Vijon puna për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kantieri i punës. E konceptuar të jetë edhe si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art, projekti i Teatrit të Ri është krijuar nga një prej studiove më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë. Godina e re ofron një arkitekturë me dizajn modern dhe krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, me të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore. Teatri i ri do të…
Author: tirana
Victor Ambros dhe Gary Ruvkun janë fituesit e Nobelit të sivjetshëm në mjekësi, për zbulimin e tyre të mikroARN-së dhe rolin e saj në rregullimin e gjeneve pas transkriptimit. Çmimi prestigjioz u nda sot në Stokholm. “Zbulimi i tyre novator nxori në dritë një parim krejtësisht të ri të rregullimit të gjeneve që rezultoi të ishte thelbësor për organizmat shumëqelizorë, përfshirë njerëzit,” thuhet në vendimin e jurisë. Çmimi i mjekësisë vitin e kaluar iu dha biokimistes hungarezo-amerikane Katalin Karikó dhe imunologut amerikan Drew Weissman për punën e tyre në teknologjinë e mRNA që qëndronte pas vaksinave COVID-19. Pjesa tjetër e…
Një 25-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident pune mëngjesin e sotëm në një fabrikë xhinsesh, pranë fshatit Glavki Larisa, mes Larisës dhe Volos. Sipas informacioneve të mediave greke, e reja dyshohet se ka mbetur e bllokuar në një makineri pak para orës 4 të mëngjesit, ndërsa për ta nxjerrë janë dashur 12 punonjës të zjarrfikëses. Në vendngjarje ka shkuar ambulanca dhe ka bërë transportimin e saj në spital, por fatkeqësisht vaja e re nuk ka mundur të mbijetojë.
Vihet në pranga një 19-vjeçar, shtetas rumun, pasi grabiti portofolin dhe celularin e një 18-vjeçari në Shkodër. Po ashtu është shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtori i tij. Gjatë kontrollit fizik, 19-vjeçarit iu gjetën celulari dhe portofoli që kishte vjedhur, si dhe një sasi kanabisi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zogu i Parë”, Shkodër. “I vodhi me dhunë portofolin dhe celularin një 18-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari (shtetas rumun). Gjatë kontrollit fizik, 19-vjeçarit iu gjetën celulari dhe portofoli që kishte vjedhur, si dhe një sasi kanabisi. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe…
Partia Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen e grupit parlamentar, teksa objektiv i diskutimeve kanë qenë temat e rendit të ditës së seancës së jashtme. Mësohet se gjatë mbledhjes nuk është përmendur fare protesta e cila është thirrur nga opozita të mbahet pasditen e kësaj të hëne. Mazhoranca nuk e konsideron këtë protestë, është shprehur gazetari gjatë një raportimi live. Teksa protestën dhe mosbindjen civilë, mazhoranca e konsideron lëvize politike për interesa të krerëve të PD.
Maldini Kaçurri ka hyrë në historinë e futbollit shqiptar dhe të Arsenalit duke u bërë lojtari i parë kuqezi që luan për ekipin e famshëm londinez. Karriera e tij ka nisur në akademinë e Fulhamit, përpara se të transferohej te Arsenali në vitin 2022. Qendërmbrojtësi 19-vjeçar ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme me ekipin U-21, ku deri më tani ka luajtur 41 ndeshje. Ditët e fundit, Maldini Kaçurri debutoi për ekipin e parë të Arsenalit në ndeshjen e Carabao Cup. Por lajmi që tërhoqi më shumë vëmendje ishte urimi i veçantë nga vetë legjenda Paolo Maldini, i cili komentoi në…
Dyert e Kryeministrisë janë siguruar me mbrojtje metalike para protestës së opozitës, që fillon në orën 18:00. Sot protesta e opozitës, policia apel për distancim nga dhuna, cilat janë rrugët që do të bllokohenNdërkohë, kryeministri Edi Rama është kthyer në punë pa operacionit dhe vijon agjenda normale. Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, i kërkon 4 orë leje për tubim. Nga ora 18:00 deri në orën 22:00. Në shkresë kërkohet vetëm leje për zhvillimin e protestës para kryeministrisë, por jo itenerari që do të ndjekin, apo rrugët që do bllokojnë.
Nis këtë të hënë fillimi i një tjetër viti akademik për studentët. Kryeministri Edi Rama uron studentët që ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim drejt dijes. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë i uron suksese edhe trupës së pedagogëve në këtë vit të ri akademik. “Suksese studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim, si dhe trupës së pedagogëve në këtë vit të ri akademik”, shkruan kreu i qeverisë.
E përditshmja britanike “Restless” I ka kushtuar një artikull Shqipërisë, duke renditur arsyet pse vendi ynë duhet vizituar. “Ka shumë vende të mrekullueshme me kosto efektive për t’u eksploruar – shumë prej të cilave janë pikërisht në Evropë. Si një nga kontinentet më të larmishme – nga gjuha te gjeografia te kultura – kënaqësitë dhe hijeshitë e Evropës janë të famshme në mbarë botën. Nuk është çudi që Evropa përbën më shumë se gjysmën e të gjithë turizmit ndërkombëtar! Ndërsa vende si Franca, Spanja dhe Italia janë disa nga destinacionet më të njohura për t’u vizituar, ato nuk janë aspak…
Shërbimet e Policisë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas lëviznin të armatosur, kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Në kuadër të operacionit “Friends”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike dhe 3 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më automjetin. Në përfundim të veprimeve u arrestuan shtetasit Marsid Gjyzeli, 34 vjeç (drejtuesi i automjetit) dhe Ylli Agasi, 49 vjeç, të dy banues në Durrës. Materialet procedurale i kaluan…
Një shqiptar është vrarë në Spanjë dhe është lënë para derës së një spitali.Ngjarja ka ndodhur në La Selva të Gironas, ku një automjet tip “Audi” braktisi në derën e spitalit “Blanes” një person të vdekur. Viktima, i identifikuar më pas si shtetas shqiptar, ishte qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës. Autoritetet spanjolle bëjnë me dije se mjeti që e braktisi ishte “Audi” ngjyrë e zezë me targa të huaja dhe brenda tij mendohet se kanë qenë 3 persona. Viktima nuk kishte mjet identifikimi me vete dhe autopsia e tij pritet të zhvillohet të hënën. Ndërkohë,…
Zbardhen detaje të reja nga takimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda me drejtuesit e komisariateve dhe Policisë së Tiranës në takimin e zhvilluar mbrëmjen e së dielës që kishte në fokus masat për protestën e opozitës, e cila mbahet sot në orën 18:00. Opozita e konsideron protestën mosbindje civile. Mësohet se Proda iu ka kërkuar vartësve të japin porosi të qarta për efektivët në terren që të mos provokohen nga protestuesit dhe ndërhyrjet të jenë sa më të pakta. “Kujdes mos u provokoni nga protestuesit. Ndërhyrjet të jenë të minimizuara, vetëm në raste nevoje. Mos…