Author: tirana

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Dibër. Një 40-vjeçar u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, Ndërkaq, një 30-vjeçar u vu në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Read More

GJERMANIA- Numri i paneleve diellorë për ballkonet në Gjermani vazhdon të rritet me shpejtësi. Regjistri kryesor i të dhënave të tregut të Agjencisë Federale të Rrjetit në vend tani numëron mbi 700.000 “sisteme panelesh diellore me prizë” në funksionim. Kjo shifër është dy herë më e lartë se në fillim të vitit. Shifra reale është ndoshta edhe më e lartë, pasi ka një afat prej një muaji për regjistrime të vonuara dhe disa sisteme – pavarësisht detyrimit për regjistrim – thjesht nuk raportohen. Paketa për solarët u miratua në korrik Prodhimi maksimal i instaluar është 600 megavat. Madje ai është dyfishuar që nga fillimi i…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku një i ri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së xhaxhait. Bëhet fjalë për shtetasin Q. Ç., 36 vjeç, teksa konflikti mes tyre, sipas autoriteve policore, dyshohet se ka patur motive pronësie. Pasi ka marrë dëshminë e gruas së dhunuar, Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht 36-vjeçarin dhe ka referuar materialet në Prokuroi. “Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen Q. Ç., 36 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së xhaxhait të saj.” – thuhet në njoftimin…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se Tirana ka rrëmbyer vëmendjen e mediave italiane, konkretisht blogut “beBorghi”, që i ka kushtuar një artikull kryeqytetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se në blog, Tirana konsiderohet qytet plot jetë dhe energji. “Tirana ka rrëmbyer vëmendjen e blogut italian “beBorghi”, duke e konsideruar si një qytet plot jetë dhe energji që të fton ta zbulosh çdo ditë e më shumë”, shkruan Rama teksa ka postuar edhe artikullin e blogut italian.

Read More

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Ka qenë vetë e mitura e shoqëruar nga familjarët që ka denoncuar 31-vjeçarin, teksa policia pas dëshmisë i ka vënë prangat. Materialet hetimore në ngarkim të tij, i kaluan prokurorisë.

Read More

UKRAINA- Forcat ruse kanë lëshuar 87 dronë dhe katër raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, duke shënjestruar kryeqytetin Kiev, dhe qytete të tjera thanë autoritetet ukrainase më 6 tetor. Njësitë ukrainase të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 56 dronë dhe dy raketa, bënë të ditur Forcat Ajrore të Ukrainës përmes një postimi në Telegram. Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, shkroi në Telegram se “dronët rusë u lëshuan në Kiev përmes disa valëve dhe nga drejtime të ndryshme”. Sulmet në Kiev, sipas autoriteteve, zgjatën për më shumë se pesë orë gjatë natës. Sulmet ajrore ruse po ashtu goditën portin e Odesës në Detin…

Read More

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua në Mat. Ngjarja e rëndë ndodhi në në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, ku një 19-vjeçar, teksa drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Read More

TIRANA- Tetë persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Një 44-vjeçar me inicialet F. F., është vënë në pranga pasi dyshohet se ka kryer punime pa leje në tarracën e pallatit ku banon. Si pasojë e punimeve janë shkaktuar dëme në apartamentet e banorëve të pallatit. Një 45-vjeçar me inicialet A. V., është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Një 31-vjeçar me inicialet M. M., është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Ndërkohë Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan: – S. N., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap…

Read More

Izraeli ka vendosur forcat e tij në gatishmëri përpara një vjetorit të sulmit të Hamasit më 7 tetor, pasi një zyrtar ushtarak tha se vendi po përgatitej për hakmarrjen e tij për sulmin raketor të Iranit. Alarmi erdhi pasi Izraeli ishte i përfshirë në një luftë intensifikuar me grupin libanez Hezbollah, për të cilin shefi ushtarak, Herzi Halevi tha se do të goditet “pa lëshim apo afat”, shkruan France 24. Përpara përvjetorit të së hënës, zëdhënësi ushtarak, Daniel Hagari tha në një konferencë televizive: “Ne jemi të përgatitur me forca të shtuara në pritje të kësaj dite”, kur mund të ketë…

Read More

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri një person me kombësi të huaj (jo italiane). Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme në një lokal nate në Castel Bolognese, provincë e Ravenas. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se i plagosuri ndodhej në hyrje të lokalit “Bolero kur ka mbërritur shqiptari me të cilin ka debatuar. Më pas 49-vjeçari ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar katër herë. Shqiptari arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, por arratia nuk zgjati shumë, pasi u arrestua nga policia italiane. Arma e përodrur, një pistoletë gjysmëautomatike u sekuestrua…

Read More

ITALI – Atalanta nuk e ndien mungesën e Berat Gjimshtit. Pavarësisht se mbrojtësi kuqezi nuk mund të jepte kontribut në takimin e radhës në Serinë A për arsye dëmtim, Atalanta siguroi një fitore me goleadë përballë Genoas në “Gewiss Stadium” të Bergamos. Pjesë e parë, në fakt, prodhoi vetëm një gol, që mban firmën e Reteguit (24’). Në fraksionin e dytë, sulmuesi i kombëtares italiane realizoi edhe dy gola të tjerë, duke shënuar në total tregolësh (mori topin në shtëpi), ndërsa në listën e goashënuesve shënuan emrin edhe Ederson dhe de Roon. Golin e “flamurit” për Genoan e realizoi në fund…

Read More