Author: tirana

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik, ku një nënë dhe foshnja e saj ndërruan jetë. Ngjarja e trishtë u regjistrua në Tiranë, ndërsa shkaktoi shumë reagime në çdo media sociale. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket ngjarjes së trishtë në Tiranë, ku një 36-vjeçare humbi jetën, vetëm disa ditë pas foshnjes së saj. Në njoftimin e policisë theksohet se e ndjera është paraqitur në maternitet me komplikacione shëndetësore, ndërsa foshnja është konstatuar e pajetë. “Më datë 05.10.2024, është paraqitur në maternitet, shtetasja B. D., 36 vjeçe, pasi ka shfaqur komplikacione shëndetësore. Nga kontrolli mjekësor është…

Read More

Plarent Ndreca: Mirë është të qetësohesh, kujdes me duart Albana Vokshi: Ka mundësi?? -Qetësohu -Ka mundësi? -Jo nuk ka asnjë mundësi pan asnjë votim -Mbledhja nuk ka nisur , unë tendera ju nisni mbledhjen -E kemi nisur –Po ja pra ku je –Me urdhër politik ndalon i deputet -Pse bërtet? -Do bërtas sa të dua… zoti Opre dil përjashta se jemi për procedurë, o Garda nxirre përjashta dëshmitarin

Read More

Garda e Republikës ka ndaluar deputetët e PD të futen në sallën ku do të bahet mbledhja e radhës e Komisionit të Sterilizimit. Ina Zhupa dhe kryetarja e Komisionit hetimor Albana Vokshi, debatuan ashpër me anëtarët e Gardës, duke u kërkuar të hyjnë brenda, referuar ehe ditës së djeshme, ku komisioni vijoi punë normalisht, dhe deputetët nuk u penguan. Ato e kanë quajtur vendimin e përjashtimit si politik, dhe më pas kanë akuzuar Gardën se janë kthyer në sigurim privat i mazhorancës.

Read More

Një konflikt ka ndodhur në Shkozë me pasojë dëmtimin e një personi. Policia bën me dije se 3 persona janë konfliktuar dhe kanë kanë goditur njëri-tjetrin me mjete prerëse, për motive të dobëta. Një prej tyre ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, teksa një tjetër është arrestuar. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. D., 43 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. N., 43 vjeç, V. N., 49 vjeç dhe D. E., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë. Në Shkozë, këta shtetas…

Read More

Partia Demokratike pritet të ndërmarrë hapin e radhës të mosbindjes civile, pas protestës së 7 tetorit. Ditën e sotme në orën 12:00 pritet të mbahet mbledhja e grupit parlamentar demokrat, ku pritet të merret vendimi për vazhdimin e aksionit. Greva, ngujime dhe bllokime rrugës, paralajmëron Berisha: Kemi 77 mënyra të mosbindjes civileNë këtë mbledhje, pritet vendimmarrje për seancën e nesërme parlamentare, por edhe për aksionin në vijim. Nesër mbahet seanca e radhës plenare dhe mbetet për t’u parë nëse opozita do të veprojë si në dy seancat e fundit. ata dogjën karriget jashtë sallës së Kuvendit, teksa më vonë u…

Read More

Bashkia e Tiranës është e para që jep dritën jeshile të bashkëpunimit me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për të përfunduar me prioritet procedurat e legalizimit. Pak kohë më parë qeveria shqiptare vendosi përfshirjen e bashkive në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje për të ndihmuar qytetarët në përshpejtimin e këtij procesi kompleks. Këshilli Bashkiak, pa votat e opozitës, miratoi dje marrëveshjen që do të ndihmojë qytetarët që kanë ndërtime pa leje, duke mundësuar zgjidhjen më të shpejtë të kërkesave për legalizim, veçanërisht në zonat me prioritet zhvillimi urban dhe zonat informale të banimit. Ky bashkëpunim institucional përfshin ndarjen e…

Read More

Arrestohet në Cërrik një 36-vjeçar që qëlloi me armë zjarri pistoletë, në ajër, në rrugën e fshatit Liçaj. Sekuestrohen arma e zjarri pistoletë, një krehër me municion luftarak, 2 armë pneumatike, 1 palë dylbi dhe 1 armë e ftohtë thikë, që u gjetën në banesën e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në fshatin Liçaj, një shtetas kishte qëlluar në ajër, me armë zjarri që e mbante pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Neighborhood”, në kuadër të të…

Read More

Policia e Tiranës ka ndaluar edhe dy shtetas të tjerë të cilët akuzohen për akte dhune dhe shkatërrim prone, gjatë protestës së opozitës më 7 tetor. Konkretisht janë ndaluar shtetasit: S. B., 49 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga nenet 237, 282 dhe 323 të Kodit Penal; dhe G. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga nenet 237 dhe 150 të Kodit Penal.…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali në provincën e Caserta-s. Një 30-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij 24-vjeçare, duke e mbytur para syve të dy fëmijëve të tyre të mitur, katër dhe gjashtë vjeç. Autori u arrestua nga policia, ndërsa efektivët kanë rrëfyer se 30-vjeçari u gjet duke qëndruar para hyrjes së banesës, në gjendje konfuzioni. Ende vijon puna për përcaktimin e motivit të ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se edhe viktima, ashtu si autori, ishin shqiptarë.

Read More

Uragani Milton është ripërforcuar në një uragan të kategorisë 5 – niveli më i lartë në shkallën me pesë pikë Saffir-Simpson – dhe pritet të zbresë në bregun perëndimor të Floridës të mërkurën mbrëma, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA (NHC). Uragani Milton ndodhet rreth 400 milje (650 km) në jugperëndim të Tampa, Florida me erëra të qëndrueshme prej 160 mph (260 km/h), tha NHC me bazë në Miami. Siç vuri në dukje CBC, një milion qytetarë që jetojnë në bregun perëndimor të Floridës janë urdhëruar të evakuohen. Guvernatori i shtetit, Ron de Sandys, tha se 8,000 anëtarë të…

Read More

Shqipëria është një destinacion në zhvillim me një trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore dhe natyrore, shkruan Carmen Giró në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “La Vanguardia”. Pas pandemisë së vitit 2020, Shqipëria përjetoi një bum turistik që e ka shndërruar atë në një vend shumë të vizituar. Historia unike, trashëgimia kulturore dhe natyra e pacënuar, padyshim kontribuojnë në tërheqjen e turistëve. Shqipëria është ende një vend relativisht i lirë për të udhëtuar, me një gamë të gjerë hotelesh dhe opsionesh ngrënieje – me ushqime të shijshme dhe të bollshme – me çmime shumë më të përballueshme se destinacionet…

Read More

Rreth 40% e shqiptarëve të punësuar pohuan se kanë ngritur ose mbajtur objekte të rënda, ngarkesa ose njerëz, pa ndihmën e një makinerie, në vitin 2023. Kjo është më shumë se vlerat mesatare në pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (WB5 37%) dhe BE (34%), evidenton Anketa Europiane për Aftësitë dhe Vendet e Punës që u zhvillua për herë në dytë në Shqipëri në vitin 2023. Rezultatet treguan se burrat kanë shumë më shumë gjasa të përfshihen në detyra të tilla manuale sesa gratë (47% kundrejt 27%), si dhe punëtorët më të vjetër nëse krahasohen me ata më të…

Read More