Author: tirana

Në rrugën Ali Visha, një azil privat është përfshirë nga flakët teksa dyshohet se shkak është bërë një batanije elektrike, por hetimet janë në vijim. Raportohet se ka disa të moshuar të cilët kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Paraprakisht dyshohet për 17 persona të lënduar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

Read More

Ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme, lokalisht me shtrëngata afatshkurtra. Mjegull dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mestare deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat…

Read More

DashiMotivoni veten për të qenë më optimistë. Kjo do të rrisë besimin dhe përshtatshmërinë tuaj. Sot, mund të përballeni me çështje të lidhura me paratë dhe të kërkoni këshilla financiare nga një figurë atërore. Do të jetë një ditë e favorshme për të dhënë dhe marrë dhurata nga ata që doni. DemiBëni kujdes sot, pasi ka gjasa të dëmtoheni. Aktiviteti në familjen tuaj do t’i mbajë të gjithë në humor. Mund të ndërmerrni një udhëtim të këndshëm që rinovon energjinë dhe pasionin tuaj. Do të kuptoni se kryerja e punës është më e rëndësishme sesa të qenit krijues. BinjakëtBëni kujdes…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se rajoni i Ballkanit gëzon nivelin më të lartë të paqes, lirisë dhe demokracisë në 25 vjetët e fundit, por kjo mund të ndryshojë nëse Rusia triumfon në Ukrainë dhe inkurajon zgjerimin serb. Kurti në një intervistë për Associated Press tha se është e rëndësishme që Perëndimi të qëndrojë i bashkuar në mbështetje të Ukrainës, shtet që po e mbron veten kundër pushtimit të nisur nga Rusia më 2022. Kurti tha se një Rusi e fortë do të trimëronte Serbinë dhe jo veç Kosova, por edhe Bosnje e Hercegovina, Mal i Zi dhe ndoshta…

Read More

Moti i keq i shoqëruar me intensitet reshjesh të pazakontë në disa zona të vendit ka shkaktuar problematika të ndryshme. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bën me dije se në Vlorë situata u rëndua si pasojë e prurjeve të mëdha, ndërsa problematika janë regjistruar në stacionet e pompimit. Në këto kushte, Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor, dhanë mbështetjen me 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake. Për t’i ardhur në ndihmë komunitetit pranë Bashkisë Vlorë,…

Read More

Shqipëria ka hapur ambasadën e saj në Ukrainë. Ernal Filo ambasador i Shqipërisë në Ukrainë paraditen e të premtes bëri prezantimin e një kopjeve te kredencialeve Zv/Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, z. Yevhen Perebyinis. Ceremoninë kredenciale e ambasadori Ernal Filo e komentoi si nisjen e i një kapitulli te ri në karrierën e tij diplomatike, tashme si Ambasador i Shqipërisë në Ukrainë. Vendi ynë në Ukrainë ndër vite ishte prezente përmes një konsullate tashmë e shkatërruar prej sulmeve ruse.

Read More

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka krijuar probleme edhe në Tiranë. Një pemë e lashtë ka rënë në rrugën “Sami Frashëri”, në zonën e ish-Bllokut duke bllokuar lëvizjen e mjeteve. Një makinë tip “Honday” ka pësuar dëme të konsiderueshme, pasi është goditur nga pema që rrëzohej teksa ishte në lëvizje. Pema e cila mësohet se është mbjell rreth viteve ’70, ka zënë të gjithë rrugën, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Read More

Si asnjëherë më parë i gjithë qyteti i Vlorës është nën pushtetin e ujit, pas reshjeve të dendura që përfshinë qytetin pas mesditës. Kryebashkiaku Ermal Dredha informon se janë evakuar 22 familje, ndërsa 3 personave u është dhënë ndihmë pasi kishin mbetur të bllokuar. Është kërkuar dhe ndihma e ushtrisë pasi është çarë kanali i ujrave të larta të qytetit. 22 familje janë evakuar pasi banesat e tyre u përmbytën nga uji, ndërsa janë shpëtuar 3 persona të cilët kanë qenë të bllokuar. “Jemi në koordinim të plotë me institucionet e qendrore, me Ministrinë e Mbrojtjes, me Drejtorinë e Përgjithshme…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka prezantuar sot dy nisma të rëndësishme gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ. Ai informon se nisma e parë kishte të bënte me disa propozime për ndryshimin e ligjit “Për Bashkëpronësinë”, me qëllim përmirësimin e mënyrës së mirëmbajtjes së ambienteve të përbashkëta në ndërtesat e banimit. Sipas propozimit, bashkitë do të kenë një rol më aktiv, duke urdhëruar inspektime të ndërtesave dhe duke vendosur tarifa mirëmbajtjeje nëse bashkëpronarët nuk arrijnë një marrëveshje. Nisma e dytë vjen pas detyrës së përcaktuar në mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë dhe Bashkive në Shkodër, që parashikon krijimin…

Read More

Këtë të premte pre e një grabitje të çuditshme ka rënë një taksist, i cili pretendon se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur një pako brenda së cilës ishin 220 mijë euro. Taksisti paratë i kishte marrë në një exchange dhe po i transportonte në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut. Kur ka qenë duke parkuar taksinë pranë bankës, i është afruar një person dhe i ka thyer xhanin e derës së pasagjerit duke i marrë pakon ku ndodheshin paratë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po sekuestron dhe pamjet e kamerave të sigurisë për…

Read More

Michael Schumacher u shfaq për herë të parë në “publik” pas 11 vitesh, dhe kjo në dasmën e vajzës së tij Gina Schumacher. Mediat kanë zbuluar mënyrën se si legjenda e Formula 1 komunikon me familjarët e tij pas aksidentit. Mysafirëve thuhet se iu ndalua të merrnin telefonat e tyre në dasmë pasi shtatë herë kampioni i F1 ishte i pranishëm dhe familja u kujdes që asnjë imazh i Schumacher të publikohej në media. 55-vjeçari ka qenë praktikisht i zhdukur nga jeta publike që nga incidenti i tij duke bërë ski në një resort në Zvicër, në vitin 2013, aksidenti…

Read More