Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka dënuar ashpër skenarët e kaosit dhe dhunës së Partisë Demokratike në Kuvend, të cilët dogjën edhe karriget. Për të PD-ja është një parti e marrë peng dhe i shërben interesit të familjes Berisha. ”Kjo që keni parë sot nga kjo forcë politike është bërë edhe para 1 viti, ishim në të njëjtën situatë, edhe para 2-3 vitesh po ashtu, në shkurt 2019 u dogjën mandatet, ka pasur ngjarje të tilla në Kuvend, nga e njëjta forcë që mendon se duke përsëritur të njëjtën marrëzi do marrë rezultat ndryshe. Shqiptarët nuk e…
Author: tirana
Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave (EUROSTAT) 4 mijë shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt u detyruan të lënë një vend të Bashkimit Europian në gjashtë muajt e parë të këtij viti pas një urdhri policor. Ndërkohë sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme shqiptare 1120 shtetas të tjerë shqiptarë me qëndrim jo të rregullt dhe me ndëshkime penale u riatdhesuan nga Britania e Madhe në Shqipëri. Sipas autoriteteve të Bashkimit Europian vetëm një e katërta e shtetasve shqiptarë janë kthyer vullnetarisht, ndërsa pjesa tjetër janë riatdhesuar në Shqipëri nën shoqërimin e policive të vendeve europiane dhe…
Elsa Toska dha dorëheqjen nga detyra si anëtare e trupës së Gjykatës Kushtetuese, dhe Kuvendi ka shpallur hapjen e procedurës së aplikimit për vendin që mbeti vakant. Kuvendi është vënë në lëvizje pas vendimit të 24 shtatorit marrë nga Kushtetuesja, ku u shqyrtua kërkesa e bërë nga kryetarja Holta Zaçaj për ndërprerjen e mandatit të anëtares së dorëhequr. Mandati i Elsa Toskës u deklarua i mbaruar përpara afatit, me kolegët e saj që e kanë vlerësuan dorëheqjen nga funksioni kushtetues si një akt vullneti dhe shkak kushtetues. “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, pasi u njoh me vendimin nr. 62, datë…
Fero i cili është në krye të lajmeve rozë për çështjen me ish-gruan, ka dhënë një deklaratë befasuese për fansat e tij përmes një postimi në InstaStory, ku ka bërë të qartë se rikthimi i tij në muzikë nuk është i mundur. Ish-reperi i cili së fundmi ka ndryshuar emrin artistik në Khattab, ka shkruar se nuk duhet të mbahen shpresa për muzikën e tij. ”Për muzika mos mbani shpresa hiç, kjo s’ka mundësi me ndodh, edhe pse e di që e ndjeni mungesën time, i kam parë ato tiktok-at që ma shumë ju mungon muzika jem se ex-at (ish-at)…
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila është edhe drejtuese politike e PS-së për zgjedhjet parlamentare të 2025 në qarkun e Fierit, ka postuar në Facebook foto nga takimi me strukturat në këtë qark. ”Me OS e 4 rajoneve të qytetit të Fierit për të organizuar një strukturë kompakte dhe të përkushtuar e cila ka qenë dhe mbetet baza e suksesit elektoral të Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030”,-shkruan Balluku.
