Author: tirana

Të paktën 15 persona kanë humbur jeten nga uragani Milton në Florida. Vdekjet janë regjistruar në qarkun Shën Lucia, në Volusia, në Petersburg dhe në qytetin Tampa. Kjo stuhi ka lënë rreth 3 milionë banesa dhe biznese pa energji elektrike, ndërsa rrugët janë bllokuar për shkak të rrëzimit të pemëve dhe kabllove elektrike. Uragani Milton ka zbarkuar në brigjet e Floridës si stuhi e kategorisë së tretë, duke goditur ashpër këtë rajon, që ende nuk e ka marre veten nga uragani tjetër, Helene, i cili e ka goditur dy javë më parë, dhe ka vrarë 237 persona. Shkencëtarët besojnë se…

Read More

Në Tiranës është duke u zhvilluar samiti i pestë i gruas së diasporës shqiptare me pjesëmarrjen e shumë grave dhe vajzave shqiptare të cilat jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të botës. Ky samit synon fuqizimin e politikave për orientimin e migracionit drejt zhvillimit si dhe minimizimin e situatave të pasigurta dhe nxitja për mbrojtjen e grave në emigracion, e po ashtu fuqizimi i rrjetit të bashkëpunimit të grave në emigracion. I pranishëm në takim ka qenë edhe ministri i jashtëm Igli Hasani i cili u pyet nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, në lidhje me takimin që…

Read More

Ështw bardhur shkresën që kryetarja Albana Vokshi i ka drejtuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, duke i kërkuar masa për deputetë të PS në komisionion. Në shkresë kërkohet zëvendësimi i zv. kryetarit Plarent Ndreca dhe sekretarit të komisionit. Kërkohet gjithashtu që të lejohen anëtarët e opozitës të marrin pjesë në punimet e komisionit, pavarësisht vendimit të marrë nga Sekretariati i Etikës për përjashtimin e tyre nga jeta parlamentare për përudha të ndryshme kohore. Lista e deputetëve të përjashtuar: 1.Gazment Bardhi2.Flamur Noka3.Bledion Nallbati4.Edi Paloka5.Saimir Korreshi6.Lefter Gështenja7.Luan Baçi8.Agron Gjekmarkaj9.Dhurata Çupi10.Xhelal Mziu11.Ina Zhupa12.Zheni Gjergji13.Helidon Bushati14.Lindita Metaliaj15.Ramadan Lika16.Asllan Dogjani17.Qani Xhafa18.Flamur Hoxha19.Isuf Çela20.Kastriot Piroli21.Lodovik Hasani22.Kasem…

Read More

Sistemi i ri i hyrje-daljeve (Entry/Exit System – EES) i Bashkimit Evropian – i paraparë të hynte në fuqi nga 10 nëntori i këtij viti është shtyrë për një kohë të papërcaktuar, për shkak se një pjesë e vendeve anëtare të bllokut nuk janë ende të gatshme për përdorimin e tij. EES, i cili u krijua në nëntor të vitit 2017, është sistem i paraparë për udhëtarët nga vendet joanëtare të bllokut. Komisionarja e BE-së për punë të brendshme, Ylva Johanson, e bëri të ditur lajmin të enjten, por nuk tregoi se kur mund të hyjë ai në fuqi. Me…

Read More

Aktivistja Edlira Çepani ka reaguar pas humbjes së bashkëshortit të saj, ish-deputeti demokrat, Gert Bogdani. Ajo shkruan se i ndjeri e ka përmbushur mision që kishte, pasi mirësia e tij i bashkoi të gjithë. “Shpresoja të kishte arritur me shenja jete në spital”, deputetja Spahiu tregon momentin kur mësoi lajmin për Gerti Bogdanin: Fatale mbyllja në tualetPërmes një shkrimi në rrjete sociale, Çepani falenderon çdokënd që i ka dhënë mbështetje dhe dashuri në këto ditë të vështira për të. Reagimi i plotë: Kam nisur qindra here te shkruaj dy fjale… por s’kam patur force as ne duar e as ne…

