Një konflikt i fortë fizik dhe me armë të ftohta ka ndodhur dy ditë më parë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku Anton Kasa tentoi të vriste me mjet të mprehtë, 36-vjeçarin Denis Bardhin. Si pasojë, Gjykata e Elbasanit ka vendosur këtë diel arrest në burg për Anton Kasën dhe Detyrim paraqitjeje për mjekun Klidi Dodi, pasi nuk e njoftoi policinë kur Bardhi u paraqit në spital. Njoftimet e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan: Për mjekun Klidi Dodin: Për 65-vjeçarin Anton Kasën: Sot më datë 13.10.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me…
Author: tirana
GJERMANIA- Situata e ekonomisë gjermane nuk është aspak e mirë për momentin dhe as e ardhmja nuk duket e mirë. Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck u shpreh para gazetarëve në Berlin të mërkurën (09.10.) se produkti i brendshëm bruto (PBB) i vendit pritet të tkurret në vitin 2024, që do të thotë se ekonomia më e madhe e Evropës do të mbetet e mbërthyer në recesion për të dytin vit radhazi. Duke zbuluar parashikimin rutinë të rritjes së vjeshtës të qeverisë, Habeck njoftoi një tkurrje të pritshme prej 0.2%, duke rishikuar një perspektivë më optimiste pranverore prej plus 0.3% të rritjes. Ai vuri në…
Janë bërë publike emrat e çiftit që në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng dhe kanë kanosur për t’i marrë para një 53-vjeçar. Njoftimin për ngjarjen e ka bërë policia e qytetit jugor, duke sqaruar se Edi Tafili dhe Lavdije Çaushi, e kanë mbajtur 53-vjeçarin në një banesë të marrë me qira. Dy autorët e dyshuar akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit se 2 shtetas i kishin hequr lirinë, një 53-vjeçari, duke e mbajtur kundër vullnetit…
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Rinas. U raportua se një mjet është përplasur me një taksi dhe më pas me bordurat e rrugës. Momentalisht nuk dihen detajet, as nëse ka persona të lënduar pasi aksidenti sapo ka ndodhur.
TURQI- Qindra gra kanë protestuar në qytetet turke kundër vrasjes së grave, pas raportimit të dy rasteve në Stamboll. Qindra persona kanë bërtitur zëshëm kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe partisë së tij me rrënjë islamike, AKP. “Ju jeni një Qeveri që lejoni vrasjen e grave”, ka thënë organizatorja e marshit, Gunesh Fadime Ahsahin, para turmës. Gulizar Sezer, nëna e një gruaje të re që është vrarë, ka thënë se duhet t’i jepet fund “masakrimit të vajzave tona”. Trupi i vajzës së saj është gjetur ne qershor, pasi fillimisht është gjuajtur në det, i mbështjellë në një tepih. Protesta tjera janë…
Një 53-vjeçar në Gjirokastër, është marrë peng nga një çift. Policia njofton se arrestuar dy pengmarrësit të moshës 38-vjeç dhe 45-vjeçe, të cilët kanë mbajtur kundër vullnetit të 53-vjeçarit, si dhe e kanë kanosur me qëllim dhënien e një shume parash. Çifti të arrestuarve do të akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi i policisë: I hoqën lirinë një 53-vjeçari dhe e kanosën për t’i marrë një shumë parash, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, identifikohen dhe arrestohen 2…
LINDJE E MESME- Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objektivat në përgjigjen e vet eventuale për shkak të sulmit të Iranit në muajin e kaluar, ka raportuar rrjeti amerikan NBC, duke përmendur mundësinë e shënjestrimit në instrastruktrës ushtarake dhe të energjisë. Lindja e Mesme vazhdon të jetë e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës teksa Izraeli lufton grupet e mbështetura ngha Irani, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë. Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të…
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në zonën e Laknasit. Policia në një njoftim zyrtar, sqaron se lënda plasëse shpërtheu në ambientet e jashtme të banesës së një 72-vjeçari. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Njoftimi: Më datë 13.10.2024, rreth orës 02:45, në Laknas, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. I., 72 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar një pemë ulliri). Grupi hetimor po punon…
TIRANË- Një qytetar, me banim në Tiranë, është arrestuar këtë të diel nga policia. Ai u vu në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur. Grupi hetimor ka marrë në pyetje agresorin dhe familjarët dhe po punojnë për zbardhjen e rastit.
SHQIPËRI- Qendra për pritjen e emigrantëve në Gjadër do të hapet javën e ardhshme. Kjo u konfirmua nga ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, i cili deklaroi se nuk do të këtë një prerje shiriti apo ceremoni hapëse. Kampi do të jetë në formën e qendrave të paraburgimit, por jo me tela me gjemba. Sipas ministrit te Brendshëm Italian do të jenë 400 personat e parë, të cilët do të transferohen në Gjadër. Për këtë çështje, ka folur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për median italiane “La Repubblica”. Shefi i qeverisë shprehet se ndërtimi dhe menaxhimi i…
TIRANA- 45-vjeçarja Edisnajda Shapka nga Durrësi është arrestuar për llogari të autoriteteve italiane, të cilat e akuzojnë për trafik droge si pjesë e një organizate kriminale në vendin fqinj. Bëhet me dije se gruaja me dy emra, pritet që të ekstradohet në Itali. Mësohet se gjykata e Bolonjës i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Njoftimi: Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. “Operacionalja 19” çon…
Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi po merr pjesë në punimet e Samitit të Procesit të Berlinit. Gjatë qëndrimit të saj në Berlin, Ministrja Muzhaqi mori pjesë në panelin e diskutimit “Perspektivave Rinore: Si mund të jenë ata ndryshimi?”. Ky panel përbënte një pjesë të rëndësishme të Forumit të Shoqërisë Civile dhe Laboratorit të Mendimit 2024, ku u zhvillua një diskutim i rëndësishëm mbi sfidat dhe mundësitë që has rinia në Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrësit e këtij paneli, ministra të ndryshëm nga rajoni si dhe aktivistë të rinj të njohur diskutuan mbi politikat rinore në Ballkanin Perëndimor duke u ndalur…