Author: tirana

Një foshnje vetëm 5 ditëshe humbi jetën në maternitetin e Vlorë këtë fillim tetori, duke ngritur pikëpyetje të shumta te familjarët. Prindërit kanë bërë denoncim, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë mjekja përgjegjëse. Për “Shqipëria Live”, babai i foshnjës, Neritan Halilaj me lot në sy ka treguar gjithë çfarë ka ndodhur, dhe arsyen pse mendon se foshnja ka ndërruar jetë për gabim të mjekëve. ”Lindi shumë mirë, vajta ta marr nusen dhe djalin ditën e tretë, më tha doktoresha do rrijë dhe nja dy ditë sepse po merr një mjekim djali, sepse i kishin dalë ca puçrra të kuqe…

Read More

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar një mesazh adresuar qytetarëve amerikanë pak orë para protestës së opozitës. Ambasada udhëzon shtetasit e saj që të monitorojnë mediat lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit. ”Një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen në Kryeministri në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i Ambasadës…

Read More

Universitetet në rrethe duket se kanë siguruar mbijetesën e disa prej programeve që prej vitesh tërheqin një numër të vogël studentësh të rinj. Në Gjirokastër, Universiteti “Eqrem Çabej” ndërsa thith çdo vit e më pak studentë vendas, këtë vit akademik ka risi numrin e lartë të kërkesave që vijnë nga kontinente të largëta si Afrika apo Azia për të studiuar në këtë universitet. Në Shkodër edhe pse ka një numër të kënaqshëm studentësh të rinj, Senati parashikon rishikimin dhe reformimin e disa programeve me qëllim për të tërhequr dhe joshur më shumë studentë të rinj. Edhe pse viti akademik ka…

Read More

Sot do të mbahet protesta e thirrur nga PD, fill pasi deputeti i tyre Ervin Salianji shkoi në burg. Janë katër pika kyçe në kryeqytet që do të bllokohen nga mbështetësit e opozitës. Në planin e masave të Policisë së Shtetit përveç bllokimit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, parashikohet kufizimi i lëvizjes së mjeteve te kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, ish-Stacioni i Trenit dhe rethrrotullimi i Zogut të Zi. Kasapi raportoi se Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Ilir Proda ka hartuar një plan masash, që përfshin grupe të lëvizshme të përbërë nga efektivë të FNSH-së që do të ndjekin turmat gjatë…

Read More

Pas diskutimeve në media, sot janë zbuluar emrat e artistëve që janë përzgjedhur për të marrë pjesë në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH. Në listën e përzgjedhur spikasin artistë të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të artistëve si Elvana Gjata që kanë bërë historinë e muzikës moderne dhe të rinj që e shohin skenën e këtij festivali prestigjioz si një skenë të rëndësishme për karrierën e tyre artistike. Ky edicion i festivalit do të jetë një kombinim i talentit të artistëve të mëdhenj dhe zërave të rinj. Lista e këngëtarëve fitues që do të garojnë në FIK 63,…

Read More

Institucioni i Avokatit të Popullit do të ndjekë nga afër protestën e opozitës me 5 grupe të shpërndara në terren. Në një njoftim për mediat, bën të ditur se një grup tjetër do të monitorojë raportimet online dhe live të mediave, me qëllim të vlerësimit të saktë të ecurisë së ngjarjeve në kohë reale, ndërsa 4 grupe monitorimi do të mbikëqyrin komisariatet e policisë pas protestës. “Do të qëndrojnë në terren pesë grupe monitorimi, të cilat do të ndjekin nga afër zhvillimet në zonat ku do të realizohet protesta. Një grup tjetër monitorimi është ngarkuar për të ndjekur raportimet online…

Read More

”Përplasje ballore me regjimin që vetëkërkon të bëjë luftë për zhdukjen e opozitës”,-tha nënkryetari i PD Luçiano Boçi. I ftuar në ”Klan News”, ai tha se Partia Demokratike gjithnjë ka pasur mbështetjen e qytetarëve në tubime. ”Protestat e PD kanë qenë të suksesshme sepse janë format kryesore të komunikimit me njerëzit dhe forma më e lartë është fushata zgjedhore. Ne nuk kemi kërkuar ta stimulojmë publikun sepse mbart pak atë pjesën artificiale, ne kërkojmë besimin që të na atashohen sepse beteja është për qëllimet më të larta. Jemi në front lufte dhe kemi përballë të njëjtin armik, që ka afektuar…

Read More

Dashi Dash, a dëshiron të ndihmohesh, të dëgjohesh, apo të përqafohesh? Prapavija e Jupiterit në zonën tënde të komunikimit (Binjakët) të enjten sugjeron që duhet të shprehesh qartë për atë që dëshiron para se të presësh që të tjerët të përgjigjen. Përfundimi i prapavijës së Plutonit në Bricjap të premten do të sjellë energji pozitive në karrierën tënde, duke të të ndihmuar të ecësh përpara me besim. Të dielën, me kalimin e Mërkurit në Akrep, do të inkurajohesh të reflektosh më shumë mbi intimitetin, besimin dhe të vërtetën në marrëdhëniet e tua më të afërta. Demi Kjo javë përqendrohet në…

Read More

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier- Patos. Dy automjete tip “ Toyota” dhe “ Peugeot” janë përplasur me njëra -tjetrën. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar edhe pse goditja, siç dallohet edhe nga pamjet, ishte mjaft e fortë. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor, jo vetëm për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë, por edhe për të menaxhuar trafikun i cili u rëndua pas aksidentit.

Read More

Ka nisur sot vaksinimi falas kundër gripit si mjeti më efikas dhe mbrojtja më e mirë kundër virozave respiratore që shkaktohen nga virusi i gripit. Këtë vit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar 20 mijë doza më shumë se një vit më parë dhe do të vijojë të kryhet për grupet e riskut sipas një kalendari të përcaktuar nga strukturat e shëndetësisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte në Qendrën Shëndetësore Nr.6 në Tiranë ku pasi ka marrë edhe vetë vaksinën kundër gripit, apeloi të gjithë qytetarët, veçanërisht ata me sëmundje kronike që të kryejnë…

Read More

Një shpërthim i fuqishëm në një banesë ka lënë pas një të vdekur dhe tre të plagosur në Angli. Mediat vendase raportojnë se në një banesë në zonën e Clackmannanshire, pas një shpërthimi të fortë, është shembur një pjesë e çatisë duke i marrë jetën një burri dhe duke lënë të plagosura tre gra. Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që ka tronditur zonën.

Read More

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme një auditim në lidhje me situatën e përmbytjeve në Qytetin e Vlorës. Pjesë e këtij kontrolli do të jenë disa institucione, ku do të auditohet me prioritet për shkaqet që çuan në këtë situatë problematike. Grupi i auditimit ka nisur tashmë punën pranë këtyre institucioneve si dhe në terren. Pritet që pjesë e këtij auditimi të jenë institucionet e pushtetit lokal, si dhe shkaqet që çuan në përmbytjet po ashtu edhe për menaxhimin e situatës nga institucionet përkatëse. Auditimi i cili është ngritur me prioritet mbi situatën dhe në mënyrë…

Read More