Sistemi i transferimeve të futbollistëve nga një klub në tjetrin mund të ndryshojë përgjithmonë të premten, kur Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian të shpallë vendimin në çështjen e ish-lojtarit të Francës, Lassana Diarra, kundër FIFA-s. Sistemi ndërkombëtar i transferimeve, në të cilin qarkullojnë qindra miliona euro çdo vit gjatë shitblerjeve të lojtarëve, ekziston në formën që është tani, që prej vitit 2001 dhe mbikëqyret nga FIFA. Por Diarra sfidoi organizatën kur e paditi në një gjykatë blege në vitin 2017 për shkak se nuk miratoi transferimin e tij te një klub i ri, pasi ai ekzistues, Lokomotiva e Moskës,…
“Krahas përpjekjeve për të çuar lexuesin te libri, le të përpiqemi të afrojmë librin te lexuesi”, është mesazhi i Presidentit Begaj sot në një takim me njerëz të letrave dhe botues gjatë një vizite në librarinë e re “Babel”. “Pelegrinazh libri në të gjithë Shqipërinë përmes nismash konkrete dhe krijuese nga shkollat dhe bashkëpunim më i ngushtë me institucionet shtetërore, nisma që kanë për qëllim të rritin aksesin e lexuesve në zonat rurale, duke shmangur sa më shumë ato që unë do t’i quaja “bunkerë burokratikë”, ishin disa nga mesazhet që Presidenti Begaj, përcolli gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar në librarinë…
Në fshatin Lapardha 2 në Berat ka nisur puna për ndërtimin e urës, që zgjidh një problematikë prej shumë dekadash për 2500 banorë dhe fermerë të zonës. Kryeministri Edi Rama, shkruan se ura do të shërbejë si nyje lidhëse për pesë fshatra: Lapardha 2, Lumas, Sheqëz, Bardhaj, Vodëz dhe dy fshatra të njësisë Perondi në Berat. “Ka nisur puna për ndërtimin e Urës në fshatin Lapardha 2, në funksion për 2500 banorë dhe fermerë të zonës. Ura do të shërbejë si nyje lidhëse për 5 fshatrat, Lapardha 2, Lumas, Sheqëz, Bardhaj, Vodëz dhe 2 fshatra të Njësisë Perondi në Berat”,…
Ervin Salianji ka reaguar me një letër nga burgu i Fierit për ngjarjen e sotme në Kuvend. Për të burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës. Nga ana tjetër, Salianji shton se opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik. ”Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eleminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjesuar të drejtat”,-thuhet në letrën e Salianjit. Letër nga IEPV FIER Dorëzuar avokatit ora 13:45 minuta Shfaqja e agresorëve si viktima e dhunuesve…
Ish-zonja e Parë, Melania Trump thotë se ajo beson se ”nuk ka vend për kompromis” kur bëhet fjalë për ”lirinë individuale” të një gruaje. ”Liria individuale është një parim themelor që unë e ruaj. Pa dyshim, nuk ka vend për kompromis kur bëhet fjalë për këtë të drejtë thelbësore që kanë të gjitha gratë që nga lindja, lirinë individuale. Çfarë do të thotë ”trupi im, zgjedhja ime””,- tha ish-zonja e parë në një video të postuar në X. Mbrojtja për të drejtat e abortit e vë atë në kundërshtim me qëndrimet e bashkëshortit të saj afërsisht një muaj nga dita…
Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave, për sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj, Havier Dobi. Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, Alda Klosi u dënua me 2 vjet e gjashtë muaj burg, por “në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe e dënon përfundimisht të pandehurën A. K (Ç) me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim”. Vuajtja e dënimit i fillon Alda Klosit nga data e ndalimit më 07.02.2023. Sanitarja Rozeta Dobi është dënuar me 4 vjet e 8…
Një moment historik është shënuar nga Michael Schumacher, i cili është shfaqur në publik pas 11 vitesh. Paçka informacionit të pakët dhe mungesës së dokumentimit, legjenda ishte prezent në dasmën e vajzës së tij Xhina. 27-vjeçarja kurorëzoi në martesë dashurinë e saj në një ceremoni luksoze në Majorka dhe sipas mediave gjermane prezent ishte edhe Schumacher. Janë marrë shumë masa për ruajtjen e privatësisë së sportistit, si “sekuestrimi” i celularëve të të ftuarve për të shmangur fotot e 55-vjeçarit. 7 herë kampioni i botës, ai vazhdon të rikuperohet me kujdes që prej vitit 2013 kur pësoi aksident me ski në…