Author: tirana

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës që Shqipëria do të luajë nesër ndaj Çekisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Strategu brazilian vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, duke thënë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. “Do të jetë një sfidë e rëndësishme, duke ditur që Çekia është skuadër e ashpër dhe shumë e vështirë. Kanë lojtarë shumë të mirë. Ne vijmë këtu për të luajtur. Jemi përgatitur për këtë ndeshje. Asnjë trajner nuk e përgatit ndeshjen për të barazuar, ne futemi në fushë për më të mirën. Kjo është jeta e një…

Read More

Këtë të enjte janë krijuar radhë të gjata automjetesh në hyrje në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Drejtuesit e mjeteve po presin për minuta të tëra për të kaluar në anën tjetër të kufirit edhe në kushtet kur po punohet me 5 sportele në hyrje dhe shpesh herë kontrolli i përbashkët bëhet me procedurë të përshpejtuar. Gjithë ky fluks ka ardhur për shkak se shumë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm kërkojnë të kalojnë ditët e fundjavës në Shqipëri.

Read More

Prej vitesh flitet nëse Duka i Sussex-it, Princ Harry mund t’i bashkohet një ditë familjes Mbretërore, veçanërisht pasi vëllai i tij, Princi William, dhe anëtarët e tjerë të lartë mbretërorë marrin mbi supe përgjegjësi në rritje. Gjatë një interviste televizive, Duka u pyet drejtpërdrejt nëse ai mund të paramendonte ndonjëherë një rikthim në rolin e tij mbretëror. Ajo që pasoi ishte një përgjigje e sinqertë e palëkundur që linte pak hapësirë ​​për interpretim. ”Jo. Unë nuk mendoj se do të jetë ndonjëherë e mundur”,-u përgjigj Princi Harry, duke dhënë një deklaratë të prerë që përmbledh kompleksitetin e marrëdhënies së tij…

Read More

Katër persona janë konfirmuar të vdekur si pasojë e uraganit të fortë që goditi Floridën gjatë natës, ndërsa pritet të ketë përmbytje të tjera. Viktimat janë raportuar në qarkun S Lucie, në bregun lindor të Floridës, nga tornadot e krijuara, të cilat shkaktuan edhe dëme të mëdha, duke rrafshuar më shumë se 100 shtëpi. Më shumë se tre milionë shtëpi dhe biznese janë pa energji elektrike, ndërsa guvernatori Ron DeSantis thotë se priten më shumë përmbytje në ditët në vijim. DeSantis tha gjithashtu se mbi 80,000 njerëz kanë qëndruar në disa qendra strehimi gjatë natës. “Ne do ta kuptojmë më…

Read More

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka inauguruar Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë së bashku me kryeministrin Edi Rama. Erdogan tha se është një dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri. Gjatë inaugurimit të saj, Gazment Bilal Teqja, myftiu i Tiranës u prezantua si imami drejtues i Xhamisë së Namagjasë. Punimet për objektin e ri të kultit me një sipërfaqe prej 6 mijë metra katrorë nisën në vitin 2015, një investim i Komunitetit Mysliman të Turqisë në vlerën e 30 milionë Eurove. View this post on Instagram A post shared by tirananews.al (@tirananews)

Read More

Nënkryetari i PD-së, deputeti i Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka ndarë shqetësimin e shprehur nga qytetarët që vjen nga ndotja e një fabrike të përpunimit të mbetjeve shtazore të banorëve të Lagjes ‘Skenderbeg’ në Lezhë dhe banorëve të Grykë Zezës. Gjekmarkaj shprehet se Bashkia e Lezhës dhe Ministria e Mjedisit nuk duhet e nuk mundet të rrinë duar e gojë lidhur për këtë realitet kaq ulëritës! Deklaratë mbi shqetësimin e banorëve të Lagjes “Skenderbeg” në Lezhë dhe banorëve të Grykë Zezës nga ndotja që shkakton Fabrika e përpunimit të mbetjeve shtazore në Lezhë! Banorët lagjes “Skënderbeg” dhe të Grykë Zezës por…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar përmes një shkrimi për Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë. Sipas tij, ndërtimi i Xhamisë nisi me datë 20 prill 2013 pasi qeveria e PD-së i riktheu tokën e konfiskuar nga regjimi komunist komunitetit mysliman, të cilën, sipas tij e pengoi për 11 vite Edi Rama si kryetar Bashkie. Shkrimi i plotë Sot inaugurohet Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Të dashur miq, inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë 11 vite pas fillimit të ndërtimit është një ngjarje e veçantë për besimtarët myslimanë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Ky tempull fetar madhështor zbukuron…

Read More

Pas një debati publik se kush do të jetë  kujdestari i Xhamisë së Namazgjasë, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së inagurimit, tha se do jetë kryemyftiu i Tiranës, Bilal Teqja. ”Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja, i cili nga sot do të jetë krye kujdestari i këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”, tha Rama. Kreu i qeverisë falënderoi presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, duke cilësuar si mik të çmuar për shqiptarët.

Read More

Pas fjalimit në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë, kryeministri Edi Rama shkoi dhe përqafoi presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Rama falënderoi Erdogan për ndihmën e madhe të dhënë për ndërtimin e kësaj xhamie dhe e çmoi presidentin turk si mik dhe popujt shqiptarë e turq si vëllezër. Kurse Erdogan gjatë fjalës së tij, theksoi se ky objekt është simbol i miqësisë dhe i solidaritetit mes dy vendeve. ”Xhamia është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, ibadeti dhe adhurimi, por është multifunksional për të cilët do t’u shërbejë besimtarwve, kompleks social ka salla konferencash, bibliotekë, dhoma studimi, ashensorë…

Read More

Alvaro Morata në një rrëfim prekës ka treguar vështirësitë e tij në luftën me depresionin. Sulmuesi spanjoll, ka kujtuar kohët e vështira në Spanjë, të cilat vinin shpesh për shkak të kritikave të mëdha të tifozëve. Në intervistën për “COPE”, Morata deklaroi se nga momenti i vështirë që po kalonte, kishte turp të ecte në rrugë me fëmijët e tij. “Kur jeni në kohë të vështirë, si depresioni apo sulme paniku, nuk ka rëndësi se çfarë pune bëni. Ju keni një person tjetër brenda jush që duhet të luftoni çdo ditë dhe çdo natë. Për mua gjëja më e mirë…

Read More

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se xhamia e madhe është trashëgimi e një populli të tërë e cila mishëron atë që profeti ka thënë ”unë jam lutja e Ibrahimit dhe ëndrra e nënës sime”. Nga ana tjetër, Rama shtoi edhe se u desh një vullnet i mirë për ta pastruar truallin e Namazgjasë të kthyer në një shesh pazari të imponuar në hapësirën e nevojës së besimtarëve myslimanë për ta pasur tempullin e tyre.…

Read More

Kryeministri Edi Rama krah presidentit turk Erdogan, tek inagurimi i Xhamisë së Namazgjasë, tha se erdhi momenti i shumëpritur i çeljes së këtij tempulli. ”Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti miku im, presidenti Erdogan, shumë e nderuara zonja Erdogan, fortë të nderuar klerikë, të dashur miq, dhe fort të respektuar besimtar, ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli kaq i shumëpritur në rrjedhën e viteve”.

Read More