Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku sot feston 51 vjetorin e lindjes, por në këtë ditë ajo ka zgjedhur që të shpreh mirënjohjen për Postën Shqiptare, pasi 9 tetori është edhe Dita Botërore e Postës. ”9 tetor, përveç se ditëlindja ime është dhe Dita Botërore e Postës. Dita për të vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen për përkushtimin dhe punën e çdo postieri, të cilët janë kudo për të ndihmuar dhe shërbyer”,-shkruan Balluku.
Author: tirana
Shkencën në Shqipëri do ta drejtojë kryeministri Edi Rama, i cili do jetë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe kërkimit shkencor. 7 ministra të tij, disa përfaqësues të agjencive në varësi të ministrive, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe vetëm 4 përfaqësues nga Universitetet, do të jenë anëtarë të këshillit. Ky organ i ri do të krijohet me ndryshimin e ligjit për shkencën dhe kërkimin shkencor, i cili ka nisur diskutimet në komisionet parlamentare. Edhe pse në universitete nuk bëhet shkencë dhe as kërkim i mirëfilltë shkencor, ligji për këtë fushë të rëndësishme ndryshon për të disatën herë. Gjatë…
Një nga prodhimet më të pritura të kinemasë shqiptare, seriali “Prokurori” (The Prosecutor), do të shfaqet për herë të parë në Tiranë më 10 tetor. Ky serial, me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, përqendrohet te lufta e një prokurori të ndershëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit politik. Ajo që e bën këtë serial të veçantë është pjesëmarrja për herë të parë në një film shqiptar e aktorit të famshëm hollivudian Danny Glover, i njohur për rolet e tij ikonike në filma si Lethal Weapon, The Color Purple dhe Saw. Në serial, Glover luan…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik, Kroaci ku do të marrë pjesë në Samitin “Ukraina-Europa Juglindore”. Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë momente nga takimi me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe liderët e tjerë të shteteve pjesëmarrëse në samit. Në samit marrin pjesë zyrtarë të lartë nga 12 vende të rajonit, përfshirë tre presidentë, pesë kryeministra dhe katër ministra të Jashtëm. Ky është samiti i tretë në këtë format, pas atij të Athinës të mbajtur në vitin 2022 dhe më pas në Tiranë shkurtin e kaluar, me synimin për të shprehur…
”Big Brother Vip Kosova 3” nis më 18 tetor, dhe kjo është një datë zyrtare. Lajmi është bërë i ditur nga televizioni Klan Kosova, i cili ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku konfirmon se edicioni i tretë tashmë është gati për të nisur javën e ardhshme. Si çdo vit, spekulimet dhe diskutimet për emrat e mundshëm të pjesëmarrësve kanë qenë në qendër të vëmendjes. Disa nga emrat më të përfolur për këtë edicion janë: Zoja Nushi, Drenusha Latifi, Mevlan Shaba, Jehona Shaqiri, Xuxi dhe të tjerë. View this post on Instagram A post shared by Big Brother…
Gratë deputete të Partisë Socialiste, anëtare të Aleancës së grave deputete të Kuvendit të Shqipërisë, dënojnë incidentin e shkaktuar ndaj koleges së tyre, Milva Ekonomi. Në një njoftim për mediat, ato dënojnë aktin duke vënë në dukje se ngjarja e ndodhur sot në Kryesinë e Kuvendit, kur deputeti Xhelal Mziu shtyn me forcë Ekonomin. Sipas tyre, ky akt dhune cenon njëkohësisht edhe institucionin e Kuvendit, si një institucion ku duhet të tregohet me të gjitha format fryma e tolerancës, e respektit, e etikës ndaj kujtdo, e veçanërisht ndaj grave deputete. Reagimi i grave deputete të PS: Ngjarja e ndodhur sot…
