Tek hidrovori i qytetit të Vlorës ka shpërthyer një nga pompat. Pas shpërthimit, është krijuar flakë, duke krijuar situatë të rënduar, dhe si pasojë u fikën të katërta pomat e hidrovorit. Deri sa të riparohet, uji do të jetë prezent dhe rrugët do të vazhdojnë të jenë të përmbytura në qytet. Aktualisht zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, për të shuar flakët e një prej pompave të hidrovorit.
Author: tirana
Qeveria shqiptare po propozon një projektligj mbi riorganizimin e sistemit shkencor, ku institucionet vlerësuese të veprimtarisë shkencore do të jenë një Ministri e re dhe Akademia e Shkencave. Në dokument planifikohet lindja e një Ministrie të posaçme, përgjegjëse për shkencën dhe kërkimin shkencor. Si dhe krijimi i një organi këshillimor pranë kryeministrit në emrin Këshilli Kombëtar për shkencën dhe kërkimin shkencor, i cili synon përmirësimin e veprimtarisë kërkimore në vend. Në përbërje, ky këshill do të ketë 7 ministra të fushave të ndryshme, por edhe 4 përfaqësues nga institucione të arsimit të lartë, teksa do të jenë pjesëmarrës edhe kryetari…
Planet e qeverisë për të replikuar një proces në dukje të ngjashëm me reformën në drejtësi përmes të ashtuquajturit “komisioni antikorrupsion” i drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj u futën në krizë gjatë kësaj jave, kur institucionet e drejtësisë dhe një numër organizatash të shoqërisë civile refuzuan njëra pas tjetrës që të dërgonin ekspertë. Komisioni parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” e nisi punën në mënyrë të njënashme, pasi Kuvendi miratoi në prill vetëm me votat e Partisë Socialiste ngritjen e tij mbi bazën e një rezolute të iniciuar…
Kina dhe Koreja e Jugut kanë nisur evakuimin e qytetarëve të tyre nga Libani për shkak të përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut. Reuters shkruan se më shumë se 200 kinezë kanë mbërritur në mënyrë të sigurtë në Kinë. Gjithashtu edhe një aeroplan ushtarak me 97 qytetarë të Koresë së Jugut është ulur në një aeroport ushtarak në Seul. Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës njoftoi se Ambasada Kineze në Bejrut vazhdon të operojë dhe të ndihmojë qytetarët kinezë që qëndrojnë në Liban për marrjen e masave të sigurisë. Diplomatët e Koresë së Jugut mbeten në Liban.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese, fotoksinë. Shtetasi F. N. u paraqit në spitalin rajonal të Fierit rreth orës 17:00 ditën e djeshme, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë. Materialet procedurale për rastin janë dorëzuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor është angazhuar për të zbardhur rrethanat e kësaj tragjedie dhe për të hetuar shkaqet e konsumimit të lëndës helmuese.
Një 33-vjeçar i kërkuar për kultivim të bimëve narkotike është kapur në tentativë për të hyrë në Shqipëri. 33-vjeçari, ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë, pasi pas hetimeve disa mujore me metoda speciale të hetimit, dyshohet si autor i kultivimit të bimë narkotike në fshatin Dedaj, të njësisë administrative Qelëz. Ai u kap në hyrje në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Morinë , falë informacionit të siguruar nga Policia e Pukës, shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit me Policinë Kufitare të Qafë Morinës. “Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet…
Vezët konsiderohen si një nga produktet më ushqyese që mund të shtoni në dietën tuaj. Ato janë të pasura me proteina të cilësisë së lartë, si dhe vitamina dhe minerale, si vitamina B12, vitamina D dhe hekuri. Pavarësisht shqetësimeve të mëparshme për përmbajtjen e tyre të yndyrës, Shoqata Amerikane e Zemrës tani rekomandon të hahen 1-2 vezë në ditë. Përveç kësaj, vezët janë një burim ekonomik i proteinave dhe mund të ruhen në frigorifer deri në 5 javë. Kjo do të thotë që ju mund të kurseni para dhe të reduktoni mbeturinat e ushqimit. Ato janë gjithashtu shumë të gjithanshme,…
Reshjet e dëborës kanë filluar në Itali, në Dolomitet Belluno, duke zbardhur edhe Vicenza Prealps dhe temperaturat kanë rënë. Reshje të dendura dëbore kanë rënë edhe në Qafën e Falzaregos, ku janë grumbulluar 30 centimetra në tokë. Maja me më shumë borë, mbi 40 centimetra, është Monte Rite (2160) në Cibiana, në luginën Boite, në zonën Belluno. Gjatë natës ndërmjet të enjtes dhe të premtes në zonën Sette Comuni ra borë mbi 1500-1600 metra, ndërsa majat u zbardhën të gjitha në mëngjesin e djeshëm.
Një zjarr ka rënë në një azil të moshuarish në Tiranë gjatë natës, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Sipas burimeve, zjarri në mesnatë ra për shkak të një kondicioneri. Të moshuarit ngelën të bllokuar deri në momentin kur policia, forcat “Shqiponja” dhe zjarrfikëset i evakkuan nga azili në rrugën “Ali Visha” dhe flakët u shuan. Katër të moshuarit përfunduan në spital për të marrë ndihmë mjekësorë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjykata e Korçës ka vendosur të lërë në burg 45-vjeçarin Bledar Trëndafili, duke i caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, pasi ky i fundit dogji me benzinë bashkëshorten e tij. Gjatë seancës gjyqësore, Trëndafili shprehu pendesë për veprimin e tij, duke u shfaqur i përlotur sipas asaj që raportohet. Ai u shpreh se veprimi i tij ishte kryer në një gjendje të rënduar psikologjike, duke theksuar se ndjehej i ndarë nga fëmijët e tij, për shkak të problemeve me gruan. “E di që kam bërë gabim, më bëni çfarë të doni”, tha ai në gjykatë. Trëndafili akuzohet…
Drejtuesit politikë të Partia Socialiste vijon takimet në të gjithë vendin, në përgatitje për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që mbahen vitin e ardhshëm. Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, publikoi këtë të shtunë një album me fotot e të gjithë drejtuesve në qarqe, gjatë takimeve të mbajtura me strukturat, ndërsa shkroi se komunikimi po bëhet me njerëz brenda dhe jashtë partisë. “Angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së #PS2030”, shprehet Rama.
E përditshmja greke, Protothema ka “zbërthyer” në detaje se çfarë pritet të jetë i ashtuquajturi “Vatikani i Tiranës” apo “Shteti Bektashi”, pasi kryeministri Edi Rama lançoi tezën e një Urdhri sovran për besimtarët myslimanë bektashinj. “Çfarë do të thotë krijimi i “Shtetit të Pavarur të Urdhrit Bektashi” që po tenton kryeministri shqiptar, për Greqinë dhe botën perëndimore. Përfitime personale politike dhe biznes fitimprurës nga Meta turistike në Ballkan, për mijëra besimtarë”, shkruan Protothema. Gazeta greke sheh në horizont përfitime të mëdha ekonomike. Sipas saj, numri i besimtarëve bektashinj llogaritet deri në 20 milionë. Një pjesë e mirë e tyre, sipas…