Author: tirana

Këtë mbrëmje ekipi kuqezi po luan kundër Çekisë, dhe në stadiumin e vendit pritës janë shënuar ngjarje të rënda, siç është përdhosja e flamurit kuqezi që e kanë kthyer me kokë poshtë dhe që ai i Kosovës është veshur me të Serbisë. Veprime të tilla rëndojnë dialogun Serbi-Kosovë dhe nxisin më shumë urretjen. Ndeshja e Ligës Kombëve mes Çekisë dhe Shqipërisë u shoqërua me një incident skandaloz, kur tifozët çekë në “Epet Arena” vendosën kryq mbi flamujt shqiptar dhe i paraqitën ata me shkabën poshtë. Kjo veprimtari e papranueshme ngjall reagime të shumta dhe akuzat për provokim të hapur. Përveç…

Read More

Petro Piti, një 25-vjeçar nga Ura Vajgurore në Berat, ka ndërruar jetë tragjikisht mbrëmjen e djeshme teksa udhëtonte në aksin Lushnjë-Berat. Autoboti me karburant që i përkiste biznesit të familjes së tij ka frenuar për disa metra aq sa është çarë dhe asfalti, por për shkak të ngarkesës që e shtynte përpara mjeti nuk ka mundur të ndalet. Edhe 25-vjeçari e ka parë shumë vonë mjetin bujqësor që kishte ndaluar buzë rrugës, pa asnjë dritë të ndezur, dhe nuk ka pasur mundësi tjetër reagimi. Duke menduar të mos përplaste shoferin e traktorit, Petro Piti e ka drejtuar autobotin në kanal.…

Read More

Çekia ka zhbllokuar menjëherë rezultatin përballë Shqipërisë. Vendasit kanë shënuar që nëminutën e tretë me anë të Chory. Sulmuesi çek është futur në qendër të mbrotjtjes tonë duke goditur dort me të majtën në cep të portës dhe ka realizuar, duke mos i dhënë asnjë shans portierti kuqezi Tomas Strakosha.

Read More

Shqipëria më 15 tetor do të ulet në tryezë me BE në Luksemburg, kjo për të zyrtarizuar hapjen e kapitujve të parë të negociatave, të njohur si themelorët. Data u konfimua nga Presidenca Hungareze e Këshillit të Bashkimit Europian gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit Edi Rama në Budapest, ku u takua me homologun e tij. Victor Orban në konferencën e përbashkët për shtyp nuk e fshehu faktin që ky vendim për Tiranën zyrtare vjen pikërisht gjatë Presidencën Hungareze të unionit. ”Javën e ardhshme në Luksemburg do të kemi në fakt konferencën ndërqeveritare ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë dhe do të hapet…

Read More

Kombëtarja shqiptare luan në transfertë ndaj Çekisë, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të kërkojnë të rikthehen te triumfi, ndonëse përballë është një kundërshtar i vështirë dhe fizik. Siç e tha edhe trajneri Silvinjo, në “Epet Arena” të Pragës, pritet të jetë një përballje shumë e bukur dhe luftuar. Në të kaluarën, Shqipëria është përballur tre herë me Çekinë, ku kuqezinjtë kanë marrë një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet kualifikuese të Europianit të kaluar dhe një fitore për çekët në miqësore. ÇEKIA: Kovar; Vitik, Holes, Boril; Coufal, Soucek, Cerv, Provod; Cerny, Chory, Sulc. SHQIPËRIA:…

Read More

Deputeti i Parlamentit britanik, Nigel Farage ka komentuar i revoltuar mbi pamjet e një emigranti shqiptar të dënuar për grabitje duke drejtuar një automjet luksoz “Ferrari” në Londër. ”Po na bëjnë për budallenj”,-thotë deputeti. Shqiptari është Dorian Puka, një 28-vjeçar i dënuar për grabitje, i cili është deportuar dy herë, por ka arritur të rihyjë në Mbretërinë e Bashkuar. Farage kritikoi pamundësinë për të dëbuar Pukën për shkak të një kërkesë azili në pritje. Puka i cili është burgosur dhe deportuar dy herë për vjedhje me banesa, së fundmi ka postuar në rrjetet sociale një video 90 sekondëshe të tij…

