Author: tirana

U zhvillua seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”. Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32 vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut. E pranishme në sallë është prokurorja Doloreza Musabelli, ndërsa vjen përherë të parë në këtë seancë kreu i SPAK Altin Dumani. Gjithashtu gjyqi ndiqet dhe nga babai i Haxhiut. Në këto kushte, shtyhet seanca gjyqësore ne date 9 tetor ora 12:00.

Read More

Në territorin e komunës së Jabllanicë është raportuar për viktima pas reshjeve të shiut gjatë natës, që shkaktuan rrëshqitje të dheut në Bosnje e Hercegovinë. Kështu tha Marija Buhaç, kryeministrja e Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK). Ajo nuk specifikoi për sa viktima bëhet fjalë. “Fatkeqësisht, sipas informacioneve të para, kemi edhe viktima njerëzore. Kemi kërkuar ndihmë nga Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës që të dërgojnë një helikopter për të shpëtuar jetën e një fëmije në Jabllanicë”, tha ajo gjatë një konference të jashtëzakonshme për media në Mostar më 4 tetor. Adill Shuta, komandanti i Shtabit të Mbrojtjes Civile…

Read More

Durrësi është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme, teksa stuhitë e erërave dhe reshjet e shiut kanë krijuar problem te qytetarët dhe qarkullimi i anijeve. Ndërkohë, tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisën me 8 orë vonesë për shkak të dallgeve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik. Lundrimi është ndërprerë për anijet e peshkimit, teksa gjatë 24 orëve në vijim pritet përmirësimi i kushteve të motit. “Pas njoftimit për shtyrjen e lundrimeve nga Porti i Durrësit drejt Barit, si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit ditën e djeshme dt. 03.10.2024, kompanitë e lundrimeve bëjnë…

Read More

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezantoi Kryeadministratoren e re të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se Agjencia është një mekanizëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për luftën kundër krimit, përmes miradministrimit të të ardhurave të paligjshme, si goditje e krimit të organizuar në pikën më nevralgjike, që është paraja. Ministri njoftoi se është gati dhe nisma ligjore për rikuperimin e aseteve. Postimi i ministri Hoxha në rrjetet sociale: “E nisëm ditën sot me prezantimin e Kryeadministratores së re të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe…

Read More

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në Lezhë. Bëhet me dije se situate është problematike për shkak të ujërave sipërfaqësore në disa lagje të qytetit. Më shqetësuese përmbytjet ishin në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe në lagjen “Besëlidhja”, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra, duke penguar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. Si shkak i motit të keq ka ndërprerje të energjisë në disa fshatra.

Read More

Bashkimi Evropian po shkon drejt një “lufte të ftohtë ekonomike” me Kinën, ndërsa liderët e tij përgatiten për një votim vendimtar nëse do të vendosin tarifa mbi importet e makinave elektrike të prodhuara në Kinë, paralajmëroi kryeministri hungarez Viktor Orban. Hungaria mban presidencën për gjashtë muaj të BE-së, teksa aleanca do të votojë sot nëse do të vendosë ose jo tarifa deri në 45% për automjetet elektrike të importuara nga Kina për pesë vitet e ardhshme. Pas abstenimit nga votimi i parë jo-detyrues mbi propozimin në korrik, Gjermania, partneri kryesor tregtar i Hungarisë dhe ekonomia më e madhe e BE-së,…

Read More

Lista me 24 lojtarët e Kombëtares për ndeshjen me Çekinë dhe Gjeorgjinë Lista e Kombëtares për dy ndeshjet e ligës së kombeve me 11 tetor me Çekinë në Pragë dhe më 14 tetor në Tbilisi me Gjeorgjinë. 1- Strakosha2- Kastrati3- Sherri4- Hysaj5- Balliu6- Mario M.7- Hadroj8- Ismajli9- Djimsiti10- Ajeti11- Mihaj12-Kumbulla13-Ramadani14-Asllani15-Abrashi16-Pajasiti17-Laçi18-N. Bajrami19-Muci20-Asani21-Seferi22-Hoxha23-Daku24-Uzuni

Read More

Një sherr me thika është regjistruar mes disa adoleshentëve në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur I plagosur një 14-vjeçar. Policia njofton se autor i plagosjes është një 15-vjeçar, tanimë i arrestuar. Po ashtu, është proceduar edhe një 16-vjeçar që nuk ka kallëzuar krimin. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 15 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për një tjetër, 16 vjeç, pasi më datë 02.10.2024, rreth orës 18:00, në Laknas, pas një konflikti për motive të dobëta, 15-vjeçari ka goditur me mjet prerës një 14-vjeçar, ndërsa 16-vjeçari nuk ka…

Read More

Eminem, një nga reperët më të famshëm dhe më të dashur, ka treguar në mënyrën më prekëse se së shpejti do të bëhet gjysh, pasi vajza e tij 28-vjeçare Hailey Jade Scott është shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Muzikanti 51-vjeçar ka publikuar një video emocionuese për këngën e tij ‘Temporary’, ku shfaqen dhjetëra foto të vjetra të vajzës së tij. Në të ai ndër të tjera jep këshilla për momentet kur nuk do të jetë më në jetë. Në fund, babai krenar ndau një video ku zbuloi se vajza e tij është në pritje të fëmijës së saj…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në ditën e parë të punës, emëroi Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollarin, bashkëshorten e Dëshmorit të Policisë, Sajmir Duçkollari. Anisa mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori dhe zëvendësoi Zef Laskën, i cili kishte mbushur moshën e pensionit, raporton gazetarja Dorjana Bezat. Kjo është hera e parë që një oficere policie emërohet në detyrë kaq të rëndësishme.

Read More

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, Vlorë. Një automjet tip “Benz” ka aksidentuar një këmbësore, 60 vjeç. Kjo e fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. “Mëngjesin e sotëm, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, afër rrethrrotullimit të Omonias, shtetasi S. K., 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen Sh. T., 60 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”, njoftoi policia. Grupi hetimor po punon për për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Read More

Kryeministri Edi Rama la ambientet e spitalit këtë mëngjes, një ditë pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale laparoskopike. Shefi i shërbimit të kirurgjisë, Prof. Dr. Arben Gjata tha se janë kryer të gjitha ekzaminimet e duhura dhe kreu i qeverisë ishte gati për të dalë. Kryeministri kreu ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Pas përfundimit të ndërhyrjes, ai kaloi natën në mjediset spitalore të QSUNT, për të dalë këtë të premte.

Read More