Read More

Efektivët e Forcës Ajrore janë një nga kategoritë që përfitojnë trajtim shtesë financiar nga vendimi i fundit i miratuar nga qeveria. Sipas këtij vendimi, trajtimi financiar rritet ndjeshëm për pilotët, personelin mirëmbajtës të pajisjeve të fluturimit, inxhinierët, teknikët, kontrollorët e trafikut ajror dhe personelin ushtarak aktiv të Detashmentit UAV (dronët), duke konfirmuar se kapitali njerëzor mbetet kryeprioritet. Qindra efektivë të personelit fluturues dhe ushtarakë të tjerë që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me personelin fluturues do të përfitojnë shtesë mbi pagën që varion sipas pozicioneve: – kështu, për pilotët trajtimi financiar shtesë shkon nga 80.000 – 100.000 lekë në muaj; –…

Read More

Pas takimit të rëndësishëm me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ditën e djeshme në Tiranë, një tjetër takim pasues vjen për kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama. Ditën e sotme, Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Hungari. Ai është pritur ng homologu i tij hungazer, Viktor Orban. Burime bëjnë me dije gjithashtu se gjatë kësaj vizite pritet të nënshkruhet një marrëveshje e rëndësishme në sektorin e bujqësisë, që synon forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë fushë.

Read More

Një 32-vjeçar është vënë në pranga, pasi u kap me mbi 31 mijë paund të padeklaruara, të fshehura në furgon, teksa tentonte të hynte në Shqipëri nga porti i Durrësit. Nga kontrollet, në këtë automjet u gjetën të fshehura në shtresën e shasisë, nën sediljen e drejtuesit, 31 120 paund. Në furgon u gjetën po ashtu veshje, vegla pune dhe pajisje elektroshtëpiake. Paratë, të cilat kanë burim të dyshimtë, shtetasi me iniciale A. K. synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, ndërsa mallrat dyshohet se janë të kontrabanduara, sepse nuk ishin të shoqëruara me fatura blerjeje. Ndaj 32-vjeçarit, rëndojnë…

Read More

Prurjet masive të vizitorëve, kryesisht në plazhet e Rivierës Shqiptare, një zonë bregdetare në jug të vendit e lagur nga deti Jon, po e transformojnë ndjeshëm ekonominë në vend, sipas një artikulli të botuar në revistën prestigjioze spanjolle “El Economista”. Sipas të dhënave të mbledhura nga analistë të “Oxford Economics”, numri i turistëve të huaj që kanë vizituar vendin nga viti 2024 deri në gusht ka arritur në 300% të popullsisë vendase. Që do të thotë se për çdo banor të Shqipërisë, këtë vit kanë ardhur tre turistë të huaj. Me një popullsi afërsisht 2,8 milionë banorë, gjithsej 8,5 milionë…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve gjatë kontrolleve intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Distributed”. Gjatë këtij operacioni u arrestua shtetasi H. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë…

Read More

Dimri po vjen, forcat ruse po çajnë përpara, dhe e ardhmja e mbështetjes nga përkrahësi më i fuqishëm i Kievit është e pasigurt, sepse Shtetet e Bashkuara janë buzë mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale muajin e ardhshëm, ku gara është shumë e nxehtë. Ukraina është duke luftuar për mbijetese dhe sovranitet, prandaj çdo ditë, çdo javë, dhe madje çdo muaj është mbase vendimtar për fatin e vendit. Por, një grumbull faktorësh e bëjnë këtë kohë tejet vendimtare: Ukraina është duke u përballur me trysni në shumë fronte, për më tepër në vijën e vërtetë të frontit të luftës, i cili shtrihet…

Read More

Dashi Duhet të mundoheni që të përshtateni me një periudhë ndryshimesh dhe zgjidhjesh. Do t’iu duhet të vini rregull brenda jetës suaj, si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Demi Do të keni ndikimin e favorshëm të planetit të Saturnit gjatë gjithë kësaj të premte. Me shumë mundësi do të vlerësoni më mirë disa ndryshime të rëndësishme në sektorin profesional. Binjakët Duhet të mundoheni që të rrini larg nga aktivitetet apo vendimet që kërkojnë shumë përkushtim gjatë kësaj të premte. Parashikohet që të përballeni me një sërë ndryshimesh, ndaj duhet t’iu kushtoni më shumë rëndësi të ardhurave tuaja gjatë…

Read More