Partia Demokratike do të vijojë aktet e kaosit me maxhorancën në Kuvendin e Shqipërisë. Pak minuta para se të mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka deklaroi: Herën tjetër radhën e ka Kryesia e Kuvendit. Nga ana tjetër, deputetët e PD-së nuk kanë lejuar zhvillimin e mbledhjes së Sekretaratit të Etikës në Kuvend që ishte parashikuar për të shqyrtuar kërkesën e PS-së për përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së, pas veprimeve të dhunshme dhe kaosit në seancën parlamentare të 30 shtatorit. “Nuk ka ulur këtu! Asgjë. Me Krimin e hajdutët nuk flitet vetëm veprohet.…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka uruar komunitetin hebre për Vitin e Ri të tyre. Rama uron që paqja dhe qytetaria mbizotërofshin mbi terrorin dhe egërsinë. ”Duke i uruar komunitetit tonë hebre dhe të gjithë atyre që festojnë Rosh Hashanah një Vit të Ri të qetë dhe të ëmbël. Qoftë ky vit i ri, viti i kthimit të gjithë pengjeve te të dashurit e tyre. Paqja dhe qytetaria mbizotërofshin mbi terrorin dhe egërsinë”, shkruan Rama. Ky urim i kryeministrit vjen vetëm një ditë pas sulmeve iraniane me raketa ndaj Izraelit, të cilët u dënuan me forca nga Shqipëria. Rosh Hashanah në Izrael…
Drejtori në detyrë i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga ka thirrur drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe shefat e komisariateve të kryeqytetit për të diskutuar lidhur me masat që do të merren për protestën e opozitës që është lajmëruar nga opozita. Protesta e ditës së hënë pritet të jetë një protestë ndryshe, pasi siç lajmërohet nuk do të ketë fjalime, por do të shtrihet në të gjitha rrugët e kryeqytetit. Protesta do të mbahet të hënën më 7 Tetor si rezultat i mosbindjes civile që ka ndërmarrë opozita.
Ilir Proga është emëruar Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Këshilli i Ministrave ka miratuar emërimin e Ilir Prodës pas propozimit të ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha. Hoxha tha se me emërimin e Ilir Prodës tashmë hapet gara për drejtuesit e policive në qarqe. “Këshilli i Ministrave miratoi emërimin e Ilir Prodës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai i ka plotësuar të gjithë kriteret dhe ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit. Menjëherë pas emërimit të tij do të vendosim konkurrimin e ri lidhur me drejtorët e policive në qarqe”, tha Hoxha. I pyetur…
Kuvendi i Shqipërisë ka informuar KQZ-në për vakancën e krijuar pas arrestimit të Ervin Salianjit dhe KQZ duhet të plotësojë këtë vakancë duke i dhënë mandatin kandidatit të radhës në listën shumemërore të PD-së në qarkun e Korçës. Andrea Mano do të jetë kandidati që do të zërë vendin e Salianjit në Kuvend.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka bërë me dije se do të paraqitet sot në SPAK në lidhje me kallëzimin e bërë disa ditë më parë. ”I jemi drejtuar SPAK për veprat konkrete apo krimin që kanë kryer 73 deputetët e PS, akt intimidues ndaj meje me dokumente, SPAK është vënë në lëvizje që atë ditë kam shprehur gatishmërinë për ti vënë në dispozicion telefonin tim, për të hetuar kallëzimin që kam bërë, do të shkoj tani”,-tha Bardhi.
Izraeli i cili u sulmua mbrëmë me raketa nga Irani, sot ka shpallur si person të padëshiruar (non-grata) sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe t’i ndalojë atij hyrjen në vend. Për ta Guterres do të mbetet një “njollë” në historinë e Kombeve të Bashkuara. ”Sot unë e kam shpallur sekretarin e përgjithshëm të OKB-së António Guterres si persona non grata në Izrael dhe i kam ndaluar hyrjen në vend. Kushdo që nuk mund të dënojë pa mëdyshje sulmin e urryer të Iranit ndaj Izraelit, siç e ka bërë pothuajse çdo vend në botë, nuk e meriton…
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka zbuluar më shumë për takimin me Ervin Salianjin në burgun e Fierit. I ftuar në ”Breaking”, Sula tregon se e ka parë Salianjin në të njëjtën sjellje apo qasje që e ka parë edhe jashtë atyre dyerve. Ai zbulon se ka në çfarë gjendje ishte deputeti i dënuar me 1 vit burg. “Ishte zero i demoralizuar, e kam parë me dy libra, jo letrarë. Një ishin fjalimet e Kuvendit që ka patur, aktivitetin politik ku po nxirrte materiale. Po studionte edhe deklaratat që kanë bërë kundërshtarët tanë politikë, është duke punuar fort”, tha Sula.…
Gjykata Kushtetuese nuk do të marrë pjesë me ekspertët e saj në punimet e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, që drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Sipas arsyetimit, Gjykata thotë se nuk mund të marrë pjesë në procese ligjbërëse, pasi kjo mund të sjellë në të ardhmen konflikt në ushtrim të funksionit të saj në kontrollin e pajtueshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. ”Të nderuar më përgjigje të shkresës Tuaj nr. 3016, datë 31.07.2024, me anë të së cilës kërkohet caktimi i përfaqësues/ekspert dhe profesionist nga Gjykata Kushtetuese në Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin…
Drejtoria Vendore e Policisë Fier Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin L. Sh., 40 vjeç, banues në Ndermenas, pasi ka goditur me grushte shtetasin A. V., për motive të dobëta. Shtetasi A. V. po merr mjekim në Spitalin e Traumës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka dënuar sulmet me raketa të Iranit në Izrael. Për ministrinë këto ngjarje përshkallëzojnë situatën në Lindjen e Mesme. ”Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale. Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.
Një rast mjaft i rëndë dhune ka çuar në prangosjen e një 14-vjeçari shqiptar nga autoritetet greke. Në videot e shpërndara nga mediat vendase dallohet dhuna barbare u ushtruar ndaj një 12-vjeçari nga nxënës të ndryshëm. Hetuesit kanë identifikuar dhunuesit, mes tyre edhe adoleshenti shqiptar. Së bashku me këtë të fundit, në pranga është vënë edhe i ati, 40-vjeç. Sulmi është regjistruar jashtë një shkolle në zonën e Pefkohorit paraditen e së hënës. Pamjet janë filmuar nga vetë nxënësit, të cilët i kanë shpërndarë në rrjete sociale. Në video dallohet adoleshenti duke rënë në tokë dhe duke u goditur me…