Author: tirana

Autorja e “Vegjetarianit” dhe “Libri i Bardhë” fiton çmimin Nobel për Letërsinë e këtij viti, duke u bërë gruaja e 18-të që fiton çmimin. Pas tre ditësh çmime Nobel për nder të punës në shkenca, çmimi i Letërsisë është shpallur nga Komiteti Nobel në Akademinë Suedeze. Autorja koreano-jugore Han Kang ka fituar çmimin Nobel për Letërsinë e këtij viti “për prozën e saj intensive poetike që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore”. Sipas Akademisë, krijimtaria e saj “përballet me trauma historike dhe grupe rregullash të padukshme dhe, në secilën prej veprave të saj, ekspozon brishtësinë e…

Read More

Bota do të përballet me një rritje mesatare globale të temperaturës prej 2,7 gradë Celsius deri në vitin 2100, sipas një raporti të ri nga një grup ndërkombëtar studiuesish. Studiuesit analizojnë 35 “shenja vitale planetare” çdo vit. ”Në vitin 2023, 25 prej tyre do të kenë arritur nivele rekord, me pasoja negative për klimën”-sipas raportit të publikuar. William Ripple i Universitetit Shtetëror të Oregonit, shkroi se ngrohja globale është parashikuar saktë për gjysmë shekulli, pavarësisht këtyre paralajmërimeve, ne ende po lëvizim në drejtimin e gabuar. Sipas raportit, emetimet vjetore të gazeve serrë të lidhura me energjinë u rritën me 2,1%…

Read More

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 46-vjeçar, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. Kjo e fundit rezultonte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, por 46-vjeçari sërish ka ushtruar dhunë ndaj saj. “Komisariati i Policisë Berat arrestoi në flagrancë shtetasin L. H., 46 vjeç, banues në fshatin Goraj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.”, njofton policia.

Read More

Pogradec Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas njoftimit të marrë se në lagjen nr. 4 Pogradec, pas mesnate, po ndodhte një konflikt ndërmjet dy shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar shtetasi: Ilir Topçiu, 49 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas ka precedent të mëparshëm, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Shtetasi I. T. dyshohet se gjatë një konfliktit të çastit për motive të dobëta,…

Read More

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbyllur takimin disa minutësh me Presidentin shqiptar Bajram Begaj, duke iu drejtuar më pas kryeministrisë. Ai u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama, dhe më pas u shoqërua në ambientet e brendshme të godinës. Pas takimit me dyer të mbyllura, presidenti turk dhe kreu i ekzekutivit do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Read More

Marin Hoxha është një prej aktorëve që luan në filmin serial “Prokurori”, i cili do të shfaqet në kinematë e Tiranës që prej mbrëmjes së sotme. Në një intervistë për Vip Magazine, Marini tregon se si u bë pjesë e filmit “Prokurori” pa u paragjykuar nëse kishte apo jo formim të mëparshëm si aktor. Për regjisorin e këtij filmi Fatmir Doga, Marini tregon se mjaftonte forma organike me të cilën interpreton për të shkuar sa më thjeshtë pranë publikut.“Në fillim të vitit të kaluar u bë një thirrje për audicione. Thirrje e hapur. Jo vetëm aktorët profesionistë. Unë si gjithë…

Read More

Rafael Nadal, 22 herë kampioni i Grand Slam-it, do të tërhiqet nga tenisi në fund të këtij sezoni. 38-vjeçari do të bëjë paraqitjen e tij të fundit për Spanjën në finalet e Kupës Davis të nëntorit në Malaga. Në një video-mesazh të lëshuar të enjten, Nadal tha: “Jam këtu për t’ju njoftuar se po tërhiqem nga tenisi profesionist. “Realiteti është se kanë qenë vite të vështira, veçanërisht dy të fundit. “Unë nuk mendoj se kam qenë në gjendje të luaj pa kufizime.”

Read More

Pesë persona në Durrës janë proceduar penalisht për shkak të disa shkelje të ndryshme si thyerje të masës së sigurisë me arrest shtëpie, aksident dhe konflikte fizike. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 46 vjeç, banues në Kodër Sukth, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 27 vjeç, banues në Mamurras, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi A. L., 62 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Shtetasi E. A. është…

Read More

Një grua nga Dimali ka përfunduar në dyert e policisë pas denoncimit të avokatit të saj. Sipas burimeve zyrtare, ka nisur procedimi penal për 48-vjeçaren me iniciale M.K., kjo pasi avokati i saj nga Tirana e ka denoncuar se e shqetësonte vazhdimisht dhe nuk e linte rehat. “Stacioni i Policisë Dimal referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 48 vjeçe, banuese në Berat, pasi dyshohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike keqdashëse, i ka prishur qetësinë përfaqësuesit të saj ligjor, shtetasit E. P., 60 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia. Materialet procedurale i kaluan…

Read More

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur pak më parë në aeroportin e Rinasit, për një vizitë disa orëshe në Tiranë, ku do të inaugurohet edhe Xhamia e Namazgjasë. Erdogan u prit nga ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani, i cili ka ndarë në rrjetin social “X” edhe një foto nga momenti. “Mirëseerdhe zoti President”, shkruan Hasani. Presidenti Erdogan, do të zhvillojë takim me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Më pas ai do të ketë një konferencë për mediet me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë. Drejtoria…

Read More

10 Tetori është Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Organizata Botërore e Shëndetësisë për 2024-ën e ka vënë theksin tek lidhja jetike që qëndron mes shëndetit mendor dhe punës. Mjediset e sigurta dhe të shëndetshme të punës mund të veprojnë si një faktor mbrojtës për shëndetin mendor. Kushtet e pashëndetshme duke përfshirë stigmën, diskriminimin dhe ekspozimin ndaj rreziqeve si ngacmimi dhe kushte të tjera të këqija të punës, mund të paraqesin rreziqe të konsiderueshme, duke ndikuar në shëndetin mendor, cilësinë e përgjithshme të jetës dhe rrjedhimisht pjesëmarrjen ose produktivitetin në punë. Sipas OBSH, me 60% të popullsisë globale në punë, nevojitet…

Read More

Ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Sipas agjendës ai pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Më pas ai do të ketë një konferencë për mediat me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë. Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë disa takime. Agjenda e plotë: 11:30 – 11:40Ceremonia e pritjes në Presidencë 11:40 – 12:40Takim me presidentin Begaj 12:40 – 13:40Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit…

Read More