Sali Berisha thotë se protesta e 7 tetorit do të jetë një mosbindje civile masive. Gjatë fjalës së tij, e konsideroi këtë protestë si betejën e jetës së çdo opozitari. Për të kjo protestë është shansi ynë për t’u përballur me guximin tonë me një regjim që pasi shndërroi procesin themelor të shoqërisë së lirë, votën e lirë në farsë elektorale, riktheu në Shqipëri burgjet, gjyqet, persekutimin politik. ”Për Edi Ramën, organizatën e tij kriminale qeveri, narkozyrtarët e tij, në këtë moment që flasim gjëja më e tmerrshme është ora e cila me tik-takun e saj afron në çdo sekondë…
Author: tirana
Vlora është në kaos nga përmbytjet si kurrë më parë. Të gjitha banesat e kateve të para në lagjen “ 11 Janari” në Vlorë , në zonën e njohur si “ Pusi i Mezinit” janë përmbytur. Me lot në sy, banorët rrëfejnë momentet e ferrit kur uji vërshoi në banesa. Të gjitha orenditë shtëpiake janë mes ujit dhe baltës. Nënë Liria i ka kaluar të 80-tat por nuk mban mend kurrë më parë përmbytje si e 4 tetorit, kur uji vërshoi në banesën e saj, duke dëmtuar të gjitha orenditë shtëpiake. Sot gjendet në mëshirë të fatit pa asnjë ndihmë,…
Nënkryetari i Kuvendit dhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu ishin në Vlorë për të parë nga afër situatën emergjente të krijuar pas reshjeve të shiut. Bashkë me kryebashkiakun Ermal Dredha, u ndalën te hidrovori i Vlorës ku po vijon ndërhyrja për normalizimin e situatës. Çuçi tha se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren prej momenteve të para kur nisi kjo emergjencë dhe aktualisht gjendja është drejt përmirësimit. Sipas tij do duhet të bëhet një vlerësim i mirë i kësaj që ka ndodhur dhe të merren të gjitha…
Dueli mes Vllaznisë dhe Elbasanit, sfidë që vlen për kreun e renditjes,mbyll javën e 8-të të Superligës. Fitorja i duhet të dyja skuadrave, por Vllaznia do të sforcohet më shumë pasi rrezikon të humbë vendin e parë në sytë e tifozëve të saj. ”E kemi analizuar ndeshjen me Dinamon. Kemi nxjerrë mësime për të bërë sa më mirë ndaj Elbasanit për të qenë të përqendruar gjatë gjithë takimit. Jemi një ekip i fortë, por nuk na lejohet të lëmë hapësira për rivalët. E rëndësishme është që të jemi në lojë gjithë kohës për të shpresuar të marrim 3 pikëshin”, tha…
Pasditen e kësaj të shtune, Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët. Zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës, i cili siç duket edhe nga pamjet është nën pushtetin e flakëve. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po ndërhyjnë për të lokalizuar flakët. Është e paqartë sesi ka nisur zjarri në brendësi të Komisariatit dhe policia po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Luani është shumë ambicioz. Ambiciet e tyre i bëjnë ata të punojnë më shumë. Ata janë të fokusuar dhe energjikë. Pasi të kenë vendosur qëllimet dhe ambiciet e tyre, ata do t’i arrijnë me çdo kusht. Ujori është ambicioz dhe punëtor. Ata janë kokëfortë dhe pasi të kenë vendosur diçka, është pothuajse e pamundur t’i bësh të ndryshojnë mendje. Ujorët nuk besojnë të jetojnë pa ambicie dhe sigurohen që të kenë një qëllim në jetë. Akrepët janë njerëz kokëfortë. Ata janë energjikë dhe ambiciozë. Qëllimet e tyre mund të mos jenë të mëdha, por ata do të bëjnë më të mirën…
Zgjedhjet parlamentare të 2025 po afrojnë dhe Agron Duka, kreu i PAA-së tha se kreu demokrat Sali Berisha duhet të deklarojë se kryeministri nëse opozita fiton zgjedhjet, duhet të dalë nga opozita, pa specifikuar emrin e tij. Duka tha se qoftë Berisha, ashtu edhe Ilir Meta dhe Edi Rama kanë 30 vjet që merren me politikë dhe në këtë kuadër ai theksoi se “mjaft është mjaft”. ”Në çdo qark të Shqipërisë ne duhet të kemi nga një kandidat tonin, në mënyrë që të mbledhë votat, ndërsa në listat e sigurta duhet të kemi më shumë se një mandat”, tha Duka.…
Manchester City triumfoi 3-2 me përmbysje ndaj Fulham në shtëpi. Miqtë e nisën ndeshje shumë mirë, duke kaluar në avantazh me Pereira në minutën e 26-të, por “qytetarët” rikthyen baraspeshën me Kovacic në minutën e 32-të. Në minutën e 82-të, Doku vulosi fitoren. Goli i Muniz për Fulham në fund, kishte vetëm vlerë statistikore. Me këtë fitore, City mban vendin e dytë me 17 pikë, po aq sa edhe Arsenali i vendit të tretë. “Topçinjtë” fituan me përmbysje ndaj Southampton, me rezultatin 3-1. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte tjetër histori. Archer kaloi…
Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti duke folur për protestën e 7 tetorit, tha se nuk është pjesë e organizimit, por theksoi se shqiptarët mund të sillen pak si berlinezë apo parisienë. Ai tha se protesta është shfryrja e një zemërimi që ka një shoqëri. ”Nuk jam pjesë e atyre që janë marrë me detajet e organizimit të protestës, por di të them se nga qytetarët që takoj, ato duan reagim të fortë”, tha Alizoti. Deputeti demokrat tha se opozita duhet të jetë radikale, të mbrojë interesat e grupit të saj, por edhe të atyre qytetarëve që e kanë votuar dhe…
Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdoğan do të vijë në Tiranë të enjten në një vizitë. Një arsye sipas ”Ora News” është hapja e Xhamisë së Madhe në Tiranë. Këtë të shtunë po bëhen prova në xhami, në gjuhën turke. Xhamia e Namazgjasë ka nisur ndërtimin në vitin 2015 ndërsa prej asaj kohe është kthyer në një debat të madh publik për arsyen e mospasjes së saj.
Presidenti amerikan, Joe Biden shprehu besimin se zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të zhvilloheshin në mënyrë të drejtë, ndërsa ngriti shqetësime për trazira të mundshme. “Unë kam besim se zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme. Por, nuk jam i sigurt nëse do të jenë paqësore”, tha Biden. Biden shprehu skepticizëm në lidhje me gatishmërinë e opozitës republikane për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve. “Vura re se kandidati republikan për zëvendëspresident JD Vance nuk tha se do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve”, tha Biden. “Ata nuk e kanë pranuar as rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Kështu që unë…
Ka mbetur vetëm një muaj deri në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara dhe demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump vazhdojnë fushatën intensive. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns i hedh një vështrim garës së kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë që ka hyrë në fazën e fundit të saj. Rivalët Donald Trump dhe Kamala Harris po përpiqen në muajin e fundit të fushatave të tyre që të fitojnë terren në komunitetet ku mund të kenë mbështetje më të vogël. Sondazhet tregojnë se Nënpresidentja Harris gëzon mbështetje më të madhe mes votueseve gra. Gjatë një tubimi…