Author: tirana

DASHI Në dashuri, dita premton të jetë pozitive, me momente bashkëpunimi dhe qetësie. Përfitoni nga kjo klimë për të forcuar lidhjen me partnerin. Në punë jeni të vendosur dhe gati për të kapur mundësi të reja: mos i humbisni mundësitë që ju lindin. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox për sot, ka ende disa paqartësi që ju mundojnë, por është koha t’i përballoni me qetësi dhe me dialog. Në punë, lodhja ndjehet, por mos u dorëzoni: këmbëngulja juaj do të shpërblehet së shpejti. BINJAKËT Dita juaj në dashuri do të jetë mjaft e ndërlikuar: shmangni diskutimet e panevojshme dhe përpiquni…

Read More

Në Akademinë e Sigurisë këtë të mërkurë u zhvillua ceremonia për certifikimin e 400 kursantëve që përfunduan me sukses Kolegjin Policor për Patrullë të Përgjithshme dhe për nisjen e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit për studimet Bachelor për 150 maturantë. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se rikthehet në Akademinë e Sigurisë, në të njëjtën ditë me dy gëzime: diplomimin e 400 punonjësve të policisë dhe fillimin e vitit të ri akademik me 150 punonjës të rinj, të cilët shumë shpejt, si vetë brezat paraardhës do marrin detyra shumë të rëndësishme në Policinë e Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik, Kroaci ku merr pjesë në Samitin “Ukraina-Europa Juglindore”. Rama ka postuar foto nga takimi me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe liderët e tjerë të shteteve pjesëmarrëse në samit, ndër to edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në samit marrin pjesë zyrtarë të lartë nga 12 vende të rajonit, përfshirë tre presidentë, pesë kryeministra dhe katër ministra të Jashtëm.

Read More

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ka paralajmëruar për reshje shiu me intensitet mesatar gjatë tri ditëve të ardhshme, me shtrëngata në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës, bazuar në parashikimet e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave. Në përgjigje të këtyre parashikimeve, AKMC dhe Ministria e Mbrojtjes janë duke monitoruar situatën në mënyrë të vazhdueshme, në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe strukturat qendrore të mbrojtjes civile. Forcat e Armatosura janë gjithashtu në gatishmëri, të pajisura me mjetet e nevojshme për të ndërhyrë në rast emergjence. Qytetarët e qarqeve Lezhë dhe Shkodër u këshillohen të tregojnë kujdes dhe të bashkëpunojnë…

Read More

Nesër do të përurohet xhamia e Namazgjasë në Tiranë. Në ceremoninë e përurimit do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, por jo kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu. Komuniteti e pranon përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thotë se do të përfaqësohet nga myftiu i Tiranës Gazment Teqja. Ish Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka thënë në “News Hour” se Bujar Spahiu duhet të jap një shpjegim pse do të mungojë në këtë ngjarje historike. ”Në një moment të caktuar qoftë dhe si ky, duhet të japin një shpjegim për publikun, për…

Read More

Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor, në Luksemburg, Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila shënon dhe çeljen e grupkapitujve të parë në negociatat e anëtarësimit. Ky grupkapitujsh përfshin mes të tjerash gjyqësorin, të drejtat themelore dhe politikat kundër korrupsionit. Ekspertët e njohur për çështjet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Miriam Kosmehl dhe Nicholas Whyte thonë se vendimi i Brukselit pasqyron plotësimin e kritereve të vendosura për Shqipërinë për këtë fazë të procesit integrues, megjithatë vendi duhet të japë më shumë rezultate, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformës në drejtësi. 10 vjet pasi Shqipëria…

Read More

Presidenti i vendit, Bajram Begaj takoi sot zv/sekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit ”Konrad Adenauer”, Dr. Gerhard Wahlers, së bashku me drejtorin e këtij fondacioni në Tiranë, Dr. Thomas Kunze. Kreu i shtetit shprehu mirënjohje për ndihmën që ky fondacion i ka dhënë vendit tonë ndër vite, për kontributin për një shoqëri të drejtë, promovimin dhe ruajtjen e demokracisë, sistemin e drejtësisë, për nismat e edukimit politik, si dhe kodin elektoral. Gjermania tha Begaj, mbetet një mbështetëse e madhe e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. ”Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet strategjik i Shqipërisë, por mendoj se zgjerimi i Unionit…

Read More

Lufta ruse në Ukrainë nisi më 24 shkurt dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka bërë të ditur se fundi i luftës do të vijë brenda vitit 2025. Në një fjalim nga Kroacia, lideri i Ukrainës kërkoi më shumë ndihma për forcimin e industrisë së mbrojtjes dhe kërkoi mbështetjen e aleatëve “Situata në fushën e betejës krijon një mundësi për të bërë këtë zgjedhje, një zgjedhje për veprim vendimtar për t’i dhënë fund luftës jo më vonë se viti 2025. Ne po llogarisim në udhëheqjen e Presidentit Joe Biden. Ne mbështetemi në hapat e fortë dhe të mençur të Britanisë,…

Read More

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, ka organizuar një tur tre ditor në veri të Shqipërisë, për rritjen e investimeve për të rinjtë, në mënyrë që ata të krijojnë të ardhmen në vendlindjen e tyre. Ditën e djeshme ata vizituan Kukësin, ndërsa sot dhe nesër do të jetë në Tropojë. ”Po dëshmojmë partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë përmes mbështetjes britanike për të ardhmen e veriut të Shqipërisë duke u fokusuar tek të rinjtë”. Ky tur nxjerr në pah nismat e rëndësishme të financuara nga Mbretëria e Bashkuar në këtë rajon, të cilat përqëndrohen në nxitjen…

Read More

Qarku i Shkodrës u përfshi sot nga reshje intensive shiu. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci thotë se përballë situatës së krijuar, grupet e punës u angazhuan në terren për menaxhimin e kësaj situate. ”Fatmirësisht nuk ka pasur dëme të mëdha në banesa dhe biznese ndërkohë që situata aktualisht është e qetë dhe po monitorohet nga punonjësit dhe specialistët e emergjencave civile të Bashkisë Shkodër. Sipas parashikimeve, Shkodra do të jetë edhe nesër në prezencë reshjesh ndërkohë që të gjitha strukturat tona janë në terren për çdo problematikë”,-shkruan Beci. Postimi i plotë Kjo e mërkurë, përfshiu qytetin dhe njësitë…

Read More

Hapja e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, e cila do të drejtohet nga një Imam turk i caktuar tashmë nga Turqia, paraqet një sfidë të re për bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Pas një periudhe pritjeje, kjo xhami do t’i hapë dyert për besimtarët myslimanë, por duke sjellë me vete një drejtues të emëruar nga Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të inaugurojë të enjten (10 tetor) xhaminë e Namazgjasë, e cila i ka kushtuar qeverisë turke 30 milionë euro. Drejtimin e xhamisë, e cila ndodhet në qendër të Tiranës dhe është e konsideruar…

Read More

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës së Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, nesër në Tiranë, ku veç takimeve zyrtare, do të jetë i pranishëm edhe në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës. Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë vizitës, në…

Read More