Për banorët e Korçës ngrohja me dru është e vetmja mënyrë për të përballuar temperaturat e ulta gjatë dimrit, por rritja e çmimit të tyre gjatë viteve të fundit e ka bërë të papërballueshme koston. Banorët thonë se është e patolerueshmje rritja e tyre, ndërsa ka edhe nga ata që thonë se nuk i kanë siguruar ende ose kanë siguruar vetëm gjymat. Qytetarët ankohen se me afrimin e stinës së dimrit çmimi i druve ka pësuar rritje, ndërkohë që kjo situatë sa vjen e përkeqësohet. Më të prekurit janë pensionistët, të cilët thonë se lekët për të siguruar drutë i…
Author: tirana
Dan Hutra debat me gazatrët: Do vijë dhe momenti juaj, do zbërthehen të gjitha gjërat e pavërteta që keni thënë. Dan Hutra nuk është dakord me avokatin e caktuar kryesisht nga gjykata dhe pretendon se ka një avokat por që nuk do e përfaqëson në gjyq, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Seanca shtyhet për mosformim të trupit gjykues pasi njëra nga anëtaret e trupit gjykues është e sëmurë, seanca e radhës do të jetë të enjten tjetër në orën 12:30.
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, shkon papritur në Presidencë. Nuk dihet arsyeja, megjithatë burimet pohojnë se me Presidentin Begaj do të bisedojnë për zhvillimet politike në vend.
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen Nr.1 në Krujë, jashtë banesës së shtetasit B.K. Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur prej një sasie të vogël të lëndëve plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale Grupi hetimor raporton se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një person i shumëkërkuar me tre akuza nga autoritetet shqiptare, ka rënë rastësisht në prangat e policisë greke mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Menidi” të Athinës, kur skuadra “DIAS” e policisë greke, gjatë patrullimit me këmbë, ka pikasur dy persona të dyshuar pranë një parku në kryqëzimin e rrugëve “Mposda” dhe “Varela”. Thirrjes për të ndaluar, dy të dyshuarit nuk i janë bindur por kanë hedhur disa qese në tokë dhe janë larguar me vrap. Gjatë ndjekjes është arritur të kapet vetëm njëri prej tyre dhe të shoqërohet në komisariat. Gjatë kontrollit të qeseve, brenda tyre janë…
SPAK ka refuzuar kërkesën për të marrë pjesë në Komisionin Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”. Njoftimi: Në përgjigje të interesimit tuaj, ju bëjmë me dije se kërkesa e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” (Komisioni), u analizua me shumë kujdes nga ana jonë duke u trajtuar në Mbledhjen e Prokurorëve të Posaçëm të datës 03.09.2024. Gjatë kësaj mbledhjeje, Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit…
Moti i keq që pritet të përfshijë gjirin e Durrësit gjatë pasdites dhe në vazhdim ka detyruar autoritetet detare të marrin masa për sigurinë e mjeteve lundruese dhe ekuipazheve të tyre në det. Kapiteni i portit detar Tauland Allka bën me dije se është urdhëruar pezullimi i aktivitetit të flotës së peshkimit për një periudhë prej 48 orësh, ndërsa të shtunën aktiviteti do t’i kthehet normalitetit. Sot dhe nesër ndalohet dalja e anijeve të peshkimit në gjueti, ndërsa anijet që janë aktualisht në det janë udhëzuar të ankorohen pranë portit të peshkimit për të shmangur rreziqet e mundshme. Gjatë pasdites…
Kryeministria ka dhënë informacion zyrtar për gjendjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas Kryeministrisë, Rama po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike të hernies inguinale nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata. Po kështu mësohet se Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT. “Në lidhje me pyetjet dhe kërkesën tuaj për informacion për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama ju bëjmë me dije se:Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.Pas përfundimit…
Pak minuta pas djegies së manekinëve, në oborrin e Parlamentit kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Ato kanë shuar zjarrin dhe kanë larguar mbetjet e manekinëve nga oborri i Kuvendit.
Ministri Taulant Balla dënoi sjelljen e opozitës pas përfundimit të seancës plenarë, duke deklaruar se sjellja e demokratëve nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës për Salianjin. Ai theksoi se kjo sjellje përsëritet sa herë që Shqipëria përafrohet drejt BE-së, siç është edhe hapja e kapitujve. Balla theksoi se kjo është situatë e përsëritur e opozitës, por qytetarët nuk mund të manipulohen. “Kush mendon që kjo sjellje ka të bëjë me një vendim të caktuar gjykata e ka gabim dhe kush mendon se i merr shqiptarët për budallenj e ka shumë gabim. Kemi një situatë që unë mendoj se…
Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Burime për Report tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se ndërhyrja është kryer për hernien inguinale. Edi Rama i është nënshtruar operacionit mëngjesin e sotëm. Hernie inguinale njihet në gjuhën popullore si dhjamthi. Operacioni ka shkuar mirë, dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Një pikë karburanit është grabitur gjatë natës në periferi të Tiranës. Burime zyrtare bënë me dije se rreth orës 02:55, në një karburant në Mëzes, dy shtetas ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash rojes së karburantit, dhe më pas janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.