Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë foto nga Pazari i Ri në Tiranë, që është kthyer në Flea Market. Sipas Veliajt, kjo është Tirana me plot ide të reja dhe tradita që ndërtojmë së bashku. ”Sot Pazari i Ri është kthyer në Flea Market-in e parë të qytetit, ku qytetarët dhe dashamirësit e artit të gjërave të përdorura mund të gjejnë diçka unike. Deri në 23:00, ejani dhe bëhuni pjesë e një përvoje ndryshe, mobilie, veshje, postera dhe më shumë! Kjo është Tirana që duam: plot energji, ide të reja dhe tradita që ndërtojmë së bashku”,-shkruan Veliaj.
Author: tirana
Ministria e Bujqësisë ka dalë këtë të shtunë me një njoftim të rëndësishëm sa i përket importit të mishit nga Brazili. Në deklaratën e ministrisë bëhet me dije se Shqipëria ka ndaluar prej kohësh importet e ngarkesave me mish derri me Ractpaminë nga shteti i Amerikës Latine. ”Në detyrim të informimit të publikut mbi sigurinë ushqimore në vend bëjmë me dije se Shqipëria nuk importon mish derri me Ractpaminë nga Brazili dhe nga asnjë vend tjetër! Ligji nr. 10465 datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 82 pika 2 nuk lejon përdorimin e PMV-ve…
Derbin në La Liga këtë të shtunë e ka fituar Marash Kumbulla. Espanyol i mbrojtësit kuqezi ia ka dalë të fitojë në shtëpi përballë Mallorca-s së Vedat Murriqit, me Kumbullën që hapi serinë e golave të kësaj sfide. Një kros të Jofre, shqiptari e shfrytëzoi më së miri në minutën e 18-të të takimit duke fluturuar në ajër për ta dërguar mrekullisht me kokë në portë. Ky ishte goli i parë i Kumbullës me fanellën bardhekaltër të katalanasve, që ngriti peshë 40.000 tifozë në RCDE Stadium. Që prej transferimit te Espanyol në merkaton e verës nga Roma, shkodrani është kthyer…
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku si drejtuese politike e PS-së në qarkun Fier, gjatë një takimi me socialistët në Divjakë, tha se vijojnë të punojmë bashkërisht për investimet në bujqësi, infrastrukturë e më gjerë. ”Gjatë takimeve në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Divjakë, ku diskutuam mbi angazhimin dhe punën që na pret me frymë optimizmi për impenjimin që duhet të ketë çdo organizatë për fitoren e 2025. Në Divjakë, qeveria shqiptare ka pasur një vëmendje të veçantë, por ka ende shumë punë për të bërë. Së bashku me jemi angazhuar, ku veç frymës së fitores të vazhdojmë…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim në qarkun Gjirokastër së bashku me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit rajonalë të bujqësisë dhe veterinarisë, për të sqaruar fermerët për aplikimet në Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi. Denaj bëri të ditur se aplikimet për skemën kanë nisur më 30 shtator dhe përfundojnë më 8 nëntor. “Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion një skemë me 1.5 miliardë lekë për këtë vit dhe vitin 2025, nga të cilat mundësia e pagesës prej 30% për çdo aplikim fitues do të realizohet brenda vitit 2024”, theksoi Denaj. Ministrja ftoi fermerët dhe…
Motrat e njohur, Antonela dhe Mariela Berisha, vijojnë të mbeten në arrati këtu e dy muaj që nga sulmi brutal që i bënë Klea Prengës, të cilën e goditën me shishe qelqi në fytyrë. Që prej fillimit të gushtit, nuk dihet asgjë për fatin e dy motrave, duke u bërë dy nga emrat më të kërkuar nga policia. Në TikTok, persona të afërt me Antonelën dhe Marielën kanë bërë me dije se pas ngjarjes në një nga lokalet e Tiranës, motrat janë larguar menjëherë në Dubai, duke marrë me vete edhe djalin e vogël të Marielës. Një përplasje në rrjete…
