Author: tirana

Nxënësit e shkollës “Musine Kokalari” mësojnë në kushte të reja dhe bashkëkohore, pas rindërtimit nga Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e programit “EU4Schools”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP Shqipëri. Në përurimin e shkollës morën pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Shefi i Bashkëpunimit pranë BE, Hubert Perr, Zv. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nina Guga dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP Albania, Monica Merino, si dhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj tha se Kombinati është transformuar totalisht me një buqetë shkollash me standardet më të mira.…

Read More

Nënkryetari demokrat Oerd Bylykbashi, thotë se Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin e deputetit dhe një ditë më pas akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre. Kjo që ndodhi me deputetin e PS-së, sipas Bylykbashit ka prekur 40% të listës së deputetëve socialistë të Durrësit. Si drejtues politik i këtij qarku, Bylykbashi thekson se tre më të votuarit pas kryeministrit Edi Rama, Lefter Koka, Rrahman Rrahja dhe Jurgis Çyrbja u përdorën nga Rama për vota dhe u detyruan të lënë mandatin para se SPAK t’u komunikojë akuzat. Postimi i plotë Që nga fillimi i këtij mandati parlamentar në 2021, tre deputetë të PS-së…

Read More

Projektligji për shkencën dhe kërkimin shkencor ishte një draft i beftë për Universitetet. Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Mark Marku i cili edhe u përfol si kreu i ri i Shkencës, tha se ligji shkel hapur autonominë e univeristeteve për kërkimin shkencor. Ai fuqizon Akademinë e Shkencave për të kontrolluar shkollat e larta. Duke shpresuar se është thjesht një lapsus i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, dekani i Fakultetit Filologjik propozon bllokimin e projektligjit. Sipas profesor Mark Markut, nevojitet hartimi i një drafti të ri që realisht do t’u nevojitet universiteteve, por edhe plotësimit të standarteve të Bashkimit…

Read More

Kanë kaluar 80 ditë nga vrasja e trefishtë e ndodhur në Memaliaj, dhe ende policia dhe organet ligjzbatuese nuk kanë një emër konkret apo të dyshuar si autor të kësaj ngjarje. Fatbardha Çela, nëna e Marsel Çelës i vrarë në atentatin e 20 korrikut në Memaliaj i cili ishte duke pirë kafe në lokal, në momentin që ndodhi atentati ka kërkuar me ngulm dënimin e autorëve të vrasjes së të birit. Ajo ka thënë se policia deri më tani nuk ka bërë detyrën e vet. ”Jemi të shqetësuar dhe vetë të pasigurtë autorët që gjuajtën duhet të varen në mes…

Read More

Dy marrëveshje, njëra në bujqësi dhe tjetra në administratën publike, u nënshkruan në Budapest nga kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare, vlerësoi mbështetjen e Hungarisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian të Shqipërisë, ndërsa u ndal te investimet hungareze në vendin tonë, që sipas Ramës, arrijnë shifra mbreslënëse deri në 350 milionë euro. ”Ne kërkojmë që të mësojmë gjithnjë e më shumë nga Hungaria dhe nga të gjithë ata që menaxhojnë sektorë të ndryshëm. Nënshkruam dy marrëveshje mirëkuptimi, në bujqësi dhe në administratën publike, që është shumë e rëndësishme për të gjitha ato vende që…

Read More

Nëse ju i keni harruar fotot e Chiara Ferragni-t në një jaht me sipërmarrësin e njohur Silvio Campara disa muaj më parë, ato mbeten për momentin prova e vetme se influencuesja dhe Silvio janë në një romancë bashkë. Chiara nuk ka folur zyrtarisht për këtë çështje, madje pas këtyre fotove nuk ka postime apo momente të tjera bashkë që janë publikuar në media, por sipas miqve të përbashkët të çiftit, ata “janë të dashuruar si adoleshentë” bashkë. Sipas të përjavshmes, “Oggi”, Chiara dhe Silvio, një biznesmen i njohur veshjesh, po përjetojnë një romancë të “mbrojtur” dhe të “qëndrueshme”, për faktin…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizitë zyrtare në Hungari, pas takimit me homologun Viktor Orban, mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp. Rama vlerësoi homologun Orban edhe si person me të cilin mund të flas lirisht për çështje të ndryshme, në të kundërt të retorikës në Europë e cila fajëson për shumëçka kryeministrin hungarez. ”Shpreh mirënjohjen time për atë që ka bërë Presidenca e Hungarisë për ne, duke bërë të mundur që pas disa ditësh të hapim një grup të tërë kapitujsh për integrimin e Bashkimin Europian. Është momenti për të falënderuar edhe Oliver Varhelyn, i cili na ka shoqëruar…

Read More

Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban thotë se konferenca e dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të zhvillohet më 15 tetor. “Ishte kënaqësi të mirëprisja Kryeministrin Edi Rama sot në Budapest”, shkroi Orban në një postim në “X”. “Jemi të lumtur të shpallim se konferenca e dytë ndërqeveritare me Shqipërinë do të zhvillohet më 15 tetor, duke shënuar kështu edhe çeljen e kapitujve negociues. Ne nuk kemi vetëm fjalë për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, flasim me vepra!”. Hungaria mban Presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian për këtë vit dhe sipas saj përshpejtimi i rrugës së integrimit të…

Read More

Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore. Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave,…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të premten më 11 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Gëzim Veizi. Procesi i vetingut për Veizin u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin. Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën Veizi dha shpjegime para Komisionit për barrat e provës lidhur me rrëzimin e vendimmarrjeve në disa çështje të hetuara prej tij si dhe për një pamundësi financiare në shumën rreth 2 milionë lekë për gjithë periudhën e rivlerësimit. Gëzim Veizi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë…

Read More

Pas rreth 30 minutash deputeti i PS Jurgis Çyrbja, ka dalë nga ambientet e SPAK. Një ditë pasi la mandatin ai u paraqit në SPAK sot bashkë më avokaten, ku siç raportoi më herët Anila Hoxha, atij besohet se i është komunikuar akuza e shpërdorimit të detyrës kur ishte në krye të Hipotekës në Durrës. Ai i tha gazetares Hoxha se mandatin e ka lënë për arsye shëndetësore, ndërsa i pyetur se për çfarë hetohet, ka thënë për një çështje në kohën kur drejtonte Hipotekën. Gazetarja Anila Hoxha: Për çfarë ishit në SPAK? Jurgis Çyrbja: Ishim për të dhënë sqarime…

Read More

Met Gjura, babai i Elenora Toçit e cila u mbyt në krevat nga bashkëshorti i saj Lulzim Toci në banesën në Itali, ka hedhur akuza ndaj krushqve se i kanë torturuar vajzën. Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, babai i 24-vjeçares rrëfeu se vjehërrit e kanë lënë pa bukë të renë, kur i shoqi jetonte në emigrim në Itali. “E kishin torturuar se mua s’më kishin treguar, më mbrapa më tregoi vajza. Edhe asistencën ia kishin marrë tek shtëpia. Unë ju kam çuar bukë, e linin pa bukë e kurrgjë”, tha ai, duke shtuar se i…

Read More