Author: tirana

Vlora është në kolaps total si pasojë e motit të keq, ku pothuajse i gjithë qyteti ka probleme me përmbytjet. Hidrovori i stakuar, ndërsa një pjesë e qytetit bregdetar është pa drita. Bizneset kanë pësuar dëme, ndërsa edhe në video duket qartë vërshimi i ujit duke dëmtuar karrige dhe tavolina. Lagje të tëra të Vlorës janë nën ujë, niveli i të cilit në disa zona ka shkuar deri në brez të qytetarëve. Uji ka hyrë edhe në bibliotekën e qytetit. Situata vijon të jetë e rënduar. Më herët bashkia e Vlorës me një njoftim paralajmëroi qytetarët që të mos parkonin…

Read More

33 instrumentistë shqiptarë, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, kanë shkëlqyer në skenën prestigjioze Royal Albert Hall në Londër, ndërsa shoqëronin performancën e këngëtarit grek Konstantinos Argiros. Shqipëria arriti t’i fliste një audience të gjerë përmes tingujve muzikorë për një vend që, ndonëse i vogël, gëzon talente të mëdha në këtë fushë arti. Orkestra simfonike me 33 instrumentistë shqiptarë, e përkrahur nga Fondacioni Mane, u ngjit në një prej skenave më të njohura të botës, në Royal Albert Hall në Londër, së bashku me këngëtarin e njohur Konstantinos Argiros. Harmonia e tyre në skenë u brohorit nga mijëra spektatorë, duke ofruar…

Read More

Ish-zv/kryeministri, deputeti i PS-së Erion Braçe ka publikuar një audio nga ngjarja e 21 Janarit ku katër protestues u vranë. Sipas Braçes, janë po të njëjtët që vijnë me benzinë në Kuvend për të vrarë. ”Ky është urdhri dhe ky është momenti kur; qeveria kriminale e Sali Berishës vrau katër shqiptarë të mirë-protestues në 21 Janar. Dëgjojeni! ”Ky është urdhri: hap zjarr luftarak”;“ta ta ta ta gjakos gjakos”! Dëgjojë edhe një herë! “ta ta ta ta gjakos”! Ka edhe me dhe është barbari; nuk thotë “kujdes njerëzit”, ishin mijëra në bulevard, por thotë “kujdes municionin”! A e kuptoni çfarë barbaresh…

Read More

Ervin Salianji nga burgu i Fierit ku po vuan dënimin e marrë, i është përgjigjur qëndrimeve që ka mbajtur Niko Peleshi, kreu i grupit parlamentar i PS-së. Sipas Salianjit, ai është përfitues, personalisht nga dy standartet e drejtësisë. ”Kur Rama e flaku si ministër ju hapën disa hetime. Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte ministër Bujqësie, ndërkohë që ekspertët e fushës e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët”. Reagimi i Ervin Salianjit ndaj deklaratës së Niko Peleshit, nga kabina telefonike…

Read More

Pasditen e sotme një taksist është grabitur pasditen e së premtes nga dy persona të paidentifikuar në zonën e Ish-Bllokut. Sipas asaj që raporton policia, dy personat i kanë vjedhur një shumë parash shoferit të taksisë me inicialet N.B dhe më pas janë larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Read More

Situata më e keqe nga moti i keq është në Vlorë. Ky qark është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura shiu të cilat kanë përmbytur të gjithë qytetin. Madje në një lagje uji merr para tavolinat. Raportohet për përmbytje të bizneseve si dhe uji po hyn dhe në disa shtëpi. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytjet e disa akseve dhe kryqëzimeve në qytetin e Vlorës. Rruga “Hasan Kushta” rruga “Gjergj Araniti” aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit “Ismail Qemali”janë përmbytur nga ujërat e shumtë ndërsa kanë sjellë probleme në lëvizjen…

Read More

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot në një takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski me të cilin diskutoi mbi hapat konkretë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të përbashkët. Hoxha informoi se temë e diskutimeve ishte zbatimi i kontrollit të përbashkët kufitar dhe lehtësimi i regjimit të kalimit në pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Qafë-Thanë-Kafasan. Po ashtu, ministri theksoi se në takim u diskutua edhe mbi rehabilitimin dhe rikonstruksionin e PKK Bllatë-Spas dhe aplikimin e “One Stop Shop” edhe në këtë pikë. ”Folëm për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes dhe projekteve infrastrukturore…

Read More

Ish-kryepolici Mit’hat Havari me karrierë në radhët blu si drejtues në disa qarqe, përshëndeti përzgjedhjen e Ilir Prodës si një ”polic të gjeneratës së re”, duke e cilësuar paqësor, por e këshilloi që të ishte i guximshëm dhe të zgjidhte njerëzit më të aftë, pavarësisht ngjyrave politike. Në një intervistë për ”Report TV”, ai u shpreh optimist për profilin e kryepolicit të ri, por vuri në dukje se tashmë shoqëria shqiptare ka probleme të mëdha, pasi duket sikur është mësuar me shkeljen e ligjit dhe i pëlqen dhe sistemi po përjeton një sindromë ”kanceri të pashërueshëm”. -Zoti Havari, a e…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve për kujdes teksa kryeqyteti është përfshirë nga reshje të dendura të shiut. Veliaj u ka kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë tek aplikacioni “Tirana Ime” ose të telefonojnë në numrin 112. ”Tirana po përballet me reshje të dendura shiu! Ju lutem tregoni kujdes dhe ulni lëvizjet e panevojshme! Ekipet tona të emergjencës ndodhen në terren, duke punuar për normalizimin e situatës. Për çdo problematikë raportoni tek aplikacioni “Tirana Ime” ose telefononi 112”, nënvizon Veliaj.

Read More

Nisur nga moti i keq, Policia Rrugore ka një apel për shoferët dhe për këmbësorët, që të kenë kujdes në rrugë për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Në njoftimin e Policisë Rrugore, thuhet se shoferët duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke treguar kujdes të shtuar. Njoftimi i plotë Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu, Policia e Shtetit APELON për drejtuesit e automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave, por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, të tregojnë kujdes të shtuar, duke respektuar me rigorozitet rregullat e qarkullimit…

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bën me dije se do të marrë pjesë me dy përfaqësues në Komisionin e Posaçëm. Më herët, Gjykata Kushtetuese, SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme refuzuan pjesëmarrjen, por u shprehën të gatshme për të dhënë ndihmë ligjore. ”Nisur nga zhvillimet e fundit dhe interesimin e media në lidhje me qëndrimin e KLP-së mbi Komisionin e Posaçëm, ju njoftoj se gjatë mbledhjes se dt. 16.08.2024, është diskutuar për përfaqësimin e institucionit në këtë komision. Siç jeni njohur edhe me njoftimin zyrtar të kësaj mbledhjeje, është diskutuar parimisht, më pas gjatë ditës së hënë, në mbledhje informale është…

Read More

Drejtuesi politik i PD-së i qarkut të Tiranës, ish-deputeti i PD-së Belind Këlliçi, ndodhet në Amerikë dhe është takuar me kandidatin për president të SHBA, Donald Trump. Ky takim i cili u zhvillua në Ryder Center, Saginaw Valley State Ujiv, sipas Këlliçit u përqendrua në diskutimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe mundësive për të forcuar bashkëpunimin politik ndërkombëtar. Postimi i plotë Foto e vitit. Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët! Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij…

Read More