Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Sfidat kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë, Mitaj dhe Kumbulla: Kemi ndeshje të vështira përpara, por ndihemi të motivuar

15:43 / October 9, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
mario dhe maxi 2048x1365 1 696x464 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kombëtarja vijon përgatitjet që prej të hënës në Tiranë në kuadër të dy sfidave të radhës të ‘Nations League’ ndaj Çekisë (11 tetor) dhe Gjeorgjisë (14 tetor). Me ekipin janë bashkuar të gjithë lojtarët, ndërkohë sot në konferencën e zakonshme për median dolën dy mbrojtësit, Mario Mitaj dhe Marash Kumbulla, të cilët iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve dhe folën për dy ndeshjet e Kombëtares.

Mbrojtësi Mario Mitaj u shpreh se Çekia është tashmë një kundërshtar i njohur për kuqezinjtë dhe skuadra e di se çfarë duhet të bëjë për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Mitaj theksoi se e sheh më të fortë ekipin shqiptar në mbrojtje, ndërsa nënvizoi se humbja me Gjeorgjinë nuk ka ndikuar në psikologjinë e kuqezinjve.

“Me Çekinë kemi luajtur vitin e kaluar dy herë. E dimë kundërshtarin dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Mbrojtja jonë është shumë e fortë, thuajse të gjithë lojtarët kanë shumë minuta me klubet e tyre. Kanë luajtur mirë dhe nuk besoj se do kemi probleme në këtë aspekt”, u shpreh Mitaj.

Ndër të tjera, Mitaj foli edhe për aventurën e re me Al Itihadin. “Trajneri më ka vendosur në fushë aty ku ndihem mirë. unë kam shprehur dëshirën të luaj. Në Kombëtare jam mësuar të luaj si mbrojtës i majtë dhe këtu më pëlqen të luaj më shumë”, tha ai.

Ndërsa Marash Kumbulla tha se, dy kundërshtarët e radhës janë shumë të vështirë, por si gjithmonë Kombëtarja do të futet në fushë për të fituar. Qendërmbrojtësi kuqezi komentoi edhe formën e mirë që po kalon me ekipin e Espanyol si dhe konkurrencën e madhe në repartin e prapavijës në Kombëtare.

Për periudhën e dëmtimit, Kumbulla tha se, “ajo periudhë ishte shumë e keqe për mua. Një vit e gjysmë dhe pas dëmtimit muajt në vazhdim nuk ishin shumë të thjeshta. Tani besoj se zhvillova një fazë përgatitore shumë të mirë, kalova te Espanyol dhe tani po i luaj të gjitha ndeshjet. Fizikisht ndihem shumë mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë moment”. Për pikët në ndeshjet e ardhshme, mbrojtësi tha se, “ne do futemi në fushë si gjithmonë për të fituar të dy ndeshjet. Tani mendojmë vetëm për Çekinë, është një ekip shumë fizik dhe i fortë në duele, tani mendojmë vetëm për ata dhe të shohim më pas për Gjeorgjinë”.

kumbulla mitaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

E kryer, Liverpooli e zyrtarizon transferimin e Florian Wirtzit

21:10 / June 20, 2025

Telashe për Real Madridin, Kylian Mbappe shtrohet në spital

16:39 / June 20, 2025

Rikthim në fushë, Partizani sot rigjen përballë një “ish”. “Demat” e Skënder Gegës nisin provat gjenerale

11:18 / June 20, 2025

Tirana, Halili ka plan për trajner “big”. Shkëmbi është i pesti që largohet brenda katër viteve

09:21 / June 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.