Author: tirana

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi morën pjesë në një aktivitet të organizuar në Tiranë. Në qendër të aktivitetit është Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, i cili prej 9 vitesh ofron mundësi për të rinjtë të fitojnë eksperiencë pune duke bashkëpunuar me profesionistë të karrierës në administratën publike. “1300 të rinjë kanë përfituar çdo vit nga programi Kombëtar i Praktikave të Punës, ndërsa 500 prej tyre janë bërë pjesë e administratës publike”, tha në çelje të fjalës së saj Ministrja Bora Muzhaqi. Nga ana tjetër, ajo shtoi se janë rreth 1200 pozicione që lançohen…

Read More

Miçigani është një nga shtetet që do të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Sondazhet e fundit tregojnë se demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump gëzojnë mbështetje thuajse të barabartë mes votuesve të këtij shteti. Miçigani është gjithashtu edhe shteti që ka komunitetin e dytë më të madh të shqiptaro-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara, pas Nju Jorkut. Kolegia Keida Kostreci ishte në Miçigan dhe foli me disa prej përfaqësuesve të këtij komuniteti, që ashtu si popullsia e përgjithshme e shtetit, kanë mendime të ndryshme për kandidatët. Ndërsa afrohet dita e zgjedhjeve, Nënpresidentja Harris dhe ish-Presidenti Donald…

Read More

Këtë të martë, kombëtarja shqiptare ka kryer seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Departamenti i Komunikimi në FSHF bën me dije se me grupin janë bashkuar edhe Nedim Bajrami, Arbër Hoxha e Qazim Laçi, ndërsa Kristjan Asllani e Myrto Uzuni kanë probleme muskulore dhe u stërvitën të diferencuar. Përsa i përket pjesës tjetër të grupit, të gjithë lojtarët u stërvitën normalisht dhe morën ngarkesën e plotë. Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme…

Read More

Kryeministri Edi Rama e quan të rremë lajmin se ish-deputeti i PD, Mark Marku do të marrë një post me rëndësi nga ana e qeverisë. Sipas kreut të qeverisë, të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët. ”LAJM I RREMË. Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, këtë të martë është ndaluar në njësinë administrative Lis, ku prezantoi investimet që bashkia ka realizuar për banorët e kësaj zone dhe ato që do të realizojë edhe në vitin e ardhshëm. Sipas Malajt, në këtë Njësi është drejt përfundimit rrjeti i ri i ujësjellësit dhe se në Lis është Asfaltuar segmenti rrugor që e lidh zonën me qytetin e Burrelit. Postimi i plotë Vijojmë me dëgjesat publike në Njësinë Administrative Lis, ku shpalosëm të gjitha investimet që bashkia ka realizuar për banorët e kësaj zone dhe ato që do të realizojë edhe…

Read More

Milaim Zeka tashmë është konfirmuar si opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3. Gazetari dhe ish-deputeti ka qenë i ftuar së fundmi në “Kosova Today”, ku ka folur më shumë rreth kësaj. Përmes një lidhje direkte ishte edhe ish-banorja e edicionit të parë të këtij spektakli, Juliana Nura. Në momentin e prezantimit të modeles, Zeka u ngrit në këmbë, gjersa më vonë theksoi edhe një çështje rreth saj, që normalisht lidhet me BBVK. Zeka u shpreh se lidhja e dashurisë e Xhulit, e krijuar brenda shtëpisë, ishte një gjë e gabuar. ”Në aspektin njerëzor asnjëherë s’ka bërë gabim,…

