Author: tirana

Protesta e opozitës shënoi disa incidenti, teksa një ditë më pas policia ka bërë të ditur se ka shpallur në kërkim nëntë protestues. Mes të shpallurve në kërkim është edhe ish-komandanti i FNSH në Shkodër, Hivzi Bushati. Bushati ka qenë mjaft aktiv gjatë protestave të opozitës që kohës para KQZ-së, kur u vendos që mandati për kreun e Bashkisë së Tiranës në vitin 2011 t’i kalonte Lulzim Bashës dhe jo Edi Ramës pas numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara. Arrestime për dhunën në protestë, një në pranga e disa në kërkim, procedohen edhe drejtuesit e PD Protesta…

Read More

Duke filluar nga data 8 Tetor 2024 , Muzeu Etnografik i Elbasanit i hapur në vitin 1986 do të mbyllet për një periudhë prej 4 -6 muaj pasi në të do të kryhen punime restauruese të nevojshme për shkak të amortizimit të çatisë, dyshemesë ,dyerve, dritareve etj. Mësohet se një kompani me mjaft eksperiencë  gjatë muajve në vazhdim do ë kryejë punime në Muzeun Etnografik të Elbasanit për përmirësimin  strukturor dhe estetik të saj dhe me synimin për të garantuar jo vetëm ambjente me pamje fantastike  por edhe tejet të sigurta për vizitorët që sivjet janë shumëfishuar krahasuar me vitin…

Read More

Një magazinë u shkrumbua nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të marte në fshatin Kakarriq të Lezhës. Magazina e cila shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë u dogj e gjitha. Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit tek zona e banuar. Nga raportimet në terren bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, përveç dëmeve materiale. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Read More

Ajo që ka mbetur pas protestës së PD-së pasditen e djeshme, në selinë e PS-së, janë xhamat e thyer dhe shenjat e shpërthimit të molotovëve. Ndërkohë që nga shpërthimi i molotovëve të hedhur nga militantët demokratë mori flakë posteri i Edi Ramës i vendosur në selinë e PS-së, e cila sot është hequr. Kujtojmë Policia e Tiranës ka bërë me dije se është proceduar në gjendje të lirë Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe sekretar organizativ i Partisë Demokratike, nën akuzën e “organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. Pas veprimeve të dhunshme të ndodhura dje në protestën tre…

Read More

Një 54-vjeçar ka tentuar të kalojë kufirin duke mos deklaruar 14 mijë e 500 euro, të cilat iu gjetën gjatë kontrollit. “Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit R. H., ku u gjetën 14 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit”, njofton policia. Si pasojë, paratë janë sekuestruar ndërsa 54-vjeçari do të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit Konrad-Adenauer, Dr. Gerhard Wahlers. Spiropali, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm Wahlers, dhe Drejtori i Zyrës për Shqipërinë, Dr. Thomas Kunze, shkëmbyen mendime mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, prioritetet e sesionit parlamentar, përpjekjet për bashkëpunim e dialog konstruktiv me opozitën, përgjegjësinë e partive politike në sistemin demokratik dhe debatin mes tyre si kusht për një demokraci të shëndetshme, rritjen e efiçencës dhe transparencës së veprimtarive parlamentare, etj. Kryeparlamentarja u shpreh se demokracia brenda partive politike është kusht…

Read More

Një thirrje urgjente për ndihmë është bërë nga qytetarët e Korçës për mësuese Anxhelën, një figurë e njohur për përkushtimin dhe dashurinë e saj ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta. Mësuese Anxhela, edukatore në shkollën speciale të qytetit, ka qenë një heroinë e heshtur për fëmijët me autizëm dhe sindromën Down, të cilët ajo i ka ndihmuar për vite me radhë. Fatkeqësisht, disa muaj më parë, Anxhela u diagnostikua me limfomë jo-Hodgkin me qeliza T, një formë e rrallë kanceri që është e shërueshme, por kërkon trajtime të kushtueshme. Falë mbështetjes së qytetarëve të Korçës dhe donatorëve të tjerë, ajo…

Read More

Policia e Mirditës ka arrestuar një 53-vjeçar pasi i janë gjetur dhe sekuestruar në banesë 1 armë zjarri pushkë dhe municion. Gjatë monitorimit të situatës në terren dhe punës së inteligjencës policore, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, është siguruar informacion se 1 shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Kurbnesh, armë zjarri. Informacioni është administruar menjëherë nga Komisariati i Policisë Mirditë, i cili në kuadër të operacionit policor të koduar “Rural”, ka kryer kontrolle në banesën e sinjalizuar. Nga kontrollet, në këtë banesë janë gjetur 1 armë zjarri pushkë dhe municion, të cilat…

Read More

10 efektivë të policisë kanë pësuar lëndime pas protestës së djeshme të opozitës, tre prej tyre ndodhen ende në spitalm ndërsa 7 janë kthyer në banesat e tyre. Po kështu sipas policisë në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse. “Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë: -arrestoi në flagrancë shtetasin: Xh. Rr., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; -procedoi në gjendje të lirë shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryebashkiakët e vendit, teksa e ka nisur fjalën e tij me emergjencat. Rama tha se është fakt që të gjitha vendet duhet të përballen me zjarret në verë dhe përmbytjet në tre stinët e tjera. Ai i vuri “fajin” ndryshimit të këtyre fenomeneve dhe strukturës së reshjeve, por theksoi se dobësia në reagimin e strukturave nuk mund të neglizhohet. “Janë katër pika me një rëndësi shumë të veçantë dhe unë dua ta filloj nga emergjencat sepse tanimë është fakt i kohës që jetojmë që të gjithë vendet duhet të përballen në periudhën me zjarre,…

Read More