Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kritikuar kryeministrin Edi Rama pas vizitës së tij në Hungari, ku Rama tha se “Hungaria është model për ne”. Bardhi theksoi se modeli i kryeministrit Orban nuk mund të jetë kurrë udhërrëfyes për Shqipërinë në procesin e integrimit europian. Bardhi nënvizoi se sipas grupit më të madh në Parlamentin Europian, EPP, modeli i Orbanit është karakterizuar nga kontrolli ndaj medias dhe kufizimi i lirisë së shprehjes, duke kontribuar në perceptimin e rritjes së korrupsionit. Ai argumentoi se Edi Rama është në fakt një shembull i këtij modeli, duke e cilësuar atë…
Author: tirana
Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Bashkinë e Skraparit, ku bashkëbisedoi me autoritetet lokale dhe banorët e zonës për gjetjen e mundësive të zhvillimit të mëtejshëm të kësaj zone. Investimet në infrastrukturë, turizmi i qëndrueshëm i bazuar në cilësi shërbimi dhe në promovimin e paketave malore, mbështetja e fermerëve dhe blegtorëve, si dhe lehtësirat fiskale për sipërmarrjet në shërbim të qytetarëve, ishin në fokus të takimit të presidentiti Bajram Begaj me autoritetet lokale dhe banorët e zonës së Skaraparit. Begaj theksoi se investimet në infrastrukturë, siguria ushqimore dhe ajo shëndetësore do të ndihmojnë në rritjen e turizmit në…
Humbja kundër Republikës Çeke shqetëson jo pak ambientin rreth Kombëtares. Ndryshe nga Sylvinho, i cili nuk e bëri dramë këtë disfatë, Sokol Kushta, legjenda e futbollit shqiptar nuk e ka pritur mirë, mbi të gjitha nuk i ka pëlqyer sjellja e trajnerit dhe e lojtarëve pas kësaj humbje. Kushta shton se për të kjo humbje na kthen 2 hapa pas. “Në këtë ndeshje bëmë dy hapa mbrapa, një në lojë, dhe e dyta në mendim pas loje. E para që luajtëm dobët dhe duhet të ri vijnë aty ku e nisem. E dyta që më shqetëson ishte që në intervista…
Vegël të Edi Ramës e cilëson Sali Berisha formacionin më të ri politik të krijuar nga ish-zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, Djathtas 1912, që në krye ka Enkeljd Alibeajn. Në një konferencë për mediat, teksa u pyet nëse do të bashkonte votat me këtë forcë politike për të zgjedhur emrin e kryeministrit, nëse opozita fiton zgjedhjet, Berisha pohoi se ky formacion i ri është përpjekja e radhës e Ramës për të caktuar liderin e opozitës. “Së pari njëherë për Tao Tao partitë, siç është kjo e fundit që përmende ti, e kupton vetë qëndrimin e Sali Berishës. Së dyti,…
Një tjetër zhvillim ka marrë hetimi për ngjarjenku në rrethana ende të dyshimta Denis Meçe i mori jetën me grushta kokës 42-vjeçarit, Eglantin Proga, babai i dy fëmijëve. Një pjesë e pamjeve të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi vrasja dhe të një marketi përballë. Pamjet dyshohet se ishin fshirë nga pronari i lokalit Voltan Shkullaku dhe klientet Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, duke përdorur një virus kompjuterik. Prokuroria e Korçës ka marrë një progam të sofistikuar në Bullgari dhe deri më tani ka kryer rikuperimin e një pjese të pamjeve të kamerave. Shihet momenti para dhe pas vrasjes…
Arbi Agalliu deputet i pavarur dhe me Bashën dhe deputeti i PD-së, Dashnor Sula debatuan në studion e ”News24” lidhur me formimin e partisë së re “Djathtas”. Një grup deputetësh dhe pjesë të strukturave, të larguar nga PD, janë nismëtarët e kësaj force politike. Agalliu tha se “kalimi i vulës së PD te Sali Berisha ishte momenti i ndarjes”. Sipas tij, të djathtës i duhet një lidership dhe frymë e re. Ai ironizoi edhe Lulzim Bashën të cilin e quajti deputet të grupit parlamentar të Berishës. Dashnor Sula: Mbaroi koha, nuk ia dolëm. Zoti Alibeaj donte të rikthente Bashën duke…
Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti informon se ka marrë pjesë në takimin e Komitetit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt në Beograd. Gjylameti bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi sfidat rajonale dhe bashkëpunimin për sigurinë, ekonominë dhe energjinë. “Integrimi në Bashkimin Evropian është kyç për të ardhmen dhe stabilitetin e Ballkanit”, u shpreh Gjylameti. Për të Shqipëria ka bërë disa hapa përpara krahasuar me vendet e tjera dhe pret të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian më 15 tetor.
