Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në Facebook nga nata e parë e festivalit ”Muzak’Fest”, në qytetin historik të Apolonisë, që shkëlqeu me performancat e jashtëzakonshme nga artistë të mirënjohur. ”Muzak’Fest shkëlqeu me performancat e jashtëzakonshme nga artistët e mirënjohur në një ndër skenat më magjepsëse siç është Parku Arkeologjik i Apolonisë, duke vazhduar eventet e turizmit kulturor”,-shkruan Rama në postimin e tij. Edicioni i parë i Muzak’Fest”, solli në qytetin antik hijerëndë të Apolonisë harmoni mbresëlënëse të artit dhe kulturës. Mes monumenteve që dëshmojnë histori, muzika dhe poezia u bënë një, duke shënuar fillimin e një tradite të…
Author: tirana
11 automjete të vogla dhe një kamion janë përfshirë në një aksident të madh këtë të premte në Prishtinë. Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti të rëndë 6 persona janë dërguar në spital, por fatmirësisht me lëndime të lehta. Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta.
Vëllezërit që akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre, 28-vjeçarit Denis Loka më 7 tetor në Greqi, janë lënë në paraburgim. Sipas dëshmisë të dy të pandehurve, të moshës 17 dhe 19-vjeç, kushëriri i tyre 28-vjeçar i ka abuzuar seksualisht kur ata ishin 4 dhe 6 vjeç. Dy vëllezërit dolën në gjyq rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm dhe u deklaruan fajtorë për akuzën e veprës penale të vrasjes së shkallës së dytë në gjendje të qetë shpirtërore. Mediat greke raportojnë se dy të rinjtë kanë qëndruar për disa kohë jashtë zyrës së hetimit, pasi vendimet nda tyre i…
Ekipi kuqezi luan sot përballë Republikës Çeke në Pragë, sfidë kjo e vlefshme për grupet e Ligës së Kombeve. Dëmtimet dhe mungesat e shumta janë një faktor kundër sot për Silvinjon që do të luajë pa 4 lojtarë të rëndësishëm për skuadrën. Nga Gjimshiti, Broja, Manaj apo Uzuni nuk janë të gatshëm për teknikun brazilian. Diçka është e sigurt se kushdo që do të zbresë në fushë, do të jap maksimumin për fanellën e kombëtares shqiptare. Stadiumi Epet Arena është kthyer në një fortesë për kombëtaren ceke që ka fituar 5 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi apo e…
Këtë të premte në Tiranë u mbajt Samiti i V-të i Gruas së Diasporës Shqiptare, nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ambasadës Gjermane dhe agjencisë për diasporën. Në samit u diskutuan çështje të lidhura me fuqizimin e politikave për orientimin e migracionit drejt zhvillimit përfshi fuqizimin në rrjetin e bashkëpunimit të grave në emigracion. Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, eksperte për politikat publike dhe çështjet zhvillimore u ndal në rëndësinë e Shqipërisë për t’iu bashkuar familjes evropiane. ”Axhenda e Bashkimit Evropian nuk është një axhendë që mund të bëhet nga një aktor, sado i fuqishëm të…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar porosinë që la Erdogan për Ramën në lidhje me organizatën FETO, të cilën Turqia e ka shpallur organizatë terroriste. Meta tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të rëndësishme, por theksoi se nuk duhet të ndërhyhet në punët e brendshme të vendeve. ”Marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë janë shumë të rëndësishme, ato duhet të respektojnë traditën historike midis dy vendeve, ato duhet të orientohen nga detyrimet e përbashkëta si anëtarë të NATO-s dhe njëkohësisht edhe nga vlerat Europiane. Është shumë e rëndësishme që ato të bazohen gjithmonë në respektin e reciproktë…
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz është zotuar të premten se vendi i tij do ta mbështesë Kievin me një paketë të re ushtarake në vlerë 1.4 miliard euro kah fundi i këtij viti. Scholz i cili u takua të premten në Berlin me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, tha se ndihma e re ushtarake përfshirë kundërajrorë, tanke, artileri dhe dronë. Një tank ukrainas në rajonin e Donjeckut, tetor 2024. Ndihma do t’i dhurohet bashkërisht me vendet partnere, Belgjikën, Danimarkën dhe Norvegjinë. “Ky është mesazh i qartë për [presidentin rus Vladimir] Putin: të blesh kohë nuk funksionon. Ne nuk do ta…
16 jetë të humbura janë shkaktuar nga Uragani ”Milton” që ka goditur SHBA-në, më shumë në Florida. Shqiptari Endri Filipi, tha se janë mësuar me uragane, pasi kjo zonë preket shumë nga këto fenomene natyrore. Ai shtoi se kur ka ndodhur uragani, është larguar 4 orë larg nga shtëpia dhe se akoma nuk ka drita në pronën e tij. Endri Filipi shtoi se kur ka ndodhur uragani, ka pasur edhe erëra të fuqishme e përmbytje. ”Unë u largova 4 orë nga shtëpia, për shkak se nënën e kam të moshuar. Dritat kishin ikur edhe në banesën time. Edhe tani nuk…
”Një axhendë digjitale për sigurinë e fëmijëve në Ballkanin Perëndimor” ishte tema e workshopit të parë rajonal që u organizua sot në Tiranë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me Qendrën për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT). Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të platformës TikTok dhe drejtuesit e rregullatorëve të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Kosovës, si dhe ekspertë dhe përfaqësues të tjerë. AMA ka vendosur në muajin gusht një bashkëpunim me platformën TikTok, i cili deri tani ka rezultuar shumë i suksesshëm. Duke pasur si objektiv rregullimin e Platformave të Shpërndarjes së…
Banka Qendrore me qëllimin për të ndaluar rënien e euros në kursin e këmbimit me lekun, ka zhvilluar 3 ankande për blerje valute në muajin tetor. Banka e Shqipërisë zhvilloi disa ankande në muajt prill-qershor, ku tërhoqi 272 milionë euro, me synimin për të rritur rezervën valutore. Krahas blerjeve me ankand, prej datës 2 maj, Banka e Shqipërisë ka filluar edhe ndërhyrjet në tregun valutor në përmbushje të objektivave të politikës monetare, nëpërmjet blerjes së 137 milionë eurove. Ndërhyrjet nuk kanë dhënë efekt të fortë në kursin, i cili e lë euron në kuota nën 100 lekë prej disa muajsh,…
Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga deputetja Oriola Pampuri, janë pritur në një takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Gashi tha se biseda u fokusua për shqiptarëve në rajon, për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, si dhe për procesin e integrimit Europian. Nga ana tjetër, Basha uroi kryeparlamentarin për detyrën e re, si dhe për përgjegjësinë dhe maturinë që tregon në raport me interesin Kombëtar të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu shprehu mbështetjen, mirënjohjen dhe angazhimin e tij dhe të Demokratëve Euroatlantikë dhe të gjithë shqiptarëve që…
Pas vizitës në Tiranë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sot është në Serbi dhe në takimin e tij me homologun serb Aleksandar Vuçiç nënvizoi rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. ”Është e qartë rëndësia e arsyes së shëndoshë në qasjen ndaj tensioneve të fundit Serbi-Kosovë”, tha Erdogan. Ata zhvilluan një konferencë për shtyp pas takimit të tyre në Këshillin e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi dhe nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe. ”Vëllimi i tregtisë me Serbinë kaloi 2 miliardë dollarë për dy vjet radhazi. Vazhdojmë të ndërmarrim hapa për të arritur objektivin e përbashkët prej 5 miliardë dollarësh”, tha…