeve ligjore, si një nevojë e rritjes së numrit të ndërtesave dhe hapësirave urbane. ”Ne krijojmë për herë të parë konceptin e një regjistri të bashkëpronësisë, që çdo bashki duhet të mbajë që për çdo objekt, i cili ka elementë bashkëpronësie brenda të jetë i regjistruar, të tregojë…

Read More

Zv.kryeministrja njëherazi ministre e Infrastukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, inspektoi punimet në lotin e 6 të unazës së madha, e cila lidh zonën e Dajtit. Sipas ministres Balluku deri më tani janë kryer mbi 70% e punimeve të unazës, ndërkohë që në këtë lot, për të shmangur prishjen masive të banesave gjurma e punimeve ka ndjekur përroin e Gjerozës. “Ne kemi zgjedhur pikërisht për të qëndruar në shtratin e përroit pasi nëse do të shkonim majtas apo djathtas intensiteti i prishjes së banesave do të ishte shumë i lartë. Autostradë, rrugë urbane të kategorisë A me shpejtësi 140 km/h. Në…

Read More

Edhe njëherë tjetër, ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici kërkon lirimin nga burgu. Ai i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore, ndërsa Gjykata shtyu seancën ndaj tij në 11 nëntor ora 13:00, deri në marrjen dhe administrimin e provave shkencore. Aktualisht Gjici ndodhet në regjim spitalor nën kujdesin e punonjësve të IEVP Durrës, ndërkohë që qëndron në burgun e Lushnjës. Gjyqtarja e çështjes kërkoi që të gjitha provat e paraqitura nga avokati t’i nënshtrohen vërtetësisë. Të sillen të gjitha kartelat mjekësore të Gjicit që nga koha e paraburgimit. Të dërgohet…

Read More

Pasi e shkarkoi Ilir Meta nga Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë, tashmë Endrit Braimllari ka dorëzuar pranë Këshillit Bashkiak të Tiranës largimin nga grupi i Këshilltarëve të PL si kryetar, për të vijuar me punën si Këshilltar i Pavarur. Letrën e dorëheqjes e konfirmoi edhe kryetarja e Këshillit Bashkiak Tiranë, Romina Kuko.

Read More

Pas shumë muajsh shtyrjesh, anija Libra e Marinës është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në kampet e ngritura për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare. Në bord u krye një kontroll fillestar i personave që do të transferoheshin, për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e përcaktuara në protokoll: të jenë me origjinë nga vende të sigurta dhe burra. Në krye të nismës është Ministria e Brendshme, shkruan La Repubblica, ora 13:45. Gratë, të miturit, personat e torturuar dhe të sëmurët dërgohen në Lampeduza dhe prej këtu vendosen në pricesin e pritjes që kërkesa…

Read More

Pas shumë spekullimesh, do të jetë aktorja Olta Gixhari opinioniste në Big Brother VIP Kosova 3, por në media u përfol shumë emri i Enixhel Shkirës. Derisa kanë mbetur edhe katër ditë deri në nisjen e spektaklit më të madh në Kosovë, faqja zyrtare e BBVK-së ka zbuluar emrin e ish-banores së BBVA. Pos saj, në karrigen krah Olta Gixharit do të jetë edhe gazetari Milaim Zeka. Edicioni i tretë i BBVK-së nis të premten në orën 21:00. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Read More

Shqipëria luan sot pasdite në orën 18:00 ndeshjen e katërt të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Dueli kundër Gjeorgjisë në Tblisi ka një rëndësi të konsiderueshme pasi një tjeter hap fals do të digjte përfundimisht shanset e kuqezinjve për të qenë në lojë për vendin e parë, duke i bërë të pavlefshme ndeshjet shtëpiake të muajit nëntor kundër Ukrainës dhe Çekisë. Një muaj më parë Gjeogjia na mundi në Tiranë 1 me 0 me një gol shumë të bukur nga distancë të Kocorazhvilit, lojtar i cili sot nuk është i gatshëm për trajnerin Vili Sanjol. Gjeorgjianet vijnë pas humbjes…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sot më datë 14.10.2024, ka përcjellë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “Kërkesën për dërgimin e çështjes penale për gjykim” të procedimit penal nr.181/2023, në ngarkim të të pandehurve: Eduart Kapri, në cilësinë e ish- Kryetarit të Bashkisë Pogradec;Besjan Meço, në cilësinë e Juristit të Bashkisë Pogradec;Besmira Niko, në cilësinë e Specialistes pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec; duke i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25…

Read More

Të mërkurën do të miratohet rregullorja në zbatim të ligjit të ri për policinë për hapjen e garës për drejtuesit e rinj të qarqeve. Ministri Hoxha do t’i dërgojë rregulloren Këshillit të Ministrave për miratim. Miratimi hap garën duke përcaktuar rregullat e konkurrimit. Kryesore është gara për 12 drejtoret e rinj vendore. Në drejtorinë e Përgjithshme do të ngrihet një komision vlerësimi. Kandidatët do të dërgojnë aplikimet në drejtorinë e përgjithshme. Drejtorët e qarqeve do të kenë mandat 3-vjeçar.

Read More

Akademikët me bazë në SHBA, Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson u nderuan me çmimin Nobel për ekonominë 2024. Ata u vlerësuan për studimet e tyre se si formohen institucionet dhe si ndikojnë në prosperitet, njoftoi sot Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave. Çmimi prestigjioz, i njohur zyrtarisht si Çmimi Sveriges Riksbank në Shkencat Ekonomike është çmimi i fundit që do të jepet këtë vit dhe është me vlerë 11 milionë korona suedeze (1.1 milionë dollarë). Daron Acemoglu dhe Simon Johnson punojnë në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, ndërsa James Robinson është në Universitetin e Çikagos.

Read More

Një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, në bashkëpunim me markën e njohur Jacob&Co, ka lansuar sot koleksionin e tij të orëve. Kështu Ronaldo dhe Jacob&Co e ngritën bashkëpunimin e tyre në një nivel më të lartë dhe marrëdhënia e tyre u rrit gjatë dy dekadave të fundit, pasi portugezi ishte në kulmin e karrierës së tij futbollistike. Ajo që nisi si një miqësi kur Ronaldo ishte ende një mrekulli e re e futbollit, tani është zhvilluar në një bashkëpunim biznesi që bashkon dy emra të shquar në sport dhe ora. Një nga modelet më…

Read More

Vendimi më i fundit i Qeverisë i hap rrugë edhe emërimit të Ushtarakëve në Policinë e Shtetit, me detyra të larta. Projekti i nisur që prej kohës kur ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshaj, ish-ushtarak, tani ëhstë finalizuar. Pak ditë nga hapja e garës edhe për 12 drejtorët e qarqeve të Policisë, i hapet rruga rekrutimit të forcave ushtarake në Policin e Shtetit dhe gradave që i lejojnë atyre konkurrimin. Sipas “Weblajm”, është hartuar edhe tabela e ekuivalentimin e gradave, ku një kolonel ushtrie merr gradën drejtues i lartë apo drejtues i parë dhe mund të konkurrojë për drejtor qarku,…

Read More