Author: tirana

Në zonën e Pazarit të Ri do të ndërtohet një parking nëntokësor me dy kate. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi planin e projektit, i cili përfshin edhe rehabiltimin e fasadave dhe rrugës “Luigj Gurakuqi” deri te sheshi “Avni Rustemi”. Veliaj tha se me këtë projekt i jepet prioritet njerëzve, duke e kthyer sheshin “Avni Rustemi” në një destinacion për qytetarët dhe turistët e shumtë. “Nuk i kemi shpallur luftë makinave, por kemi vendosur që hapësira lart të jetë për njerëzit, ndërsa makinat do të futen poshtë, në parkimin e sheshit “Avni Rustemi”. Në hierarkinë e prioriteteve të…

Read More

Klea Prenga e cila u dhunua nga motrat Berisha, sipas ekzaminimit, hynë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore. Motrat Antonela dhe Marinela Berisha janë në kërkim. ka dalë ekspertiza e Klea Prengës. Në ekspertizë thuhet se përveç prishjes së imazhit dhe humbjes së punës, Klea Prenga ka mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë. ”U konstatua mbetje e plagëve në fytyrë me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me asimetri të dukshme të buzës së sipërme dhe muskulatures së anës së djathtë të fytyrës. Këto dëmtime janë të përhershme, të…

Read More

Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi ka denoncuar përplasjet e paradites mes deputetëve të opozitës dhe gardës, para nisjes së punës në Komisionin Hetimor për “Sterilizimin”. Peleshi akuzon opozitarët se kanë cenuar fizikisht deputeten e PS-së Milva Ekonomin, anëtare në Komision, e cila po tentonte të futej në sallën ku do të zhvillohej puna e Komisionit. Postimi i plotë Pas përpjekjeve të dhunshme të Partisë Demokratike për të penguar punimet e seancës plenare dhe sulmet me molotov ndaj institucioneve, sot është tejkaluar çdo kufi me cënimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të…

Read More

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka thotë se njerëzit e ulur në lokale gjatë protestës e irritojnë dhe sugjeron që herën tjetër më mirë lokalet të mbyllin qepenat pasi mjafton vetëm një molotov tek ai lokali dhe pastaj lokalin ta gëzosh. ”Fakti që ajo protestë nuk kontrollohej dot nga policia dhe me atë protestë ti mund ta bësh Tiranën tym dhe flakë nëse doje. Dua të dal tek ajo që e nisa edhe pak më parë me lokalet. Ne na është dashur që gjatë gjithë rrugës të lëvizim për të mbajtur të rinjtë që të mos sulmonin lokalet.…

Read More

SPAK ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë nga Gazment Bardhi për mesazhet e ardhura në adresë të tij në aplikacionin Signal, ku përmendeshin emrat e disa personazheve të krimit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se është vënë në dijeni për disa mesazhe që i kanë mbërritur politikanëve dhe figurave publike gjatë ditëve të fundit përmes aplikacionit të koduar të komunikimit, Signal. “Dorëzova telefonin”, Bardhi del nga SPAK: Përgjimet s’janë reale, procesverbalet nuk ekzistojnë në përgjimet e Sky ECC.“Nga verifikimet e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash…

Read More

Pas paralajmërimeve të goditjes nga uragani “Milton”, miliona njerëz në Florida janë urdhëruar të largohen nga banesat e tyre “ Milton mund të jetë një nga stuhitë më të fuqishme në 100 vitet e fundit. Duhet të ishit evakuuar tani. Është një çështje jetë a vdekje dhe kjo nuk është hiperbolë”, tha Biden. Uragani pritet të godasë zonën e Tampas , ku jetojnë mbi tre milion njerëz, megjithëse parashikuesit thanë se rruga e stuhisë mund të ndryshojë përpara se të prekë tokën në orët e vona të së mërkurës në mbrëmje ose herët të enjten në mëngjes, sipas orës lokale.…

Read More

Deputeti i PS, Erion Braçe, është futur te zyra ku mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet në shëndetësi. Sapo ai është futur, Albana Vokshi i është drejtuar duke i thënë se çfarë kërkon aty, dhe duke i bërë me shenjë që të mbyllë gojën. Braçe i është kthyer duke i thënë që atë shenjë për mbylljen e gojës duke i thënë: Hec thuaj atij që ke në shtëpi. Pjesë nga debati: Braçe: Hec thuaji atij që ke në shtëpi, kur flet me mua mendo një çik Vokshi: Hec mor Erion Braçe: Hec er dreq aty, fytyrë e keqe…

Read More

Në nisje të vitit të ri akademik, ministri i Mbrojtjes z. Pirro Vengu përshëndeti studentët e Akademisë së Forcave të Armatosura. Pjesë e këtij takimi ishin edhe ministrja e Arsimit znj.Ogerta Manastirliu, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës z. Ejup Maqedonci dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Arben Kingji. Gjatë fjalës së tij, ministri i Mbrojtjes z. Pirro Vengu evidentoi politikat e ndjekura nga qeveria Rama, në vitet e fundit për t’i dhënë uniformës së ushtarakëve dinjitetin e duhur. Ministri theksoi se synimi është që ta kthejmë Akademinë e Forcave të Armatosura në një shkollë komandimi,…

Read More

Nis seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm nga GJKKO për “Masakrën e Lushnjes”. Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 33-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut. lë është prokurorja Doloreza Musabelli si dhe kreu i SPAK Altin Dumani. Gjyqi ndiqet dhe nga babai i Haxhiut. Në seancë ndodhet edhe vetë Laert Haxhiu, që mbrohet nga avokati Detar Hysi. Avokati Detar Hysi: Kërkoj largimin nga trupa e gjykimit të…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të rinisë takimet me Diasporën shqiptare në botë. Pas takimeve që u zhvilluan në Athinë dhe Milano gjatë muajit maj, kreu i qeverisë në 26 tetor do të jetë në mesin e shqiptarëve të Amerikës. Sipas njoftimit që iu është shpërndarë përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në SHBA, takimi do të zhvillohet në New York, në adresën Gotham Hall, 1356 Broadway. Ky është takimi i parë i Ramës me shqiptarët e Amerikës, pas nisjes së turit të Diasporës. Kujtojmë se për shkak të zgjedhjeve europiane në muajin qershor, kryeministri Edi Rama anuloi turin e takimeve me Diasporën…

Read More

Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një tjetër kërkesë për të shtyrë ekzekutimin e dënimit të tij. Kërkesa e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë sot në orën 12:30 kërkesën e avokatëve të Ervin Salianjit. Kërkesa është depozituar më 27 shtator ditën që deputeti demokrat u vetdorëzua vullnetarisht në polici pas vendimit të formës së prerë që e shpalli atë fajtor me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Read More

Kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike “IdentiTek” do të ketë nga sot në krye një drejtuese të re, Freskida Halilajn, për të çuar më para projektet e nisura. Më i madhi ndër to, e kryesori, që nuk është vetëm objektiv i Ministrisë së Brendshme, por i Qeverisë, është Identiteti Digjital për Shtetasit Shqiptar. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezantoi drejtuesen e re, në prani të stafit të kompanisë dhe Këshillit Mbikëqyrës. “Falënderova me mirënjohje, drejtuesen e derisotme të këtij institucioni, Loina Prifti, për punën e bërë në drejtimin e “IdentiTek”. Falë përkushtimit të saj dhe stafit të kompanisë, kemi…

Read More