Author: tirana

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e bërë nga Jamarbër Malltezit, për dosjen ”Partizani”. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe ky i fundit i marrë i pandehur, është ankuar duke u bazuar në nenet 8/a dhe 110 të kodit të procedurës penale, ku flitet për administrimin e provave dhe memoriet dhe kërkesat e palëve. Po ashtu Malltezi e ka bazuar ankimin edhe në nenin 43 të kushtetutës dhe nenin 6 të konventës europiane të të drejtave të njeriut që lidhet me procesin e rregullt ligjor. Për këtë ankim Gjykata e Lartë ka vendosur që të shqyrtohet në dhomë këshillimi me procedurë…

Read More

Edhe Gjykata e Lartë refuzon të jetë pjesë e Komisonit Antikorrupsion Parlamentar, që kryetar ka deputetin e PS-së, Fatmir Xhafajn. Në letrën drejtuar këtij të fundit, firmosur nga kryetari i gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, argumentohet se nuk vlerësohet si zgjidhje e përshtatshme në përmbushje të misionit të Komisionit të Posaçëm por se janë gati të japin opinionin. Kështu Gjykata e Lartë bëhet institucioni i katërt zyrtar që refuzon ftesën. Reagimi i plotë Duke mbajtur parasysh këtë funksion të Gjykatës së Lartë në raport me pushtetet e tjera, vlerësojmë se kërkesa Juaj për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të gjyqtarëve të kësaj…

Read More

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, u prit në Presidencë për një takim nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Zyra e shtypit e Kuvendit njofton se ”gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional midis Presidencës dhe Kuvendit, mbi rëndësinë e përgatitjes të institucioneve për përshpejtimin e procesit të negociatave dhe avancimin drejt Shqipërisë europiane, duke nisur me Grupkapitullin I të kapitujve “Themeloret”’.

Read More

Rusia ka sulmuar me qytetin e Kharkivit në lindje të Ukrainës me një sasi të jashtëzakonshme raketare. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy tha se sulmi i fundit në një seri të gjatë sulmesh në qytet, nënvizoi nevojën për më shumë ndihmë nga mbështetësit perëndimorë të Ukrainës. Ai vuri në dukje sulmin e Iranit ndaj Izraelit si një shembull i aleatëve që punojnë së bashku. Zelensky tha se për të ndaluar sulmet ruse, “Ukraina duhet të marrë ndihmën e nevojshme dhe më e rëndësishmja, e mjaftueshme nga bota, nga partnerët tanë. Guvernatori rajonal i Kharkiv, tha se bomba goditi mes katit…

Read More

Fatmir Doga, regjisori i filmit “Prokurori”, i cili do të shfaqet në rrjetin e kinemave “Cineplexx” nga data 10 Tetor, ka treguar përshtypjet nga xhirimet e serialit në Tiranë. Në një intervistë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai shprehet se vetë natyra dhe historia e shqiptarëve është shumë kinematografike. “Ne shqiptarët, qoftë dashurinë, qoftë urrejtjen, e kemi në ekstrem sepse jemi shumë emocionalë. Nuk e di nëse mund të ketë një popull në botë, që ka kaq shumë histori sa ne! Dhe kjo është shumë kinematografike. Gjithë këto ngjarje janë skalitur në ADN-në jonë”, tha ai. Xhirimet e filmit…

Read More

Reperi i famshëm, P-Diddy i cili u arrestua pasi akuzohet për vrasje, marrëdhënie seksuale me të mitur e trafikim i qenieve njerëzore, është kryefjalë e mediave rozë në botë. Kjo temë ka zënë vend edhe në Shqipëri. Këngëtarja Ronela Hajati ka bërë sërish një postim në Instastory, ku ka sqaruar postimin e saj të mëparshëm. Artistja shprehet se i vjen keq që për çdo gjë që ndodh, që showbizi është i targetuar për veprimet më të ulëta. Ajo shton se Diddy është një maniak me miliarda dhe në Shqipëri këta i gjen që nëpër autobusë. Gjithashtu Ronela shprehet se emra…

Read More

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë i bashkohet ftesës së Papa Françeskut për t’u lutur dhe agjëruar për paqen në botë më datë 7 tetor 2024. Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta, i ka bërë jehonë kësaj ftese, të cilën Papa e bëri gjatë Meshës së kremtuar në sheshin e shën Pjetrit me rastin e fillimit të Sinodit të Ipeshkvijve më datë 2 tetor 2024, theksohet në deklaratë. Kisha katolike në vendin tonë, këtë ftesë ia shtrin jo vetëm katolikëve, por edhe bashkësive të tjera fetare në Shqipëri dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë. Ja teksti që Imzot Meta ka…

Read More

Këtë të enjte kryeministri Edi Rama është operuar në QSUT, dhe i ka besuar të njëjtit grup mjekësh, të drejtuar nga rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata. Pjesë e ekipit të mjekëve ishte edhe profesor Arben Beqiri i cili në 2017 për disa muaj drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, si ministër teknik në atë që u quajt si qeveria teknike, pas marrëveshjes Rama-Basha pak përpara zgjedhjeve parlamentare. E ndërsa në prill, Rama iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendicitit, ditën e sotme Rama iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për hernien inguinale. Operacioni i sotëm ka zgjatur rreth 100 minuta, ndërsa…

Read More

Ilir Proda u betua sot si drejtor i Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u shpreh besimplotë se në drejtimin e Prodës hapet një kapitull i ri në rrugën e përpjekjet e organizatës së Policisë për t’u rritur dhe zhvilluar profesionalisht edhe në mendësinë institucionale. Në betimin e tij, Proda u shpreh se është i vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike dhe për të garantuar zbatimin rigorozisht të ligjit, në nderim tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit.

Read More

Një shqiptar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Budva me urdhër të Interpolit, njofton policia malazeze. “Ditën e djeshme oficerët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me efektivët e Sektorit të Sigurimit të Budvës kanë arrestuar një shtetas shqiptar të K.I.”, njofton policia. Ai kërkohet ndërkombëtarisht nga Interpol RIM për të vuajtur dënimin me burg prej gjashtë vjet e tre muaj për trafik droge, vjedhje të rëndë dhe falsifikimin e patentës së shoferit.

Read More

Në familjen e Robert Ndrenikës ka ardhur në jetë një pjesëtare e ri dhe aktori i njohur nuk mund ishte më i lumtur se kaq. Mbesa e tij është bekuar me një vajzë dhe si rrallë herë aktori ka zgjedhur ta ndaj këtë moment nga jeta e tij private me ndjekësit e tij. “Jetë të gjatë! I lumtur për mbesën time Ana me këtë dhuratë (Dafine)”, ka shkuar ai përkrah një fotoje shumë të bukur.Të shumta kanë qenë urimet për aktorin e mirënjohur nga miq të afërm dhe fansat e tij të shumtë.

Read More

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë që çështja për katër vrasjet në bulevard në protestën e 21 janarit 2011, kjo çështje i ka kaluar për hetim SPAK-ut dhe po kryen të gjitha lëvizjet e nevojshme, ku gjatë paradites së sotme, në cilësinë e personit që ka dijeni, është thirrur gazetari Artan Hoxha. Ai pritet të dorëzojë në këtë prokurori një audio-përgjim të marrë nga komunikimi në radio mes Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe qëllimi final i gjithë kësaj lëvizjeje është për të marrë një përgjigje se kush e dha urdhrin për të qëlluar në drejtim të protestuesve, ku si…

Read More