Ish-zv/kryeministri dhe deputet i PS, Erion Braçe ka shkruar sërish për mosbindjen civile që mbajti të hënën PD-ja me partitë e opozitës, ku nuk mungoi kaosi dhe hedhja e molotovëve në institucionet kryesore të vendit. Shqetësuese për Braçen është përdorimi i fëmijëve, ndaj edhe ka një thirrje për Policia e Shtetit. ”Përse nuk referon përdorimin e fëmijëve dhe përfshirjen e tyre në akte të rënda krimi e terrori? Përse! Në këtë vend, nuk ka ndodhur kurrë të rekrutohen, armatosen e përfshihen në akte terrori fëmijët! Flisni, mos heshtni! Çudia nuk duhet të zgjasë tre ditë”,-shkruan Braçe. Shkrimi i plotë Pse…
Nesër do të inagurohet xhamia e Namazgjasë dhe pjesë e ceremonisë do të jetë edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan. Me të mbërritur në Shqipëri, Erdogan pritet të takohet në orën 11:30 me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, për të diskutuar mbi çështje bilaterale. Pas përfundimit të takimit mes dy krerëve të shteteve, do të mbahet Mbledhja e Këshillit të Bashkërendimit të Nivelit të Lartë. Në këtë mbledhje, liderët do të shqyrtojnë projekte të përbashkëta dhe do të diskutojnë strategjitë për të forcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme si ekonomia, siguria dhe kultura. Pas mbledhjes, do të ketë një ceremoni për…
Kombëtarja vijon përgatitjet që prej të hënës në Tiranë në kuadër të dy sfidave të radhës të ‘Nations League’ ndaj Çekisë (11 tetor) dhe Gjeorgjisë (14 tetor). Me ekipin janë bashkuar të gjithë lojtarët, ndërkohë sot në konferencën e zakonshme për median dolën dy mbrojtësit, Mario Mitaj dhe Marash Kumbulla, të cilët iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve dhe folën për dy ndeshjet e Kombëtares. Mbrojtësi Mario Mitaj u shpreh se Çekia është tashmë një kundërshtar i njohur për kuqezinjtë dhe skuadra e di se çfarë duhet të bëjë për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Mitaj theksoi se…
Banorët e Floridës kanë edhe pak orë për t’u evakuuar apo për tu blinduar, në prag të mbërritjes së uraganit të kategorisë së 5, Milton. Me miliona njerëz që janë nën urdhra evakuimi në 28 konte në zonat bregdetare, fluksi i atyre që po largohen drejt zonave më të larta bllokoi autostradat ndërsa pikat e karburantit u zbrazën nga rezervat në rajonin që ende nuk e ka marrë veten nga ndikimi shkatërrues i uraganit Helena 2 javë më parë. Stuhia parashikohet të godasë zonën e metropolit në Tampa Bay, shtëpi e më shumë se 3 milionë banorëve edhe pse sinoptikanët,…
Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur negativisht ftesës së PS-së për dialog, pas kaosit që opozita ka treguar në seancë plenare dhe në Komisionet Parlamentare. Në një deklaratë për median, Bardhi thotë se dhunuesit po shesin veten si viktima, apo edhe se përdorin deputetët e PS, ku veçoi situatën e sotme të deputetes socialiste Milva Ekonomi. ”Apeloj çdo koleg të mazhorancës që privatisht e cilëson Edi Ramën si Saddam Hussein shqiptar, që të mos keqpërdoret kundër deputetëve të opozitës dhe të mos i nënshtrohen metodave autoritare të Edi Ramës kundër opozitës”,-thuhet në reagimin e Bardhit. Deklarata …
Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti flet rreth situatës politike në vend dhe protestës së opozitës. Ai tha se duhet bërë diçka patjetër pasi shteti nuk po funksionon më, të rinjtë po ikin sepse nuk shohin më shpresë në këtë vend. Alimehmeti më tej shtoi se në këtë shtet nuk ka më balancë fuqish, sepse mazhoranca po merr vendime e vetme dhe deputeti i opozitës po dënohet për fjalën e lirë. ”Nuk do ndodhte gjithçka me shkop magjik, unë nuk mendoj se jetojmë në një shtet apo kohë me një përkufizim, sepse nëse shteti do ishte i…