Performanca e këngëtares Celine Dion në hapjen e Lojërave Olimpike në Paris 2024 ishte regjistruar paraprakisht, raporton gazeta franceze Libération. Miliona njerëz u prekën emocionalisht kur 56-vjeçarja interpretoi këngën “L’Hymne à l’amour” të këngëtares franceze Edith Piaf. Gazeta e njohur franceze ka cituar ekspertë të industrisë muzikore që pretendojnë se performanca e 26 korrikut ishte “pa dyshim e regjistruar paraprakisht”, duke e quajtur atë një performancë “false”. “Ajo që dëgjuam në televizion ishte një riprodhim i korrigjuar”,-deklaroi për Libération kompozitori dhe interpretuesi Etienne Guéreau. Ndërkohë, një inxhinier zëri tha: “Ishte 100% e regjistruar paraprakisht, mund ta dëgjoni që nga notat…
Author: tirana
Zvicra do të përballet me Serbinë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në këtë takim do të luajë edhe futbollisti shqiptar Granit Xhaka. Përveçse do të jetë në fushë, në këtë takim, futbollisti shqiptar, do të ketë në krahun e tij edhe shiritin e kapitenit. Xhaka ka qenë shpesh pjesë e përplasjeve me lojtarët serbë, në përballjet që dy kombëtaret kanë pasur mes tyre në të kaluarën. Sfida e sotme, do të luhet në Serbi dhe pritet të jetë mjaft e luftuar, ku synohen me çdo kusht tre pikët.
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky thotë se ka marrë paketa ndihme nga vendet europiane që ka vizituar këtë javë. Zelensky thotë se Ukrainës i shtohen ndihma për mbrojtjen dhe prodhimin e dronëve, të siguruara nga vizitat që zhvilloi këtë javë në Berlin Londër Paris dhe Romë. Në kanalin e tij në Telegram, Zelensky njoftoi se në përfundim të turit te tij europian që u përmbyl me Papa Franceskun u ka komunikuar vendeve aleate planin e tij për fitoren. Ndërkohë në front vijuan luftimet. Ukraina sulmoi me dhjetra drone Rusinë në rajonin e Belgorodit, një sulm I cili la 1 të…
Partizani triumfoi me rezultatin 2-0 në miqësore ndaj Kukësit. Të kuqtë e kryeqytetit ishin dominues në stadiumin “Arena e Demave”. Nga një gol për çdo pjesë nga skuadra e Veselinovic, për të marrë fitoren. Piloto zhbllokoi takimin në minutën e 11-të, ndërsa goli i dytë u shënua nga Christian Mba në minutën e 66-të. Vlen të përmendet se Partizani e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Arinaldo Rrapaj u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 85-të, për reagimin ndaj arbitrit, pas një faulli.
Pas burgosjes së Ervin Salianjit, në listën shumë emërore për kandidatët për deputetë nga PD në zgjedhjet e kaluara është Andrea Mano. Ai shprehet se ka dorëzuar dokumentet e nevojshme për të zëvendësuar në parlament Salianjin. Mano tha në News 24 se ka pasur një raport korrekt me Salianjin. Andrea Mano u shpreh se ka qenë dhe mbetet pjesë e çdo lëvizjeje opozitare, që synon fitoren e opozitës. ”Unë kam dorëzuar dokumentacionet e nevojshme, përfshirë formularin e dekriminalizimit, për të hyrë në parlament. Marrëdhënia ime me Ervin Salianjin, ka qenë korrekte. Ne vazhdojmë të jemi anëtar të PD-së. Unë jam…
Këtët të shtunë, UEFA ka përcaktuar dhe arbitrin që do të drejtojë të hënën ndeshjen e radhës së Shqipërisë në Nations League, atë përballë Gjeorgjisë. Holandezi Danny Makkelie që do të vendosë drejtësinë në këtë takim, që është shumë i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare. Ai ka gjykuar 5 ndeshje të kampionatit holandez këtë sezon, ndërsa ka qenë gjyqtar edhe në një ndeshje të Champions.
Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, në rrugën “4 Dëshmorët”. Shtetasi E.Xh, rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A.D, 60 vjeç. Ku i fundit si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Pas Topit, duhet të thirren Sali Berisha, Lulzim Basha, drejtorët e policisë së asaj kohe, si dhe figura të tjera të rëndësishme, përfshirë Ina Ramën, ish-kreun e SHIK, dhe kryeministrin aktual Edi Rama”, tha gazetari Artan Hoxha i cili ka dorëzuar në SPAK një kasetë në momentin e vrasjeve të 21 janarit. “SPAK do i thërrasë me radhë zinxhirin drejtues. U morën kallëzuesit, familjarët e të vrarëve. Janë marrë edhe dosje të tjera dhe janë bashkuar. Është një dosje për sabotim të hetimeve. Nëse do ndiqet hierarkia duhet të nisë nga thirrja e Bamir Topit, ish-Presidentit të Republikës. Pastaj të…
Në stinën e vjeshtës janë rishfaqur virozat dhe infeksionet respiratore. Afro 10 mijë raste në javë raportohen nga qendrat shëndetësore me probleme të rrugëve të frymarrjes, kollë, laringit e shoqëruar me temperaturë të lartë. Fëmijët e moshave shkollore rezultojnë më të prekurit nga virozat e stinës por raste të shtuara ka edhe tek fëmijët e kopshteve dhe çerdheve. Por krahas virozave klasike të vjeshtës edhe Covid është në qarkullim. Për ekspertët e Shëndetit publik kjo sëmundje infektive virale tashmë nuk ka stinë.
Kamala Harris gëzon “shëndet të shkëlqyer”, dhe “ka qëndrueshmëri fizike dhe mendore” për të shërbyer si president, ka thënë mjeku i saj në një letër të publikuar të shtunën, duke përmbledhur historikun për shëndetin e saj. Doktor Joshua Simmons, kolonel i ushtrisë amerikane dhe mjek i nënpresidentes, ka shkruar se Harris 59-vjeçare, gëzon shëndet të plotë, jetë aktive dhe që kontrollet e saj të fundit, të kryera në prill, tregojnë që gjithçka është në rregull. Këshilltarët e Harrisit shpresojnë të përdorin këtë moment për të bërë dallimin me republikanin, Donald Trump, i cili ka publikuar informacion të kufizuar për shëndetin…
Mosbindja civile që PD mbajti mbrëmjen e 7 tetorit, për nënkryetarin e PD-së Luçiano Boçi ajo që mbeti është një shije pozitive për mënyrën sesi u interpretua nga qytetarët dhe demokratët. “Shije shumë pozitive në raport me pjesëmarrjen dhe mënyrën si u interpretua nga qytetarët dhe demokratët sepse vendosi një standard të mosbindjes civile. Nuk pati standardin e mbajtjes së fjalëve, ishte marshim jo shumë i planifikuar, në kuptimin që i bindeshim qytetarëve. Ndikoi në opinion dhe përjetoj Shqipërisë, pasi pati jehonë ndërkombëtare”, tha Boçi në emisionin ‘Kjo Javë’. Deputeti demokrat tha se në protestë policia ka abuzuar me hedhjen…
Polonia do të pezullojë përkohësisht të drejtën për azil, për të kufizuar migrimin ilegal teksa rriten tensionet me Bjellorusinë. “Njëra prej pikave të strategjisë së migrantëve do të jetë që përkohësisht të pezullohet e drejta për azil”, ka thënë kryeministri polak, Donald Tusk më 12 tetor. “Do ta kërkoj këtë, do të kërkoj njohje në Evropë për këtë vendim”, ka thënë ai para grupimit të tij, Koalicioni Civil, anëtari më i madh në koalicionin qeverisës të Polonisë. Tusk ka thënë se e drejta për azil është duke u shfrytëzuar nga lideri autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, presidenti rus, Vladimir Putin,…