Author: tirana

Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit nga burgu me kërkesën për t’u liruar.Kërkesën e tij sot më 10.00 do ta shqyrtojë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan,gjyqtarja Suela Lika.Në kërkesë, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk ka dhënë asnjë shkak se cilat janë arsyet që duhet të lërë burgun.Gjici mendohet se i ka kërkuar lirinë Gjykatës për shkaqe shëndetësore.

Read More

E vendosur në Gadishullin Ballkanik, “Karaibet e Evropës”, Shqipëria mirëpret gjithnjë e më shumë vizitorë dhe po konsolidohet në hartën turistike të Kontinentit të Vjetër, sipas një artikulli të botuar në revistën kolumbiane “El Tiempo”. Dikur një vend i mbyllur në orbitën e dikurshme komuniste, në juglindje të Gadishullit Ballkanik, Shqipëria po shfaqet në turizmin ndërkombëtar si “Karaibet e Evropës”. Ndërkohë që agjencitë turistike vazhdojnë ta ofrojnë gjithnjë e më shumë, Shqipëria po konsolidohet si destinacioni i zgjedhur nga mijëra vizitorë nga e gjithë bota – që vijnë për të zbuluar plazhet e saj të ëndrrave. Shqipëria është një vend…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot lajmin për fillimin e punimeve për zgjerimin dhe rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës. Rama ka publikuar dhe një video nga puna, teksa shkruan se ka nisur me spostimin e brezit të saj të gjelbër nga Bashkia e Tiranës në disa pika. “MIRËMËNGJES 😊Dhe me fillimin e punës për zgjerimin e rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës, e cila ka nisur me spostimin e fondit të saj të gjelbër nga Bashkia e Tiranës në disa pika, duke filluar nga Parku i Liqenit, ju uroj një javë të mbarë🫶”, shkruan Rama.

Read More

Pekin – Stërvitjet ushtarake “Joint Sword 2024-A” u zhvilluan në maj dhe për këtë arsye ishte thuajse e pritshme që këtë vit Kina pas stërvitjes “A” do të realizonte edhe stërvitjen “B”. Vetëm katër ditë pas fjalimit të Presidentit të Kinës Lai Ching-te me rastin e festës kombëtare të Tajvanit, Pekini nisi manovrat e reja ushtarake rreth ishullit. Siç pritej, Kina po tregon forcën e saj ushtarake në një shfaqje të re fuqie. Një përgjigje që Taipei e kishte parashikuar. Objektivi është edhe një herë simulimi i një rrethimi, një përsëritje e asaj që ndodhi në maj: manovra të dobishme…

Read More

Dashi Fokusi juaj do të jetë tek arritjet personale. Financat tuaja mund të kenë një rritje, por bëni kujdes me shpenzimet “impulsive”. Dashuria mund të ndihet intensive, pasi pozicioni i Venusit nxit pasion, por edhe pak posesivitet. Demi Situata juaj financiare duket e qëndrueshme. Puna do të kërkojë vëmendje ndaj detajeve dhe kolegët do të kërkojnë mbështetje nga ju. Afërdita inkurajon një qasje të butë në dashuri, prisni gjeste romantike. Për sa i përket shëndetit, fokusohuni në aktivitete qetësuese si meditimi. Binjakët Financat tuaja duken premtuese dhe mund të zbuloni një burim të ri të ardhurash. Në punë shkëlqejnë aftësitë…

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të ngrohta dhe të thata si rezultat i veprimtarisë së Anticiklonit Afrikan. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët mesditës. Mjegullinë dhe shikim i redukutar në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era do të fryjë me drejtim verlindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete…

Read More

ESTONIA- Për Toomas Ilvesin, 70 vjeç, kompjuterët nuk kanë qenë asnjëherë diçka e panjohur. Por, krejt të panjohura ishin e ardhmja dhe dobitë që do t’i sillnin idetë e tij mbarë Estonisë. Ilves, ish-president i Estonisë gjatë viteve 2006-2016, është rritur dhe është shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas ikjes së familjes së tij nga regjimi sovjetik. Rënia e Bashkimit Sovjetik, rikthimi i pavarësisë së Estonisë, dhe hovi i internetit në SHBA nuk kanë ndodhur në distanca shumë të largëta. Ilves, i cili ka qenë ambasadori i parë i Estonisë në SHBA, i ka treguar Radios Evropa e Lirë…

Read More

FIER- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Frakull të Fierit nga ku mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ka marrë disa plagë të lehta dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Read More

GJERMANIA- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani. Mësohet se 23-vjeçari, një tregtar i dyshuar droge u arrestua nga oficerët e ET PRIOS pranë Stacionit Qendror të Düsseldorf të premten. Sipas mediave të huaja, shqiptari është sjellë në mënyrë të dyshimtë gjatë një kontrolli. Ai po përpiqej të fshihte diçka në xhepin e xhaketës. Bëhet me dije se gjatë kontrollit, policia gjeti në xhepin e pantallonave 16 doza kokaine dhe disa kartëmonedha në prerje tipike si shpërndarës.

Read More

Një 39-vjeçar shqiptar i arrestuar 12 herë, ka përfunduar sërish në prangat e policisë greke, së bashku me partneren e tij. Mediat greke shkruajnë se brenda makinës së tyre të marrë me qira, u gjetën pako me eksploziv dhe detonatorë në një vend të posaçëm nën timon. Në një zonë tjetër të mjetit, policia zbuloi edhe një pistoletë. Në orët e para të pasdites të së shtunës, 39-vjeçari Armiol Rrasa dhe partnerja e tij 33-vjeçare janë nxjerrë para prokurorit publik, i cili i ka proceduar për veprën penale të mbajtjes dhe furnizimit me lëndë plasëse. 39-vjeçari u dënua me burgim…

Read More

KAKAVIJË- Autoritetet greke kanë arrestuar një shqiptar të kërkuar. Mësohet se shqiptari është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave në pikën kufitare të Kakavijës, në bashkëpunim me policinë e Janinës. Gjatë kontrollit të identitetit të tij në sistem, rezultoi se ai kërkohej pasi ishte dënuar me 7 vjet heqje lirie dhe 10.000 euro gjobë nga Gjykata e Pireut për shkelje të ligjit mbi lëndët narkotike.

Read More

Këngëtarja me origjinë shqiptare Laura Fetahu vijon rrugëtimin e saj në Xfactor në Italia. Ajo u prezantua të premten në Bootcamp, fazën e dytë të përzgjedhjes së artistëve të rinj nga trajnerët. 23-vjeçarja ka marrë që në nisje të edicionit të spektaklit vlerësime nga trajnerët, çka ndodhi edhe në fazën e përzgjedhjeve të dyta, pasi u përzgjodh të vijojë më tej garën me talentet e tjera. Laura, do të vijojë garën si këngëtare e trajneres Paola Iezzi “Ajo nuk gabon asgjë, na nxjerr jashtë loje dhe ne, është e jashtëzakonshme”, thanë mes batutash trajnerët duke vlerësuar zërin dhe perfomancën e shqiptares.

Read More