Kandidati për president i SHBA-së, Donald Trump ashpërson retorikën kundër emigrantëve në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Trump i portretizoi emigrantët si kriminelë të rrezikshëm gjatë një mitingu që mbajti në qytetin Aurora në Kolorado. Ai bëri thirrje për dënim me vdekje për ata emigrantë që vrasin qytetarët amerikanë. “Ne do të fillojmë operacionin më të madh të dëbimit në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të mbyllim kufirin. Do të ndalojmë pushtimin e vendin tonë nga emigrantët dhe do të mbrojmë territorin tonë. Nëse ata kthehen në vendin tonë, do të kenë një dënim me dhjetë vjet…
Kampet për emigrantët të Italisë në Gjadër të Lezhës janë tashmë gati dhe funksionale. Sipas revistës së njohur Politico, grupet e të drejtave dhe politikanët e opozitës e kanë quajtur marrëveshjen “jo humane” dhe “ilegale”, duke paralajmëruar se devijimi i emigrantëve në një vendndodhje ekstra-territoriale, të drejtuar nga kontraktorë privatë, do t’i pengojë ata nga shqyrtimi i dokumentave, duke luahtur mbikëqyrjen e kushteve dhe duke rritur shkeljet e të drejtave themelore. Federica Borlizzi, një avokate e njohur në Itali, dhe pjesë e koalicionit italian për Lirinë dhe të Drejtat Civile, i quajti qendrat “një Guantanamo italiane”, një referencë për kampin…
Këngëtari Luiz Ejlli deri më sot kishte qëndruar i heshtur për dënimin me burg që Gjykata e Fierit i dha, por heshtjen e ka thyer kundër një shkrimi nga gazeta ”Panorama”. Kjo gazetë shkruan se Luizit dënimi me një vit burg i ka shkatërruar karrierën, por Luizi thotë se ”Se u shkatërrua Prestige në Golem, nuk është e thënë që u shkatërrova edhe unë. Aq shumë koncerte kam, sa që po mendoj qe ta blej dhe të bëhem pronar i panoramës thjeshtë për ti vënë flakën që mos të dali më në treg”.
Tensionet e vazhdueshme etnike në veri të Kosovës mund të shkaktojnë një përsëritje të dhunës në këtë zonë njësoj si vitin e kaluar, kur katër persona vdiqën si pasojë e sulmit terrorist të serbëve në Banjskë. Paralajmërimin e ka dhënë Komandanti i Napolit dhe Admirali i Marinës së Shteteve të Bashkuara, Stuart Munsch, në një reagim për Agjencinë e Lajmeve Reuters. “Por ne jemi në komunikim të ngushtë dhe transparent me të gjitha forcat qeveritare të sigurisë në rajon dhe i kuptojmë mirë rrethanat dhe punojmë vazhdimisht për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të parandaluar shfaqjen e tensioneve. Ekziston shqetësimi…
Maratona e Tiranës do të rikthehet për herë të tetë në kryeqytet në datën 20 tetor, duke mirëpritur rreth 4 mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës. “Do të vijnë vrapues nga Andorra, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Hungaria, India, Irlanda, Japonia, Lituania, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, San Marino, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia, Ukraina, Anglia, dhe kur shikoj se kemi vrapues edhe nga Meksika, Maroku, Kenia, Kanadaja, do të thotë se praktikisht po na vjen e gjithë bota në shtëpi. Ne e dimë edhe nga historia e Luizës apo Taulantit, se…