Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Morata flet hapur dhe tregon për vuajtjet nga depresioni: Kisha turp që të ecja me fëmijët e mi

17:24 / October 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
morata2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alvaro Morata në një rrëfim prekës ka treguar vështirësitë e tij në luftën me depresionin. Sulmuesi spanjoll, ka kujtuar kohët e vështira në Spanjë, të cilat vinin shpesh për shkak të kritikave të mëdha të tifozëve. Në intervistën për “COPE”, Morata deklaroi se nga momenti i vështirë që po kalonte, kishte turp të ecte në rrugë me fëmijët e tij.

“Kur jeni në kohë të vështirë, si depresioni apo sulme paniku, nuk ka rëndësi se çfarë pune bëni. Ju keni një person tjetër brenda jush që duhet të luftoni çdo ditë dhe çdo natë. Për mua gjëja më e mirë ishte të largohesha nga Spanja, nuk durova më.

Po ndihesha shumë keq. Mendova se nuk do t’i vishja më këpucët dhe nuk do të dilja më në fushë. Po kaloja keq, arrita në atë pikë sa nuk mund të lidhja as lidhëset e këpucëve. Tre muaj para Europianit po mendoja nëse mund të luaja sërish. Nuk e dija se çfarë po më ndodhte, është një çështje shumë e ndërlikuar dhe e ndjeshme. Është ai momenti kur kupton se ajo që do më shumë në botë është edhe ajo që urren më shumë.

Më vinte turp të ecja me fëmijët e mi në rrugë. Sa herë dilja me ta, kisha gjithmonë një episod, pa tension, me njerëz për diçka që kishte ndodhur në ndeshjet e mëparshme. Dhe në fund nuk doja të bëja pazar me ta, siç bën shpesh një baba me fëmijët e tij. Më vinte turp”, deklaroi Morata.

Alvaro Morata Sulmuesi spanjoll
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.