Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim të ri për banorët e Libanit jugor duke iu kërkuar të mos kthehen në shtëpitë e tyre. IDF urdhëroi banorët e 22 fshatrave në Libanin Jugor që të evakuonin zonat në veri të lumit Aëali. “Forcat izraelite vazhdojnë të shënjestrojnë pozicionet e Hezbollahut në ose afër fshatrave tuaja”, tha zëdhënësi ushtarak izraelit Avichai Andrai në një mesazh në arabisht të postuar në rrjetet sociale X. “Për sigurinë tuaj, mos u ktheni në shtëpitë tuaja deri në një njoftim tjetër. Mos u drejtoni në jug, kushdo që shkon në jug po rrezikon jetën e tij”, shtoi mesazhi nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite.…
Author: tirana
Në nisje të edicionit të tretë të Programit të Ekipeve Sportive në Shkolla, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se, ky program është shumë i rëndësishëm për nxitjen e aktivitetit fizik dhe sportiv në shkollat tona. “Jemi të gjithë sëbashku për të promovuar Lëvizjen Sportive në Shkolla. Suskese më shumë se 820 ekipe sportive që marrin pjesë, dhe 176 ekipe nga moshat 9-10 vjeç. Ministria e Arsimit dhe Sportit është tërësisht e angazhuar për të vazhduar mbështetjen e këtij programi, i cili hyn në vitin e tij të tretë të zbatimit.”, tha Ministrja Manastirliu në ceremoninë e hapjes…
I ngritur brenda ambienteve të portit, pas një marrëveshjeje mes kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, puna për ndërtimin e tij ka përfunduar. Në këtë qendër pritjeje të zë syri të gjitha llojet e uniformave, nga ushtarë të armatosur, te Guardia di Financa, karabinieria dhe policia italiane. Secili me detyra të përcaktuara. Autoritetet kanë marrë masa për të asistuar në çdo hap emigrantët që nga momenti që do të mbërrijnë, e derisa sa të nisen për në Gjadër.Fillimisht ata do të ushqehen. Më pas do të ekzaminohen nga njekë dhe personel shëndetësor në këto ambiente të përshtatura si…
Mediat italiane kanë zbuluar emrin e të riut shqiptar që humbi jetën në një aksident në Itali. Aksidenti fatal ndodhi në zonën Supino (Frosinone) dhe viktima është Endri Sejdi, i cili banonte në Alatri. Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, në Morolense, kur makina “Ford Focus” doli nga rruga, e si pasojë e aksidentit humbi jetën 32-vjeçari. Po kështu u plagosën tre djem të tjerë që ishin me të dhe janë dërguar në spitalin e Frosinone në gjendje të rëndë.
AMP ka pezulluar nga ushtrimi i detyrës dhe shërbimeve publike 4 punonjës të Komisariatit të Policisë Peqin. Punonjësit Shkelzen Xhameta, Sefer Dushku, Arben Koseni dhe Aranit Koni akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre” pasi besohet se kanë lejuar me veprime dhe mosveprime konkrete zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike të dy rasteve në banesën e shtetasit Rudolf Bashkvogli. Në datën 13 shtator ky shtetas është arrestuar nga DVP Elbasan për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Rajoni Elbasan…
Policia e Elbasanit ka arrestuar Eldjo Bido, një 25-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit. Arrestimi u realizua në kuadër të planit operacional “Sundimi i Ligjit”. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutuan një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila, më datë 08.08.2024, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” 25-vjeçarit. Bido dyshohet se ka marrë shuma parash nga shtetasi S. Zh., i arrestuar më parë në muajin gusht gjatë operacionit policor “Grid”.
Bumi turistik që përjetoi Shqipëria edhe gjatë këtij viti nxit nevojën për një menaxhim të ri të kësaj industrie. Duke bërë bilancet e turizmit për këtë nëntëmujor, ministrja Kumbaro njoftoi ndarjen e Shqipërisë në 6 rajone turistike dhe një strategji që do të shtyjë më tej provovimin e destinacioneve tona. “Strategjia mbështetet në gjashtë shtylla kryesore: Investimet, Politika fiskale dhe rregullatore në turizëm, Menaxhimi i destinacioneve, Zhvillimi i produktit turistik, Marketingu i destinacioneve dhe Ngritja e kapaciteteve mbështetur në tre parimet bazë që janë aspekti social, mjedisor dhe ekonomik. Dokumenti do të hidhet për konsultim publik në javën e ardhshme.…
Andrea Mano, i cili ka marrë mandatin e deputetit nga Ervin Salianji, teksa ky i fundit ndodhet në burgun e Fierit, ka komentuar pozicionin e tij në Grupin e PD-së dhe atë që pritet të ndodhë me opozitën. Në një deklaratë për mediat, ai njoftoi se ka marrë dokumentin nga KQZ për mandatin e deputetit dhe se e ka pranuar atë. Andrea Mano theksoi se tani po pret marrjen zyrtare të mandatit nga parlamenti shqiptar, duke theksuar se është deputet i PD-së dhe do t’i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie. “Pas dorëheqjes sime, kam kryer një akt revolte, një…
Policia ka arrestuar tre adoleshentë në Kamëz, pasi shisnin lëndë narkotike. Policia njofton se dy prej tyre janë kapur me doza kanabisi gati për shitje, ndërsa një tjetër rezultonte me arrest shtëpiak, që e kishte thyer. “Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Bathore tre shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit fizik të 17-vjeçarit dhe shtetasit K. H., iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike konabis, e shisnin në doza, në zonën e Kamzës. Pas verifikimeve të…
Enkelejd Alibeaj ka prezantuar ditën e sotme partinë e tij të re, të shkëputur tashmë nga demokratët euroatlantikë të Lulzim Bashës, e po ashtu edhe prej Sali Berisha. Partia e tij e re mban emrin “Djathtas”, dhe në krye të subjektit të ri politik qëndrojnë 4 figura të larguara nga Partia Demokratike, bashke me Alibeajn, Arbi Agalliu, Flutura Açka dhe Seladin Jakupllari. “Projekt i ri politik, shteti i së drejtës është themeli ynë. Besojmë se një qeveri është më efikase dhe e pakorruptuar kur është kufizuar në madhësi dhe fuqi të saj”, tha Alibeaj në fjalën e tij.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës theu rekordin gjatë sezonit veror me 1 milion pasagjerë në muaj, ku numëroheshin mbi 250 fluturime në ditë, por ky boom udhëtimesh ajrore vijon edhe në vjeshtë, ku në 9 muaj të 2024 ka kaluar shifra e 8 milionë pasagjerëve. Një rritje më shumë se dyfish krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Këtu në aeroport ka kaq shumë njerëz! Dhe më duket shumë i këndshëm. Mbi të gjitha punonjësit kaq mikpritës”, u shpreh një turiste norvegjeze. Pavarësisht fluksit të madh, aeroporti ndërkombëtar i Tiranës si pjesë e Kastrati Group është kujdesur të sigurojë…
Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 21 vjeç, pasi në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”, ka kryer manovër të gabuar dhe i ka ndërprerë rrugën automjetit me drejtues shtetasit F. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Pjetërshan. Si pasojë, janë dëmtuar lehtë fëmijët e mitur 5, 6 dhe 7 vjeç, që udhëtonin në makinën që drejtohej nga shtetasi F. Rr. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Informacion paraprak Rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Ura e…