Author: tirana

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton për konfliktin që po përshkallëzohet në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Iranin nga ky takim që të mos sulmojë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. “Veprimet tona janë mbrojtëse”, deklaroi Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield. “Më lejoni të jem e qartë: regjimi iranian do të mbahet përgjegjës për veprimet e tij. Paralajmërojmë seriozisht Iranin dhe grupet e afërta me të që të mos ndërmarrin veprime kundër Shteteve të Bashkuara, apo kundër Izraelit,” tha ajo. Ajo tha se Këshilli i Sigurimit duhet të dënojë sulmin e Iranit dhe të vendosë…

Read More

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi e cila është në mesin e deputetëve që emrat në SPAK për kaosin dhe dhunën në Kuvend, tha se pavarësisht presionit nga ana e PS-së, opozitarët nuk do ndalen me aksionin e tyre. Teksa pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, Çupi tha se krijimi i qeverisë teknike është kërkesë e panegociueshme. ”Kemi 23 deputetë që shantazhohen me kallëzim në SPAK, nga firma deputetësh që nuk i njeh askush në Parlament. Firmosin kërkesën për masa disiplinore ndaj kolegëve të tyre. Është e njëjta mazhorancë që intimidon opozitën, që i bën presion dhe nuk e lejon…

Read More

Deputeti i PS-së, ish-zvkryeministri Erion Braçe kërkon që partia e tij, PS-ja të mos i përjashtojë 24 deputetët që shkaktuan kaos në sallën e Kuvendit ditën e hënë me goditje dhe djegie të karrigeve, por që ti dërgojë në burg. Në një postim në Facebook, ai shprehet se deputetët erdhën me benzinë, dhe për të kush vjen në këtë formë në Kuvend, vjen për të vrarë. Postimi i plotë Në Kuvend u konsumua krim; unë nuk jam fare dakord me vendimin e grupit socialist për të mbledhur firma për ti përjashtuar krimbërësit nga seanca plenare! Në sallën e Kuvendit ndodhën…

Read More

Banka e Shqipërisë e la të pandryshuar normën bazë të interesit në 3%, pasi sipas guvernatorit Gent Sejko i përgjigjet zhvillimeve aktuale të ekonomisë dhe normës së inflacionit që është në trend rënës. Guvernatori Sejko tha se gjatë tremujorit të dytë të vitit është vënë re rritje e pagave dhe e punësimit, por mungesat për staf janë ende shumë prezente. “Inflacioni i çmimeve të konsumit ka qenë relativisht i qëndrueshëm gjatë muajve korrik-gusht, duke qëndruar pranë një niveli mesatar prej 2%. Rënia e inflacionit gjatë tre tremujorëve të parë të vitit është diktuar në masën më të madhe nga kontributi…

Read More

Ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja e Shqipërisë për në BE, Majlinda Dhuka u shpreh se opozita është bashkë me mazhorancën sa i përket integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Edhe pse situata është tejet e tensionuar mes dy palëve politike në vend, veçanërisht pas arrestimit të Ervin Salianjit, Dhuka theksoi se situata e ditës lihet pas kur bëhet fjalë për çështjen e integrimit. ”Shqipëria mirëpret organizimin e konferencës së dytë ndërqeveritare për çeljen e negociatave, sipas vendimit të vendeve të BE. Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reformat e rëndësishme për anëtarësim, përfshirë këtu reformën në drejtësi dhe të…

Read More

2 tetor-Hëna e re dhe eklipsi diellor në Peshore Kjo ditë sjell funde dhe fillime të papritura në marrëdhëniet tuaja. Çiftet mund të vendosin të ndahen, ndërsa disa të tjerë do të adresojnë çështje që janë aty prej kohësh, për të krijuar një themel më të shëndetshëm për të ardhmen. Njëkohësisht, mund të shfaqen mundësi të reja bashkëpunimi apo interesa krijuese që tërheqin vëmendjen tuaj. 9 tetor-Prapavija e Jupiterit në shenjën e Binjakëve Nga kjo ditë e tutje, Jupiteri, planeti i besimeve dhe bollëkut, nis lëvizjen në prapavijë. Ky është momenti i duhur për reflektim mbi qëllimet tuaja dhe për…

