Author: tirana

Policia e Shtetit, përveç Kryeministrisë është pozicionuar edhe në Bashkinë e Tiranës, duke e rrethuar godinën. Bashkia prej muajsh është kthyer në një vend ku opozita ka protestuar thuajse çdo javë për largimin e kryetarit Erion Veliaj dhe sot duket se policia ka informacione se protestuesit do të zhvendosen edhe aty. Në protestën e kësaj së hëne është bërë e ditur se nuk do të ketë fjalime.

Read More

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka shkruar një mesazh nga burgu, pak orë para nisjes së protestës së organizuar nga opozita. Ai shprehet se i takon opozitës të jetë forca e shembullit, ndërsa thekson se qëndresa e tyre është shpërbërja e qeverisë. Mesazh i shkruar nga burgu Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë! E dimë që menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre! Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen.…

Read More

Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga PD këtë pasdite. Përveç Kryeministrisë, është blinduar edhe Kuvendi. Të dyja anët e Kryesisë së Kuvendit janë rrethuar nga forca policie dhe FNSH. Mbi 1000 efektivë, mes tyre dhe speciale e forcat shqiponja priten të angazhohen për të garantuar rendin e sigurinë gjatë protestës së opozitës. Ndërkohë pas orës 18:00 do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevard kryesor. Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe disa akse rrugore që lidhen me të. Protesta do të nisë…

Read More

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali përkujtoi sot 1 vjetorin e aktit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit. ”Sot është përvjetori i parë i një akti të shumëfishtë terrorist që goditi Izraelin, me kosto të jashtëzakonshme njerëzore; dhjetëra mijëra jetë qytetarësh civilë, që janë viktimat e para të një lufte, e cila e kishte nisjen një vit më parë, por që duhet të përfundojë një orë e më herët”,-shkruan Spiropali. Kryetarja e Kuvendit shprehu dhembje pafund për pengjet njerëzore ende në robëri, për të vrarët dhe të dhunuarit e sulmit barbar, për viktimat e luftës dhe për pasojat gati të pakthyeshme që e bënë…

Read More

Pasi u mësua që Olsa Muhameti është producente dhe Alaudin Hamiti prezantuesi i parë, sot është mësuar që Milaim Zeka është opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3. Kjo u bë e ditur në një postim në Facebook në faqen zyrtare. “Ju prezantojmë opinionistin e parë të Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka”, thuhet në njoftim. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Read More

Për të ruajtur rendin nga protesta e PD-së, disa dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit dhe një automjet i zjarrfikëses është stacionuar brenda rrethimit të Parlamentit, godinës ku zhvillohen seancat plenare. Parlamenti është një nga institucionet ku mund të ketë një dyndje të protestuesve, që mund të lëvizin në rrugët e Tiranës, pasi të jenë mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë. Protesta e opozitës pritet të nisë në orën 18:00 dhe nuk dihet se sa mund të zgjasë.

Read More

Në këtë protestë të PD-së nuk do të ketë fjalime, dhe deputeti demokrat Luan Baçi thotë se sot është fillimi i rrugës pa kthim të aksionit të opozitës deri në garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. ”Do të ketë një numër të konsiderueshëm protestuesish nga Fieri. Nuk do të ketë fjalime, nuk do të ketë podium, por do të jenë qytetarët ata që do të zgjedhin se do duan që ta bëjnë protestën e tyre sot. Dhe çfarëdo përgjigje që do të jepet aty ne do të jemi me ta, ne do të tregojmë fuqinë tonë opozitare dhe…

Read More

Çfarë pritet që të bëjnë protestuesit në proteastën e thirrur nga PD-ja në orën 18:00? Ata pritet që të shkojnë në institucionet kryesore të vendit, si në Kryeministri, ministritë si ajo e Brendshme dhe në Bashkinë e Tiranës. Ende nuk ka një version zyrtar të dhënë nga PD për atë që do ndodhë. Disa eksponentë të PD-së nuk e kanë të qartë se çfarë të ndodhë në tubim.

Read More

Aktori i njohur Herion Mustafaraj, edhe pse prej vitesh jeton dhe punon në SHBA, mbetet tejet i lidhur me artin shqiptar. Së fundmi, ai ka shprehur vlerësimin e tij për filmin “Prokurori” me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, ku luan edhe legjenda e Hollivudit, Danny Glover. Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, Mustafaj shkruan: “I dashur Fati, ti je regjisori që i duhet kinemasë shqiptare, vëlla. Ti sjell yjet amerikanë të klasit botëror në historitë tona shqiptare. Ju i tregoni këto histori pa paragjykime, pa e shitur të keqen si shqiptare në filmat…

Read More

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, thotë se në Shqipëri nuk ka demokraci. Ajo shtoi se bllokimi i rrugëve është mënyrë demokratike proteste. Sipas Vokshit, qeveria do ta ketë përballë opozitën e vendit. ”Në Shqipëri nuk ka më demokraci dhe e vetmja mundësi është përballja me regjimin. Qeveria po iu merr shpirtin qytetarëve, ata kanë të drejtë të reagojnë. Qeveria nuk po siguron jetën dhe pronën, po shkelet e drejta e fjalës. A është normale që Salianji të dënohet me një vit burg, vetëm për një denoncim ndaj maxhorancës? Lideri i opozitës Sali Berisha është dënuar pa asnjë provë. Bllokimi i rrugëve…

Read More

Duke nisur nga viti 2026 qytetarët që kanë më shumë se një banesë në pronësi, do të paguajnë nga dy deri katërfish më shumë taksën e pronës. Një taksë e cila vilet aktualisht nga fatura e ujit në vlerën e 0.05%, pas dy vitesh do të paguhet nga 0.1%-0.5%. ”E para për qytetin e Tiranës tashmë qytetarët paguajnë një taksë më të lartë për shkak të rishikimit të çmimit të referencës nga 30-75%. Tashmë paguhet në Tiranë ndërsa jashtë saj do rishikohen çmimet e referencës do të implementohet projektligji i ri. Sot aktualisht e kemi 0.05% mbi vlerën e pronës…

Read More

Partia e Lirisë do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Partia Demokratike. Në një njoftim për mediat, Partia e Lirisë njofton se presidenti i partisë, Ilir Meta dhe anëtarët e saj do t’i bashkohen protestës në orën 17:30. “Në orën 17:30, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë, do të niset nga Selia qendrore në këmbë, për t’iu bashkuar protestuesve përpara Kryeministrisë”, njofton Partia e Lirisë.

Read More