GJEORGJI – UEFA i ka dhënë një rëndësi të veçantë takimit të kësaj të hëne që Shqipëria luan në Ligën e Kombeve përballë Gjeorgjisë në Tbilsi. Fitorja në këtë sfidë mund të jetë përcaktuese për rrugëtimin e dy skuadrave, ndaj për këtë arsye, organizata që drejton futbollin në kontinent, ka caktuar një gjyqtar të njohur. Holandezi Dani Makeli, i cili drejton prej shumë vitesh në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare, do të jetë ai i cili do të ndajë drejtësi në sfidën e Tbilisit. Asistentë të tij do të jenë holandezët Hesel Stegstra dhe Jan de Vries, ndërsa gjyqtar i katërt është…
Author: tirana
Një lëkundje tërmeti është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në jug të prefekturës së Chania, me qendër detin. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.3 i shkallës Rihter dhe ka ndodhur në orën 02:05 të mëngjesit të së dielës në zonën detare të Paleochora në prefekturën e Chania. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit është lokalizuar në një distancë prej 34 kilometrash në perëndim-jugperëndim të Paleochora, ndërsa thellësia fokale është llogaritur në 5.6 kilometra.
Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mëngjesit të sotëm në Fier, teksa një 75- vjeçar ka vrarë veten me armë gjahu. U raportua se i moshuari ndodhej në banesën e tij në lagjen “ Qenas” ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që e kanë detyruar të ndërmarrë një akt të tillë fatal për jetën. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur te plote ngjarjen.
Shqipëria është një vend që na pëlqeu shumë, kryesisht falë pritjes së ngrohtë të shqiptarëve, por jo vetëm kaq, sipas një artikulli të botuar në blogun francez “Mi-fugue, mi-raison”. Nga korriku deri në gusht 2019, ne udhëtuam për pak më shumë se një muaj në Shqipëri. Zbuluam një kulturë të ruajtur me krenari, një larmi peizazhesh magjepsëse dhe shumë qoshe të qeta, edhe gjatë muajit korrik. Vetëm bregdeti i Adriatikut është i populluar me turistë gjatë verës. Këshilla jonë, nëse vini në këtë stinë, do të ishte të largoheni nga deti dhe të favorizoni fshatrat dhe malet në pjesën tjetër…
Të shtënat me armë shpërthyen mes një turme pranë një universiteti në Tennessee të shtunën pasdite, duke vrarë një 24-vjeçar dhe duke plagosur nëntë persona, tha policia. Një turmë që u mblodh më herët gjatë ditës për ngjarjet e kthimit në shtëpi në Universitetin Shtetëror të Tennessee kishte filluar të dobësohej kur të shtënat shpërthyen mes dy grupeve rreth orës 17:00, tha zëdhënësi i policisë së Metro Nashville, Don Aaron, raporton The Economic Times. “Gërshat tregojnë se të shtënat me armë janë shkëmbyer nëpër një rrugë pranë kampusit midis grupeve,” tha ai.
DASHI Në dashuri, dita premton të jetë pozitive, me një atmosferë qetësie dhe harmonie. Nëse ka pasur keqkuptime, tani është koha e duhur për t’i sqaruar ato. Në punë vendosmëria juaj do ju lejojë të përballoni me sukses sfidat e reja. Vazhdoni, jeni në rrugën e duhur. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 13 tetor 2024), në dashuri mund të ndiheni pak të pasigurt dhe të pavendosur, por mos u shqetësoni: dialogu me partnerin do t’ju ndihmojë të gjeni ekuilibrin. Në punë, është kohë e mirë për të ndrequr gabimet, por shmangni lëvizjet e rrezikshme. BINJAKËT Dita në…
SHQIPËRI– Sipas MeteoAlb, orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin intervale të gjatë me kthjellime në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa në shtirjen Lindore parashikohet që herë pas here të ketë kalime të lehta të vranësirave, por pas mesdite pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në pothuajse të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në orët e pasdites në zonat Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu në skajin Juglindor. Vija bregdetare edhe në pjesën e dytë të ditës do…
Gazetari Basir Çollaku lëshon disa akuza të rënda ndaj diplomatëve të huaj në Shqipëri. Sipas tij, drejtësia e re nuk duhet të funksionojë për të vepruar nga një mesazh i ambasadave të huaja, një pjesë e diplomatëve të të cilave kanë ardhur në vendin tonë për të vënë gjoba dhe për të zënë të dashura. “Unë nuk e dua prokurorinë e posaçme që të veprojë apo mos veprojë nga një mesazh i çdo ambasade. Pavarësisht partneritetit dhe ndihmës së madhe të dhënë nga të huajt, një pjesë e të cilëve janë hajdutë këtu nëpër Tiranë, gjezdisin për gjoba e dashnore.…
Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës po prodhon skandale racizmi, për shkak se kapiteni helvetëve është Granit Xhaka, futbollisti me orgjinë shqiptare! Tifozët serb kanë kënduar në stadium “Kosova është Serbi” dhe kanë shpalosur banderola kundër shqiptarëve. Që prej momentit kur Xhaka ka shkelur fushën, teksa doli për nxemje, ka patur vërshëllima kundër tij. Ndeshja luhet në një zone pranë Kosovës, në Leskovac.
Nga Mero Baze Shqipëria pas tre ditësh çel kapitullin e parë të negociatave me BE dhe Hungaria është kryesuesja e radhës e BE. Raportet shtetërore mes dy vendeve për fat janë të mira dhe kryeministri më pro Soros në Evropë Edi Rama, për fat ka raporte të mira me kryeministrin më anti Soros në Evropë. Sorosi nuk i ka penguar për asgjë. Për Edi Ramën ai nuk është problem, ndërsa për Orban është fat, se i ka prodhuar atij ideologjinë e një armiku të dobishëm për pushtetin e tij. Suksesin ideologjik që Orban ka arritur duke shpikur një armik kombëtar,…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Kabash të Pukës. Një grua 55-vjeçare që kishte dalë për të kullotur bagëtitë është gjendur pa shenja jete. Paraprakisht dyshohet se ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën. ”Rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash, ka gjetur pa jetë shtetasen R. D., 55 vjeçe (nusen e xhaxhait) e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë e imta. Paraprakisht dyshohet se shtetasja Regjina Deda, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën. Grupi hetimor po…
Deputetja e pavarur e Kuvendit, Flutura Açka thotë se “Djathtas 1912” i ka të hapura dyert dhe për Lulzim Bashën. Deputetja tregoi kushtet që duhet të plotësojë Basha që t’i bashkohet këtij formacioni, teksa nuk hezitoi të lëshonte dhe kritika ndaj tij. “Basha është i ftuar publikisht që të bashkohet nëse është e mundur me këtë frymë. Kushti është të ndahet nga jo që e ndau PD në 9 shtator. Duhet ta kishte bërë betejën politike. Përse nuk e bëri. Duhet të bënte më shumë transparencë. Ku u zhduk për një vit e gjysmë. Mendoj se u dëmtua politikisht nga…