Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mesnatën e djeshme, ku një 59-vjeçar tentoi të vriste me thikë një 26-vjeçar. Në kuadër të operacionit “Mesnata” u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. K., 59 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu në prang është vënë edhe mjeku i spitalit ku mori mjekim 26-vjeçari, për shpërdorim të detyrës. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi A. K., mesnatën e djeshme, në lagjen “Haxhias”, në gjendje të dehur, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Elbasan,…
Author: tirana
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola, mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes së kontingjentit të VI të Forcës Detare, i cili do të marrë pjesë në misionin e NATO-s në Detin Egje. Kontigjenti i detarëve shqiptarë do të japin një kontribut të rëndësishëm për parandalimin e emigracionit të paligjshëm, ruajtjen e sigurisë rajonale dhe shpëtimin e jetëve në det. Ministria e Mbrojtjes në një postim në rrjetet sociale ndau momente nga ceremonia dhe shprehu mirënjohje për sakrificën e efektivëve në realizimin e detyrave të tyre. “Një lajm shumë i mirë është miratimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për shtesën mbi…
ëvendëskryeministrja Belinda Balluku së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ditën e sotme kanë bërë një bilanc në përmbyllje të sezonit turistik veror 2024. Ministrja Kumbaro bëri me dije se për periudhën janar-shtator, në vendin tonë kanë hyrë 9.7 milionë vizitorë të huaj. Sa i përket projektit të madh “Shqipëria turistike 2030”, ministrja Kumbaro tha se Shqipëria synon në shkojë në stacion si lidere e turizmit në rajon. Kumbaro: Jemi këtu për të bërë një lloj bilanci. Sot jemi për të bërë një përmbledhje të sezonit veror 2024. Punët për vitin tjetër kanë nisur që në gusht,…
Air Albania ka reaguar pas anulimit të fluturimit Milano-Tiranë dhe pretendimeve të qytetarëve, të cilët deklaruan se nuk iu është dhënë asnjë sqarim. Air Albania njofton të gjithë pasagjerët që operacionet vazhdojnë me të njëjtin ritëm energjik dhe se shkak për anulimin është bërë një defekt teknik. Po kështu, sipas Air Albania, pasagjerët janë trajtuar sipas rregullores. BalkanWeb mëson se avioni i Air Albania me pasagjerët e linjës Milano-Tiranë do të niset nga Malpensa në orën 15:30. “Pas një problemi teknik dhe duke pasur në fokus sigurinë e pasagjerëve ne u detyruam të anulojmë fluturimin. Pasagjerët janë mbajtur të informuar…
Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Sipas bluve të kryeqytetit, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas, pasagjer në një automjet, që qarkullonte i armatosur në zonën e Laprakës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa…
Efektivët e Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes e Informacionit (ASNI), Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike (NJUSK) dhe ata të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) përfitojnë rritje të konsiderueshme në pagesën shtesë për kushte të veçanta pune e shërbimi. Sipas vendimit të qeverisë, miratuar në mbledhjen e fundit, përfshihen edhe këto kategori, pjesë e Forcave të Armatosura, që do të përfitojnë trajtim më të mirë financiar, duke e bërë këtë sektor tërheqës për profesionistët e fushës. Në rishikimin e masës së shtesës që i është bërë këtyre pozicioneve, përcaktohet që ajo të variojë: – nga 13.000 lekë në…
Një video e një përplasjeje fizike mes punëtorëve shqiptarë dhe rumunë në stadiumin “Camp Nou” të Barcelonës është bërë publike. Dhjetëra shqiptarë dhe rumunë, të punësuar për rinovimin e plotë të stadiumit legjendar, janë përfshirë në këtë konflikt. Lajmi u raportua fillimisht nga gazetarja e “SER Catalunya”, Anna Punsi, e cila theksoi se gjatë sherrit janë përdorur edhe armë të ftohta. Nga pamjet e incidentit, duket se përplasja ka nisur pranë një kolone betoni dhe ka vijuar poshtë, duke përfshirë edhe persona të tjerë. Lo de los albaneses y rumanos dándose de hostias en el Camp Nou es humor fino…
Liga e Kombeve ka zhvilluar mbrëmjen e së premtes ndeshjet e treta në Ligat A. B dhe C. Në këto duele bie në sy barazimi i Holandës dhe triumfi i Gjermanisë. Në Ligën A, Gjermania mori tri pikë në udhëtim me Bosnjën e Hercegovinën duke e mposhtur 1-2. Undav shënoi te Gjermania dopietë në minutat 30-të dhe 36-të, ndërsa Dzeko shkurtoi në pjesën e dytë, por pa mundur t’i jepte pikë të tijve. Në Budapest, Hungaria dhe Holanda barazuan 1-1. Sallai shënoi për vendasit, ndërsa shtatë minuta nga fundi ishte Dumfries që barazoi. Në Ligën B tri pikë për Çekinë…
Kore raciste dhe përdhosje e simboleve kombëtare, kjo ishte pritja që tifozë çek dhuruan në Pragë. Akte të tilla sollën edhe përplasje ndërmjet tifozëve, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit reagoi duke saktësuar se do të dërgojë një notë proteste në UEFA. Federata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë aktet e turpshme që ndodhën gjatë ndeshjes së sotme kundër Çekisë. Koret raciste dhe përdhosja e flamurit shqiptar janë të patolerueshme dhe nuk i takojnë fushës së futbollit. Ky akt i rëndë përbën një sulm të hapur ndaj vlerave të futbollit dhe respektit midis kombeve. Federata Shqiptare e Futbollit dënon fuqimisht çdo…
Një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën ndërsa tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Itali. Sipas mediave italiane, viktima është një 32 vjeçar me origjinë shqiptare me banim në Alatri. Të plagosur kanë mbetur tre personat që ndodheshin në mjetin tip Ford Focus. Ata u transportuan në spitalin e Frosinone në gjendje të rëndë. Aksidenti ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 3 të mëngjesit, në via Morolense në Supino. Në vendngjarje kanë ndërhyrë personeli mjekësor dhe policia për të kryer kontrollet e nevojshme.
Të paktën 60 persona u vranë dhe 168 u plagosën nga sulmet izraelite në zona të ndryshme të Libanit, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë të premten mbrëma. Autoritetet libaneze regjistruan 57 sulme ajrore në pjesë të ndryshme të vendit, shumica e tyre pranë kufirit me Izraelin, në periferitë jugore të Bejrutit dhe në Luginën Bekaa (në lindje). Sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze, që nga fillimi i luftës në Gaza, një vit më parë, 2229 persona janë vrarë dhe 10380 janë plagosur në sulmet izraelite. Për shkak të armiqësive midis ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve të Hezbollahut, afërsisht 187,000 njerëz u detyruan të largoheshin…
Kompania shqiptare e fluturimeve ajrore “Air Albania” braktisi mbrëmjen e të premtes në aeroportin e Milanos, dhjetëra pasagjerë shqiptarë me destinacion Tiranën. Pasagjerë të këtij fluturimi kanë telefonuar në redaksinë e BalkanWeb dhe News24 ku kanë rrëfyer se si “Air Albania” i braktisi në aeroport dhe punonjësit e kompanisë kanë injoruar thirrjet e tyre për ndihmë. Mbi 60 pasagjerë vazhdojnë të përjetojnë orë paniku, të braktisur në aeroport, ndërsa në mesin e tyre ka fëmijë, të moshuar dhe të sëmurë. Pasagjerët treguan sagën e orëve të tëra pritje për t’u nisur nga Malpensa në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”, prej…