Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali morën pjesë në takimin me fermerët e qarkut të Tiranës, për prezantimin e ”Skemës Kombëtare të Investimeve” me fokus zgjerimin dhe modernizimin e veprimtarive të fermerëve dhe blegtorëve, për të rritur prodhimin e produkteve shqiptare. Veliaj u bëri thirrje fermerëve të pajisur me NIPT, që të dërgojnë aplikimet e tyre, deri në datë 8 nëntor, për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën e tyre në fermë. “Lajmi i mirë është se kemi edhe qendrën…
Author: tirana
Deputeti i pavarur, Enkelejd Alibeaj tha se për shkak se nuk është më pjesë e PD-së, nuk do të ishte e hijshme që të bënte komente lidhur me aksionet, që e konsideroi thjesht si një segment të opozitës. Alibeaj tha se masiviteti i protestave të 2019-ës ishte ku e ku më lart se protesta e djeshme e bërë nga Partia Demokratike e Sali Berishës. ”Protesta ishte për të testuar madhësinë në publik dhe pas kësaj proteste mund të thuhet se publiku e ka braktisur. Shumica e shqiptarëve e ka braktisur Edi Ramën, pasi ai mori 48 % në 2021, pra nuk…
Xhamia e Namazgjasë në Tiranë ka një drejtues dhe ai nuk është një hoxhë shqiptarë, por një imam turk. Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi është ajo që e ka caktuar Imamin. Ka qenë vetë Imami turk Enes Bastur, i cili ka bërë me dije këtë lajm. Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë. ”Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai. Pavarësisht se ai thotë se është emëruar imam i…
Kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë ndodhet në fazën e dytë. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale foto nga puna, ku thotë se aktualisht ka përfunduar shpimi dhe betonimi i 400 pilotave. Ndërkohë vijon puna për realizimin e mbrojtjes lumore dhe për ndërtimin e veprave të artit dhe mureve mbajtëse. “Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë Durrës–Elbasan–Librazhd-Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari”,-shkruan Rama.
Një grua shtatzënë e solli fëmijën në automjet. Ajo ishte nisur drejt maternitetit, por për shkak të trafikut të krijuar nga protesta e PD, ka lindur në makinë, ndërsa mjeti devijoi rrugën për në spitalin e Traumës. Eliona Demaliaj, drejtoresha e maternitetit ”Mbretëresha Geraldinë” tregon gjendjen e nënës dhe vajzës së porsalindur. Ajo thotë se vajza dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa flet edhe rrezikun e lindjeve në kushte jospitalore. ”Për fat të mirë, gjendja shëndetësore e nënës dhe të porsalindurit është e mirë, është stabël. Po merr mjekimet e nevojshme, por janë në gjendje të mirë.…
TIRANË- Institucionet financiare jobanka të huadhënies e kanë mbyllur edhe gjysmën e parë të këtij viti me rezultat financiar pozitiv. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, të marra së bashku këto institucione për 6-mujorin 2024 raportuan një fitim neto prej 1 miliard lekësh. Megjithatë, fitimi është tkurrur ndjeshëm krahasuar me vlerën prej 1.8 miliardë lekësh të raportuar për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë rezultat përfshihet fitimi i institucioneve të licencuara për kredidhënie, mikrokredi, qira financiare, faktoring dhe blerje kredish me probleme, pa përfshirë institucionet e parasë elektronike dhe ato të pagesave. Sipas informacionit nga Banka e…
Kandidati republikan presidencial Donald Trump u intervistua nga producenti i radios Hugh Hewitt, i cili e pyeti nëse Rripi i Gazës, enklava bregdetare që u rrafshua nga ofensiva ushtarake e Izraelit, e cila filloi një vit pas sulmeve nga Hamasi, mund të bëhet një Monako i ri “nëse rindërtohet në mënyrën e duhur”. “[Gaza] mund të jetë më e mirë se Monako,” u përgjigj Trump. “Ajo ka vendndodhjen më të mirë në Lindjen e Mesme, ujin më të mirë, gjithçka më të mirë”. Një zyrtar i fushatës i tha gazetës se Trump po i referohej Izraelit, të cilin Trump e vizitoi (së…
Abuzimin që përjetuan nga kushëriri i tyre kur ishin fëmijë të vegjël e përshkruan para autoriteteve dy vëllezërit shqiptar, 17 dhe 19 vjeç, të cilët u dorëzuan të hënën për vrasjen e kushëririt 28 vjeçar në Greqi. Sipas mediave greke, dy të rinjtë kanë deklaruar se arsyeja e sulmit dhe vrasjes së kushëririt të tyre është se ai i ka abuzuar seksualisht kur ata ishin në moshën 4 dhe 6 vjeç. Gjatë debatit, 28-vjeçari dyshohet se u ka thënë “kanë kaluar vite që kanë ndodhur këto gjëra, le t’i harrojmë”, ndërsa dy vëllezërit iu përgjigjën: “Nuk harrojmë asgjë, as e…
“Përballja me regjimin është e vetmja rrugë që ka mbetur për të vendosur rendin kushtetues”, tha Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në të parën konferencë për mediat pas protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, që u zhvillua për 3 orë e 30 minuta në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Meta, i cili ishte i pranishëm në tubim së bashku me përfaqësues të PL, po ashtu shtoi se narko-shteti nuk duhet të ketë as një minutë paqe në vijim. “Protesta e opozitës është tërësisht legjitime. Përballja me regjimin është e vetmja rrugë që ka mbetur për të vendosur rendin…
Sali Berisha mbajti sot një konferencë me gazetarët për të komentuar protestën kombëtare të mosbindjes civile. Por teksa lexoi deklaratën e tij dhe po bashkëbisedonte me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, konferenca u ndërpre. Sipas PD kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme, duke i hequr internetin nga banesa e Sali Berishës. “Linja e internetit u shkëput në mënyrë të qëllimshme nga kompania që ofron këtë shërbim në shtëpinë e kryetarit të Partisë Demokratike, duket me porosi nga larg që të ndërpritet konferenca me gazetarët e kreut të PD-së, Sali Berisha”, thuhet në reagimin e PD.
Kreu i bashkisë së Mirditës, demokrati Albert Melyshi gjatë takimit të Ramës me kryebashkiakët, u ankua për 100 familje të cilat të prekura nga tërmeti i 2019 dhe ende nuk është pranuar ndërtimi i banesave të tyre, ndërkohë që u është ndërprerë bonusi i qirasë. Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama premtoi se do të ndihmonte për gjetjen e një zgjidhjeje ndërsa i kujtoi se duhet të ishin ata përgjegjës për të krijuar kushtet për strehimin social të tyre. ”Tërmeti i 2019. Tërmeti ende nuk është mbyllur. Kam 100 familje që ende nuk është konsideruar ndërtimi i banesave të tyre,…
Presidenti Bajram Begaj është takuar me homologen e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit. Në një postim në X, kreu i shtetit shqiptar thekson se do të vijoj të lobojë për njohjet e reja të Kosovës edhe si pjesë e organizatave ndërkombëtare. “Me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në një takim të përzemërt e vëllazëror. Për mua, mbështetja e Kosovës është misioni dhe detyra ime. Do të vijoj të loboj fort për njohjet e reja të Kosovës, për Kosovën pjesë të organizatave ndërkombëtare”. Kreu i shtetit theksoni gjithashtu edhe bashkëpunimin për hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri…