Pak orë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, SPAK ka thërritur sërish sërish Jurgis Çyrbjen. Siç bëjnë me dije burime të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Çyrbja është njoftuar për t’u paraqitur këtë të premte në orën dhjetë. Nga informacionet, dyshohet se sot pritet t’i komunikohet akuza, ndërsa dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si kur ishte drejtor i hipotekës Durrës Deputeti Çyrbja, në paraqitjen e tij 72 orë më parë në SPAK, u pyet për gati 8 orë, por në dalje ai nuk pranoi që të flasë për gazetarët dhe të tregojë detaje.
Author: tirana
Pas largimit të uraganit Milton, shkalla e shkatërrimit dhe dëmtimit në të gjithë Florida është duke u përllogaritur nga autoritetet, teksa gjithçka ka mbetur pas janë rrënojat dhe gërmadhat. Stuhia u shfaq të mërkurën në mbrëmje pranë Siesta Key, Florida, si një stuhi e rrezikshme e kategorisë 3 përpara se të shpërthejë në shtet si një stuhi e kategorisë 1, duke shkatërruar shtëpi, rrugë, linja elektrike, pemë dhe ndërtesa. Të paktën 15 njerëz kanë vdekur në rrugën e shkatërrimit të Miltonit, e cila solli një stuhi shkatërruese në pjesë të bregut perëndimor të Floridës dhe tornado vdekjeprurëse në lindje të…
Armina Mevlani, bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, ka komentuar vendosjen nën masën e sigurisë “arrest shtëpiak” të vjehrrit të saj, Sali Berisha. Blogerja u shpreh se “nuk është përjetuar mirë”, por shtoi se “drita e diellit do të dalë e sigurtë që po”. Armina Mevlani theksoi se ka komunikuan me kreun e PD-së, duke shtuar se “gjëja më e rëndësishme qoftë në familje apo marrëdhënie është shëndeti”. Nuk është përjetuar mirë se normalisht është diçka jo e drejtë në këndvështrimin e shumë njerëzve, por edhe në realitet, megjithatë shpresojmë për më mirë. Kemi pasur kontakt, me kalimin e kohës kam kuptuar se…
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin “Tuneli” në Tiranë, ku policia zbuloi një shtëpi bari në një magazinë të vjetër shtetërore. Mësohet se organizatori i këtij aktiviteti të paligjshëm është 46-vjeçari Saimir Karaj, i cili është shpallur në kërkim. Karaj është daja i Erlind Tresës, personit që u vu në pranga së bashku me 6 persona të tjerë. Personat e arrestuar jane: Erlind Tresa, Reshit Tresa, Asqeri Likaj, Elvis Lala, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali. Ndërkohë policia thote se në total janë sekuestruar 293 bimë narkotike, kanabis sativa, e cila u asgjesua me ane te djegies.…
Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me magazinën e përshtatur për kultivim kanabisi në Tiranë.Bëhet fjalë për shtetasit: Erlind Tresa, Reshit Tresa, Asqeri Likaj, Elvis Lala, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali.
Kryemnistri Edi Rama ka ndarë sot, një ditë pas takimit me Presidentin Turk Erdogan, fotot me të, duke e cilësuar si mik të shqiptarëve. “Mirëmëngjes, dhe me FotoALBUMIN e vizitës së një Miku të Madh të Shqipërisë e shqiptarëve dje në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij një ditë pas vizitës së presidentit turk në Tiranë.
Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona pas zbulimit të “shtëpisë së barit” në rrugën “Hamdi Pepa” në Tiranë, ditën e djeshme, 10 tetor. Në pranga kanë rënë Erlind Tresa, Reshit Tresa, Asqeri Likaj, Elvis Lala, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali. Tre prej të arrestuarve janë punonjës të OSHEE-së. Në kuadër të operacionit tuneli u arrestuan shtetasit – Erlind Tresa, 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë në Gjermani për kultivim bimësh narkotike; – Sh. T., 57 vjeç,…
Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimit të shpejtë të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa. Në këtë mënyrë moti nga orët e para të 24 orësh-it e deri në orët e mesditës do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar dhe hera-herës deri dhe të lartë. Në pjesë tjetër të territorit reshjet me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.…
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, bën me dije se po vijon intensivisht puna për pastrimin dhe sistemimin e zonave bregdetare në territorin e bashkisë. Aksioni i fundit është fokusuar në plazhin e Dhërmiut, ku Drejtoria e Shërbimeve dhe Punëve Publike po realizon pastrimin dhe rehabilitimin e rrugëve kryesore. ”Vazhdon intensivisht puna për pastrimin dhe sistemimin e zonave bregdetare në bashkinë e Himarës! Drejtoria e shërbimeve dhe punëve publike po vijon këto ditë me pastrimin dhe rehabilitimin e rrugëve kryesore në plazhin e Dhërmiut. Në terren po angazhohen punonjësit e drejtorisë si edhe mjete të tonazheve të ndryshme. Aksioni…
SPAK i ka dhënë vetes edhe një muaj kohë për të qepur dhe depozituar në gjykatë dosjen “Partizani” me të pandehur ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe katër të tjerë. Në një kohë që afati i hetimit skadonte më 2 tetor, ndërsa mbyllja e hetimeve iu komunikua me herët të pandehurve, SPAK ka njoftuar mbrojtësit e tyre për një shtyrje të re. Përmes këtij afati, prokurorët do të njihen edhe me materialet voluminoze të paraqitura nga avokatët për kundërshti mbi hetimin e bërë nga SPAK. Nga ana tjetër, pavarësisht afatit të ri, prokurorët mund t’i drejtohen më shpejt gjykatës me kërkesën për…
Imami zyrtar i Xhamisë së Namazgjasë, Gazment Teqja ka folur për herë të parë pas marrjes së kësaj detyre. Xhamia, më e madhja në Ballkan, u inaugurua sot nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. “Urime për të gjithë shqiptarët, ta gëzojnë të gjithë. Sapo përfunduam faljen e parë në xhami. Ka mbi 3 dekada që besimtarët e Tiranës e prekin një xhami të tillë në tokën e Namazgjasë. U preka që në momentin që lexova Kuranin sepse na u la neve ta nisim me të në çeljen e ceremonisë. Di të them që Zoti na…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të Xhamisë së Namazgjasë, në të cilën përshëndetën Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministri, Edi Rama. Teksa ka postuar foto nga ceremonia, kryeparlamentarja shkruan se xhamia është simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes Shqipërisë dhe Turqisë. “Urime besimtarëve myslimanë, në ditën e çeljes së këtij tempulli adhurimi, dhe simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes Shqipërisë e Turqisë”.