Author: tirana

Jurgis Çyrbja dorëzoi sot mandatin e deputetit, teksa nuk dihen ende arsyet e vendimit të tij. Vendimi i Çyrbjas, deputet i PS në Durrës erdhi dy ditë pasi u paraqit në SPAK, ku dëshmoi për disa orë në lidhje me një kallëzim të bërë nga Edi Paloka. Vendin e tij në parlament pritet ta zërë Erjon Meka, i cili në zgjedhjet e fundit mori 2228 vota. Ai largohet nga Kuvendi pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare të vitit 2025, çka do të thotë se nuk do të jetë në listat e kandidatëve të maxhorancës.

Read More

Në total mbi 700 forca policie do të jenë të angazhuara për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë gjatë vizitës së Presidentit turk Erdogan. 700 forca policie, që përfshijnë Antiterrorin, Gardën, FNSH, RENEA, efektivë të rendit, por edhe të policisë Rrugore të Tiranës do të jenë të dislokuar në terren. Po ashtu edhe SHISH do të kenë agjentë të shumtë në terren. Në terren nga policia do të jenë edhe grupet anti-eksploziv që vëzhgojnë rrugët kryesore dhe kanë në mbikëqyrje gjithë perimetrin e sigurisë. Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash të detajuara për sigurinë e presidentit turk duke…

Read More

Njoftimi i Prokurorisë: Falsifikuan dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet ish-noteri L.E. dhe shtetasi F.A. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi dënimin me 12 muaj burgim të ish-noterit E.L., dhe shtetasit F.A. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi 2 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të…

Read More

Dy vëllezërit shqiptarë, Enis dhe Aleksandros Loka janë lënë në qeli, pas vrasjes së kushëririt të tyre 28-vjeçar në Kypseli, i cili dyshohet se i ka abuzuar seksualisht 12 vite më parë. Sipas informacioneve, vëllezërit, respektivisht 17 dhe 19 vjeç, kanë dalë në takim me viktimën të vendosur për t’u hakmarrë për abuzimin seksual të përjetuar në moshë të vogël nga kushëriri i tyre. Familjarët e kishin këshilluar 28-vjeçarin që të mos udhëtonte nga Shqipëria drejt Greqisë dhe të takohej me ta. Babai i dy autorëve, i cili kishte telefonuar Denis Lokën, kishte ditur për makthin që djemtë e tij…

Read More

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan viziton sot Tiranën, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit, si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Xhamisë së Madhe të Tiranës ose siç njihet e Namazgjasë. Burime për mediet, bëjnë të ditur se bashkë me Kryeministrin Edi Rama, Presidenti Erdogan do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Madhe në Tiranë. Sipas axhendës, vizita e Presidentit Erdogan do të nisë me një takim kokë më kokë me presidentin Begaj, për të vijuar me mbledhjen e Këshillit të Bashkërendimit të nivelit të lartë…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorezuar mandatin, dy dite pasi u paraqit ne Prokurorine e Posacme. Mësohet se Çyrbja, deputet i qarkut Durrës, ka paraqitur kërkesën për lënien e mandatit. Lënia e mandatit të tij vjen pasi ai u mor në pyetje nga SPAK, lidhur me një kallëzim të Edi Palokës për abuzim me detyrën gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit. Deri në këto momente, Cyrbja nuk ka bërë asnjë reagim për çështjen e lënies së mandatit. Ai largohet nga Kuvendi pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare të vitit 2025, çka do të thotë se…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në Kus, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kus”. Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi B. M., banues në Kus, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe…

Read More

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në zonën e veriperëndimit, jug dhe relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura. Në këto zona vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim relativisht intensive me shpejtësi mesatare…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Parku Kombëtar i Valbonës. Në video shihen turistët të cilët vizitojnë Valbonën edhe pse periudha e verës ka kaluar. “Mirëmëngjes dhe me përshëndetjet e turistëve nga Valbona, të cilët shijojnë ecjet në shtigje duke e bërë turizmin e këtyre anëve gjithëvjetor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Jo vetëm në periferi, shtëpitë e barit po kthehen në një fenomen gjithmonë e më të shpeshtë në vend dhe në zona të banuara madje. Gatë operacionit të nisur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve” është zbuluar një shtëpi bari me llampa elektrike për kultivimin e drogës. Policia ka marrë informacione në rrugë operative dhe në orët e vona të natës komisariati nr.2 dhe sektori kundër narkotikëve në policinë e Tiranës kanë zhvilluar operacionin, i cili po vijon ende. Një sasi e madhe droge është gjetur në vend.

Read More

Kuvendi i Shqipërisë njoftoi dje anulimin e seancës parlamentare të parashikuar për të enjten në ora 10:00. Shkak për këtë vendim është vizita në Shqipëri e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Presidenti Erdogan vjen sot në Tiranë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit, si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Xhamisë së Madhe të Tiranës, ose siç njihet te besimtarët myslimanë, Xhamia e Namazgjasë. Sipas vendimit të Kuvendit, seanca plenare e parashikuar për datën 10 tetor 2024, do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit…

Read More

Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë të madhe me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Magazina është zbuluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve” në kryeqytet. Operacioni vijon prej mbrëmjes së kaluar, teksa pritet të zbulohen detaje të tjera në orët në vijim dhe nëse ka persona të arrestuar. E gjithë policia e Tiranës, shërbimet e komisariatit 2 dhe 6 dhe Antidroga e Tiranës ndodhen në aksion, pasi dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe lënde narkotike.

Read More