Read More

Një tragjedi është humbja e jetës së nënës 37-vjeçe dhe foshnjës që solli në jetë në maternitetin ”Nëna Geraldinë”. Gruaja kishte lindur ditën e shtunë, por pas lindjes ka shfaqur komplikacione. Për pasojë ajo ka ndërruar jetë ditën e djeshme së bashku me foshnjën në QSUT në Tiranë. Mësohet se foshnja ka humbur jetën në maternitet, ndërsa nëna është dërguar në gjendje të rëndë, më datë 5 tetor, në reanimacionin e QSUT-së për trajtim të specializuar. Sipas informacioneve nga zyra e shtypit pranë QSUT-së, nëna ka ndërruar jetë dy ditë më pas, më 7 tetor, për shkak të parametrave të…

Read More

CDU-ja gjermane ka komentuar mosbindjen civile që u mbajt dje nën udhëhqjen e PD-së. Gunther Krichbaum, zëdhënësi për çështjet evropiane të grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, nënvizon se çdo akt dhune është krejtësisht i papranueshëm dhe i padenjë për një vend që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Në deklaratën e tij, Krichbaum vë në pah përgjegjësinë e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të marrë një qëndrim të qartë kundër dhunës dhe për të distancuar veten nga mbështetësit që kanë përdorur dhunën gjatë protestave. Reagimi i plotë Demonstratat paqësore kundër veprimeve të një qeverie janë normalitet…

Read More

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, ku këshilltarët e djathtë tentuan të bllokojnë miratimin e kredive të buta, ndihmën ekonomike dhe një sërë vendimesh të rëndësishme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se askush nuk mund ta bllokojë dot Tiranën. “Nëse krizën e opozitës doni ta sillni në këshill bashkiak, është kriza juaj. Nuk e bllokoni dot qytetin, nuk e bllokoni dot Tiranën. Harrojeni, Tirana do të ecë përpara. E di që doni të bllokoni edhe kurset te Piramida, doni të bllokoni dhe shtëpitë me qira, doni të bllokoni edhe kreditë e buta, doni të bllokoni edhe…

Read More

Geoffrey Hinton, i njohur si babai i inteligjencës artificiale, dhe fizikani John Hopfield, e kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë, për punën e tyre në vendosjen e themeleve për inteligjencën artificiale. Hulumtimet e tyre në vitet ’80 e kanë shtruar rrugën për teknologjinë që mund të bëjë revolucion në shoqëri, ndonëse sa shkon e shton shqetësime apokaliptike. “Në situatë të njëjtë, do ta bëja sërish të njëjtën gjë, mirëpo shqetësohem se pasoja e përgjithshme është që sistemet mund të jenë më inteligjente sesa ne, dhe që mund të marrin kontrollin”, ka thënë britaniko-kanadezi, Hinton, 76-vjeçar, në një bashkëbisedim me gazetarët,…

Read More

Prokuroria e Tiranës kërkon 2 vite burg për ish-sekretarin e Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj i arrestuar në muajin janar të vitit 2023. Pas hetimeve për abuzimin me kompensimin financiar të një objekti të kompensuar më parë, organi i akuzës ka kërkuar dy vite burgim për ish sekretarin e ministrisë së financave Ky i fundit u hetua fillimisht me masën e sigurisë “arrest në burg” më pas Apeli e liroi, ndërsa prokurori Ndini Tavani kërkon që për veprën penale shpërdorim detyre sipas nenit 248 të kodit penal Gjokutaj të dënohet. Vendimi do të shpallet në datë 17 tetor.

Read More

Nga Spartak Ngjela Kur njeriu nuk është me të vërtetën, liria e tij nuk ekziston. Ky individ nuk mund të jetë i lirë për asnjë çast. Që liria jote të jetë e vërtetë, duhet që ti të jesh njeri i lirë. Po iu shmange të vërtetës, në fakt, ti nuk je njeri i lirë, sepse i je shmangur krijimit të personalitetit tënd në shoqërinë ku jeton, por edhe jetës tënde me qetësi shpirtërore.Dhe. Një njeri është i fortë në shoqërinë e tij, jo sepse ai ka përkrahës, jo se ai ka para, por sepse ai ka inteligjencë të lartë, dhe…

Read More