Read More

Stilistja Blerina Kllokoqi Rugova ka ndarë së fundmi një moment të veçantë dhe emocional në intervistën e saj te emisioni ”Rudina”, ku ka folur për rëndësinë e familjes dhe trashëgimisë së emrave në familjen e saj. Ajo tregoi se emrat e dy nipave të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Ariani dhe Leka, janë zgjedhur me një domethënie të thellë. Stilistja theksoi se këto emra janë lënë amanet nga vetë Rugova, i cili besonte se Aleksandri i Madh (Leka) ishte shqiptar dhe dëshironte që nipat e tij të mbanin emrat Arian dhe Lekë. “Presidenti Rugova gjithmonë thoshte se Leka (Aleksandri i…

Read More

Kryeministri Edi Rama, shprehet se Shqipëria dënon sulmin në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum, i ndodhur disa ditë më parë. Në një postim në X, kreu i qeverisë nënvizon se i bën thirrje palëve që t’i japin përparësi paqes dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar. ”Shqipëria dënon me sulmin frikacak në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum. Kjo shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe çdo norme diplomatike nuk duhet të mbetet e pakundërshtueshme. Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje për respektim të plotë të Konventës…

Read More

Ambasada Amerikane në Tiranë, bën me dije se janë hapur këtë të mërkurë aplikimet për lotarinë amerikane të vlefshme për vitin 2026. Të gjithë qytetarët e interesuar duhet të plotësojnë formularin në faqen e Ambasadës Amerikane. Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri në 5 nëntor 2024. ”Regjistrimi për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë 2026 (DV-2026) hapet sot (2 tetor) dhe do të mbyllet të martën, më 5 nëntor 2024. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https:// bit.ly/3PKA61Y Ju lutemi vini re: http: // dvprogram.state.gov është mënyra e vetme për të paraqitur aplikimin tuaj. Sigurohuni që të lexoni udhëzimet e…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur me tone kërcënuese pasi ndërprenë mbledhjen e sekretariatit të Etikës, ku pritej përjashtimi i deputetëve të opozitës që shkaktuan kaos në seancën plenare të së hënës dhe dogjën karriget e Kuvendit. Noka kërcënoi duke thënë se flakët do shkojnë deri në Surrel. ”Mazhoranca të kërkojë me ngulm të mos ketë opozitë në parlament. Është unike dhe këtë e bëjnë vetëm regjimet narkos, Rama dhe zonja 5 mln euro e doganave e urrejnë opozitën, kanë tmerr opozitën. Ajo flaka e karrigeve i ka tmerruar, se shohin që gjuhët e asaj flake mund…

Read More

Pas daljes nga SPAK, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi foli për mediat lidhur me ato që ai i quan shantazhe ndaj tij të ardhur në platformën Signal. Bardhi thotë se përgjimet ku del emri i Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit, janë jo të vërteta, por biseda të sajuara. ”SPAK ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme me qëllim që të identifikojë nga ka ardhur mesazhi në telefonin tim dhe autorët. Nuk kam asnjë dyshim. Kam besim se nuk është vetëm në interesin tim personal, nuk shantazhohem kur bëhet fjalë për mbrojtje të interes publik. Është një…

Read More

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan pritet që të zhvillojë një vizitë në Shqipëri. Më datën 10 tetor do të jetë në Tiranë, ndërsa më datë 11 tetor ka planifikuar vizitën e tij në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Vizita e Erdogan në Shqipëri ishte planifikuar qysh më herët, ndërsa autoritetet kanë filluar të marrin masat për ruajtjen e sigurisë. Nuk ka ende detaje të axhendës së tij për vizitën zyrtare në Tiranë.

Read More