Në sfidat e kësaj të shtune të Kategorisë së Parë, Flamurtari triumfoi me përmbysje ndaj Korabit me rezultatin 2-1. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dibranëve pas golit të Markut, por fraksioni i dytë ishte tjetër histori. Vlonjatët barazuan me Bathën në minutën e 52-të, ndërsa një autogol i Andonit në minutën e 61-të, i dha 3 pikët skuadrës kuqezi. Fitore regjistroi edhe Besa e vendit të parë, që mundi pastër Burrelin me rezultatin 3-0. Golat e shënuar nga Goxha, Dos Santos dhe Gjinaj, i dhanë 3 pikët e radhës kavajasve. Erzeni mori pikën e parë për këtë…
Kryeministri Albin Kurti u ka dhënë fund dyshimeve lidhur me të ardhmen e koalicionit mes partisë së tij, dhe Listës Guxo të presidentes Vjosa Osmani. Pavarësisht përplasjeve që kreu i qeverisë dhe e para e shtetit kanë shfaqur herë pas herë në çështjet si dialogu apo qasja ndaj ndërkombëtarëve, Kurti përjashton mundësinë e një prishje të koalicionit. Në fjalët e tij, gjatë Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti shprehu mirënjohjen për vitet e bashkëpunimit me partinë guxo dhe subjektin tjetër politik Alternativën. “Me Guxo dhe Alternativën do të jemi bashkë në koalicion ashtu siç kemi qenë bashkë në fushatë, në…
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga Shiroka, ku investimet e viteve të fundit i kanë ndryshuar faqen, duke i dhënë një rrugë të re, pedonalen brigjeve të liqenit, rehabilitimin e plazheve të vogla dhe së fundmi edhe molin për varkat lundruese. Vetëm 4 kilometra larg qytetit të Shkodrës, pasi lë “Urën e Bunës” dhe merr rrugën në të djathtë të shfaqet Shiroka, një nga lagjet më të veçanta të Shkodrës, e vlerësuar si një prej bukurive mahnitëse të veriut buzë liqenit të Shkodrës dhe rrëzë malit të Taraboshit. Një sërë projektesh infrastrukturore që e kanë shëndërruar zonën në një…
Situata në qarkun e Vlorës vijon të mbetet problematike. Edhe pse moti është përmirësuar këtë të shtunë, lagje të tëra vijojnë nën pushtetin e ujit, teksa autoritetet po përpiqet të stabilizojnë situatën. Problem tjetër është dhe furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha thotë se janë 55 banorë të evakuuar. Drejtori i Bordit të Kullimit, Alpin Skëndaj thotë se ka pasur defekt teknike, përsa i takon energjisë elektrike në një prej hidrovorëve. Rënia e gurëve për shkak të reshjeve të dendura ka lënë në qiell të hapur familjet e dy shtëpive në lagjen e…
Më në fund është konfirmuar një nga filmat më të shumëpritur. Ka qenë aktorja e njohur, Anne Hathaway, e cila ka dhënë lajmin për “The Princess Diaries 3”. Kjo i ka lumturuar shumë fansat e saj besnikë, pasi është vazhdimi i filmave ku ajo luajti me Disney-n disa vite më parë. Përmes rrjeteve të saj sociale, Anne Hathaway ka shprehur kënaqësinë dhe emocionin e saj për fillimin e xhirimeve të këtij filmi të ri, vazhdimësi të filmave me të cilët filloi karrierën e saj, ‘The Princess Diaries’ dhe ‘The Princess Diaries 2’. Kështu, Anne Hathaway ka befasuar fansat e saj…
Ambasada amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar në lidhje me përfundimin e trajnimit për 23 oficerë policie në lidhje me kursin për Hetimin e Krimit. Ky trajnim i specializuar është pjesë e një nisme të ICITAP që synon të forcojë dhe të çojë më tej aftësitë e oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të gjithë personelit të zbatimit të ligjit të përfshirë në hetimin e krimit, në të gjitha nivelet sipas standardeve kombëtare të pranuara, thekson ambasada teksa ka shpërndarë foto nga përfundimi i kursit. Postimi i ambasadës: Urime 23 oficerëve/20 nga Policia e Shtetit dhe 3 nga…