Pavarësisht se tentuan që të bllokonin mbajtjen e seancës plenare duke bllokuar hyrjen e kolegëve të tyre socialistë në sallë, duket se nuk kanë pasur sukses. 71 deputetë të PS kanë qenë të pranishëm në sallë duke hyrë nga hyrja e sigurisë, dhe duke mundësuar kështu mbajtjen e seancës. Deputetët e opozitës largohen nga oborri i Kuvendit.
Author: tirana
Kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura prej mbrëmjes së mërkurë kanë bërë që Kapiteneria e portit të Vlorës të urdhërojë pezullimin e mjeteve të vogla të lundrimit dhe atyre të peshkimit. Sipas kapitenerisë situata hidrometeorologjike është përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës. Lartësitë e dallgëve arrijnë nga 1.50 deri 2.50 metra. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike është ndaluar operimi i mjeteve të vogla lundruese dhe i atyre të peshkimit, të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 22:00 datë 02.10.2024. “Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve…
Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali dënoi veprimin e deputetëve të opozitës për të mos lejuar kolegët e tyre të hyjnë Brenda. Nga ana tjetër, Spiropali shprehu mirënjohje për Gardën e Republikës, për të cilën tha se po bën një detyrë shumë të vështirë përballë ofendimeve. “Padiskutim që deputetët që nuk janë të dënuar, duhet të jenë në sallë. Ata që pengojnë po bëjnë një akt shumë të rëndë, jo vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj Gardës së Republikës, për të cilën shpreh të gjithë mirënjohjen tonë dhe të publikut, pasi bën një detyrë shumë të vështirë dhe përballet me sulme…
Opozita largon fjongon rozë, vendos manekinat e Xhafajt dhe vëllait të tij/ Noka i lag me benzinë dhe i vë flakën. Pas përplasjeve në dyert e Parlamentit, deputetët e PD-së kanë sjellë në Parlament disa manekinë të cilëve iu kanë vendosur flakën. Në kokat e tyre janë vendosur fotot e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrit Fatmir Xhafaj, vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, vëllait të ish-ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj.
Disa deputetë socialistë tentuan të hyjnë nga dera e pasme e Kuvendit, aty ku ishin grumbulluar deputetët e opozitës. Deputetët demokratë shtynë kolegët, me këmbënguljen se “nuk mund të hyjnë brenda, nëse nuk lejohen edhe ata të hyjnë”. Deputetët e opozitës vazhdojnë të qëndrojnë në hyrjet e parlamentit për të penguar zhvillimin e një seance normale. Deputetët e PD-së kanë bllokuar 5 hyrjet e parlamentit për të penguar deputetët e PS-së të hyjnë në sallë. Deputeti i PD-së Flamur Noka iu ka kërkuar kolegëve socialistë që të mos provokojnë opozitës. Ai tha se deputetët e opozitës kanë hipur mbi tavolina…
Deputetët e opozitës kanë tentuar të ndalojnë deputetët socialistë të hyjnë në Kuvend, pasi atyre vetë iu është ndaluar hyrja. Deputeti Flamur Noka është përplasur me deputetin e PS-së Frrok Gjini, i cili ka thënë se gjallë a vdekur do hyjë në parlament. “Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament”, tha Gjini. Përplasja Flamur Noka: Ik Frrok, hajde tani, ik! Frrok Gjini: Mos më prek më dorë! Flamur Noka: Ik Frrok, nuk hyn. Frrok Gjini: Ore s’më prek kush më dorë mua. S’ka bir k**ve që më ndalon të hyj në Parlament. Flamur Noka: Frrok hajde…
Deputetët e opozitës përleshen me punonjësit e Gardës. Deputetët e përjashtuar kanë tentuar të hyjnë në parlament nga hyrja e Akademisë së Shkencave, por kanë hasur në rezistencën e Gardës. Deputetët janë shtyrë dhe kapur me efektivët e Gardës. Ndërkohë që nuk janë lejuar edhe gazetarët të filmonin dhe raportonin për përplasjen.
NASA ka njoftuar se dy asteroidë të rëndësishëm, 2024 SD3 dhe 2024 SR4, janë planifikuar t’i afrohen Tokës më 3 tetor 2024. Ndërsa këta shkëmbinj të mëdhenj hapësinorë nuk përbëjnë asnjë kërcënim për planetin tonë, afërsia e tyre u ofron astronomëve një mundësi të vlefshme për studim në thellësi. Ja çfarë duhet të dini për këta shkëmbinj hapësinor. Asteroidi i parë, i quajtur 2024 SD3, është përafërsisht 68 këmbë – të krahasueshme me madhësinë e një aeroplani të vogël. Ai pritet të kalojë Tokën në një distancë prej rreth 1,490,000 kilometra në orën 21:19 IST më 3 tetor. Ai do…
Sot, më 3 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 88.7 lekë dhe shitet 90.1 lekë. Euro sot blihet me 98.5 lekë, ndërsa në shitje me 99.2 lekë. Paundi britanik sot blihet me 117.8 lekë dhe shitet me 119 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 104.7 lekë, në shitje me 106 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.8 lekë dhe në shitje me 67 lekë.
Një ditë pasi Sekretariati i Etikës përjashtoi 24 deputetët e PD, sot ata janë paraqitur në ambientit të Parlamentit 90 minuta para nisjes së seancës. Demokratët janë përballur me Gardën e Republikës, e cila kishte bllokuar hyrjen duke mos i lejuar të futen brenda. Kujtojmë që deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u perjashtuan me 60 dite. Ky ndëshkim vjen pas tensioneve dhe kaosit në Paralment të hënën, ku u dogjën jashtë Kuvendit edhe karriget. Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.…
Tranzicioni demografik dhe ndryshimi i stilit të jetesës e ka transformuar familjen shqiptare si në strukturë, edhe në model jete. Gjithnjë e më shumë njerëz në moshë produktive 25-59 vjeç janë me status beqar, por më së shumti dominojnë meshkujt, sipas të dhënave nga Cens 2023. Nga grupmosha 25-59 vjeç, në të gjithë vendin numërohen 213,232 meshkuj beqarë. Ata përbëjnë 40% të meshkujve në këtë grupmoshë. Numri i femrave beqare në grupmoshën në shqyrtim është më i ulët, në mbi 129 mijë. Femrat beqare zënë 23% të grupmoshës 25-59 të popullsisë së gjinisë femërore. Numri më i madh i meshkujve…
Ushtarët meksikanë vranë gjashtë emigrantë kur hapën zjarr ndaj një automjeti me 33 persona, kur shoferi u përpoq t’i shmangej një patrulle, tha Ministria e Mbrojtjes. Dhjetë emigrantë të tjerë u plagosën në incidentin, i cili ndodhi në mbrëmje, shtoi ministria. Emigrantët përfshinin shtetas të Egjiptit, Nepalit, Kubës, Indisë dhe Pakistanit, sipas të njëjtit burim. Në njoftim thuhet se incidenti ka ndodhur pak para orës 21:00 (koha lokale), teksa patrulla po lëvizte në një rrugë pranë qytetit Whistle, rreth 40 kilometra nga Tapachula, në kufirin me Guatemalën. Kjo masakër u regjistrua ditën kur presidentja e re Claudia Sheinbaum mori detyrën.…