Read More

Artikulli i gazetës ‘Seattle Tribune’ përmbante gjithçka, Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Adolf Hitlerin dhe një automjet me vlerë 15 milionë dollarë. Nuk ishte për t’u çuditur që ai u përhap me shpejtësi në të gjitha mediat shtetërore të Rusisë dhe atyre pro-Kremlinit. Përzgjedhja e temës ishte e çuditshme për një gazetë të vogël të një qyteti amerikan, që zakonisht mbulon vetëm zhvillimet lokale. Në fakt, artikulli me titullin “Makina e paradës së Hitlerit blihet nga Zelensky i Ukrainës” ishte një tjetër lajm i rremë i përhapur nga propaganda ruse. ”Seattle Tribune” nuk ekziston si media. Ajo është një faqe interneti…

Read More

Emra të njohur të ekranit dhe politikës shqiptare u mblodhën mbrëmë në premierën e shumëpritur të serialit shqiptar “Prokurori,” që u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Mes të pranishmëve spikatën figura të njohura të shoëbizit dhe politikës, duke e bërë këtë premierë edhe më të veçantë dhe me ndikim për publikun e gjerë. Nga bota e ekranit, Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduard Grishaj, u shfaqën ndër të parët, tërhequr vëmendjen me elegancën e tyre. Florian Binaj, aktori i njohur i humorit, po ashtu ishte pjesë e këtij eventi, duke shtuar atmosferë pozitive…

Read More

Arlind Bushati është kërcënuar më armë zjarri në Shkodër. 32-vjeçari ka denoncuar në polici, duke thënë se mbrëmë persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ku ka pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në lokal. Policia e Shtetit në një reagim për ngjarjen e rëndë, bën me dije se ka nisur hetimet dhe po bën verifikimet e kamerave të sigurisë për të hedhur dritë mbi ngjarjen. ”Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30,…

Read More

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, tha se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i komplikojnë kapacitetet e SHBA-së për të mbështetur Kosovën. Kasanof, zëvendës i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, i bëri komentet për një grup gazetarësh në Prishtinë, në fund të vizitës së tij dyditore, gjatë së cilës takoi udhëheqësit më të lartë të shtetit, ata të opozitës, të Listës Serbe dhe përfaqësues të shoqërisë civile. “Në takimet e mia me presidenten dhe kryeministrin kam përsëritur dëshirën tonë për një partneritet më efektiv”, tha Kasanof. ”Gjithashtu, jam shprehur i kënaqur me rifillimin e qarkullimit të mallrave…

Read More

Kur ka mbetur më pak se 1 muaj nga zgjedhjet presidenciale, gara mes Kamala Harris dhe Donald Trump po ngushtohet. Që nga 8 gushti, simulatori i zgjedhjeve FiveThirtyEight e ka parashikuar vazhdimisht Harrisin si fituesin e mundshëm ndaj Trump. Megjithatë, ndërsa Harris ende kryeson ndaj Trump me 2.4 pikë në shkallë kombëtare, sipas FiveThirtyEight, sondazhet e fundit tregojnë se diferenca mes dy kandidatëve po ngushtohet me afrimin e zgjedhjeve. Sondazhi i fundit i ActiVote, i kryer nga 3-8 tetor, tregoi se Donald Trump kishte një avantazh prej 1.2 pikësh në mbarë vendin. Kjo erdhi pasi një sondazh i shtatorit nga…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i pranishëm në Samitin e V të Gruas Shqiptare të Diasporës, vuri theksin te rëndësia e pjesëmarrjes së grave të diasporës në procesin zgjedhor të ardhshëm. ”Një lajm i mirë është që në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, vota e anëtarëve të Diasporës do të garantohet nga vendi i tyre pritës, duke bërë të mundur një të drejtë kushtetuese, por dhe një kërkesë të vazhdueshme nga diaspora jonë. Vota e diasporës është një moment historik dhe një “borxh” që u kthehet shqiptarëve që jetojnë jashtë”,-tha Hasani.

Read More